×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh.

*Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?*

Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje.

E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media.

Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK- ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK.

Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se çbëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër.

Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu sic kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje.

Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqënëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

Së pari: Çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit të FBI të dënuar me burg edhe për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve që ende është Kryeministër dhe i pa pyetur për këtë çështje?

Së dyti: Çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama për të cilën një shtetas shqiptaro- amerikan është dënuar në SHBA?

Dhe natyrisht në fund fare, përsëri si President i Partisë së Lirisë që ka bërë denoncime të shumta për kryeaferën e inceneratorëve, u vura në dispozicion 3 shkresa zyrtare që janë edhe fakte e prova penale të depozituara të cilat ngarkojnë me përgjegjësi penale individuale nga 3 herë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin dhe një herë Kryebashkiakun e Tiranës, të cilat i bëra publike edhe në rrjetet sociale, këto shkresa zyrtare janë të vitit 2014 dhe 2017.

Përgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetentë për këtë çështje, ndaj Partia e Lirisë do t’i drejtohet përsëri zyrtarisht SPAK-ut për të 5 këto çështje që përbëjnë përgjegjësi individuale dhe penale për Edi Ramën.

*Z. Meta, a është normale që ju t’i bëni pyetje SPAK- ut?*

Unë vazhdoj të jetoj në një sistem demokratik edhe pse jam në qeli, por vetëm fizikisht.

E di që shumë të tjerë që janë jashtë, janë futur me dëshirë “në qeli”, duke hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe liritë që ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me këtë qafëpërkulje autokracinë që i vjedh dhe i bullizon çdo ditë.

Ashtu siç kam qenë gjithmonë shembull për të përmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetutës, ligjit, shoqërisë dhe sidomos drejtësisë, padiskutim që kurrë nuk mund t’i braktis të drejtat edhe liritë e mia për më shumë që jam President i forcës së dytë opozitare në vend.

Është detyra ime për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë dhe kurrë nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonjë çështje me procedurë (edhe kur këto janë shkelur qëllimisht), por jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e Partisë së Lirisë dhe të gjithë shqiptarët i paguajnë në mënyrë speciale (6 – 7 mijë euro në muaj) këta prokurorë specialë për të mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre që grabiten pa maska, si në rastin e inceneratorëve e dhjetëra raste të tjera.

*Ndërkohë që ju u treguat bashkëpunues me SPAK, ish- bashkëshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i përgjigjet më SPAK- ut por do të fliste vetëm në Gjykatë. Si e komentoni ju këtë për më tepër që media e evidentoi këtë dallim?*

Asnjë koment, sepse nuk shoh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje.

Natyrisht që SPAK, që qëllimisht nuk i bashkoi në një çështjen e tre inceneratorëve, ka “ lidhur” çështje që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën, pasi z. Dumani nisi hetimet për çështjen CEZ – DIA që në Dhjetor 2019 dhe në pamundësi për të gjetur një provë apo fakt penal për këtë çështje (të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh Vjenë 2014) në bashkëpunim me regjimin hapën edhe nja 5 çështje të tjera me qëllim që të gjenin një fakt apo provë për mua apo edhe njerëz të afërt me mua me qëllim goditjen time politike e sidomos Partinë e Lirisë.

Ndaj jemi në një situatë tragjike për sa i takon degradimit të shtetit të së drejtës që nga rrëmbimi im banditesk, që do të jetë precedenti më skandaloz për Gjykatën e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se unë paskam ndërhyrë si Kryetar Kuvendi për të bërë një ndryshim ligjor në interes të një biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vetë dosja e SPAK provohet se amendamenti është bërë nga deputetja e Edi Ramës në atë kohë, se ligji është mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, ndërsa LSI vetëm 16 vota.

Nuk dua t’ju marr kohën edhe më shumë me marrëzira të tjera që tronditën edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen që SPAK-u e nxorri qëllimisht në media.

*E megjithatë z. Meta, ju jeni brenda, i dënuar me paraburgim dhe zgjedhjet erdhën, kur jemi vetëm 4 muaj para tyre. A nuk është ky dënim dhe mungesë lirie e juaja një problem për Partinë e Lirisë dhe për ju vetë personalisht dhe më konkretisht a do të kandidoni ju për deputet?

Dua t’ju siguroj se nuk ndihem i dënuar, por ndihem si kurrë më parë në detyrë dhe lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare.

Musine Kokalari thoshte se lirinë e kërkojmë shpesh jashtë vetes, por në rradhë të parë liria është e brendshme dhe ju siguroj që unë gëzoj liri të plotë, jo vetëm për të qenë vetvetja këtu në qelinë Nr.5, në 12 m2, por mbi të gjitha për të qëndruar e luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve që vetëm fizikisht nuk ndodhen në qeli të tilla, por që vetëm të lirë në vendin e tyre nuk ndihen.

Fakti që armiqtë e lirisë të të gjithë shqipëtarëve e jo vetëm të Ilir Metës u detyruan të inskenojnë një rrëmbim mafioz e të paprecedentë tregon dobësinë dhe dekompozimin e tyre total politik e moral dhe tmerrin që kanë nga prania aktive e Ilir Metës në jetën publike dhe ballafaqimet mediatike, si edhe shpresën e tyre të mjerë për të rrëmbyer Partinë e Lirisë dhe shndërruar atë në një fake- opozitë si shume 0.99 të reja që kanë shpikur këto kohë.

Situata ku jemi nuk ka qenë e paparashikueshme nga unë, përkundrazi.

Ndaj edhe thirra Konventën historike të 27 Prillit ku u bënë ndryshime rrënjësore në statut, duke çrrënjosur nepotizmin dhe krahinalizmin.

E sidomos duke miratuar një program të shkëlqyer, konkret e konciz atë të: 5 Prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus.

Dhe Partia e Lirisë duhet të vazhdojë me intensitet të shpalosë e argumentojë realizimin e 5 Prioriteteve.

Jam shumë i kënaqur që tani shoh që të gjithë flasin për rëndësinë e rritjes së pensioneve, por Partia e Lirisë ishte e para që e çimentoi si prioritet madhor, pasi nëpërkëmbja e tyre e qëllimshme nga “Rilindja” për 12 vjet, ka sjellë pasoja të tmerrshme sociale e sidomos shëndetësore për ta.

Po kështu programi ynë nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Parë dhe kulmon me shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajonin tonë.

Njëkohësisht ky është mbi të gjitha një program tërësisht i financueshëm dhe i certifikuar nga shumë ekspertë të nivelit më të lartë të financave ku do të veçoja Prof. Petraq Milon, Sekretari i Partisë së Lirisë për Çështjet e Ekonomisë dhe të Financave.

Po kështu ne bazohemi te përvojat më të mira të vendeve të Rajonit tonë.
Ndërkohë është detyrë e lidershipit të PL të shumëfishojë forcat dhe të rrisë përqëndrimin për tua kthyer këtë maskaradë armiqve të zgjedhjeve të lira në bumerang.

Lidhur me kandidimin tim, si mund t’ju shkojë mendja se unë mund t’i vendos vetes kufizime në kundërshtim me Kushtetutën, aq më tepër që risitë më shtojnë adrenalinën.

Kur vendosa për themelimin e LSI, 2 ditë më parë nuk ishin të paktë ata që parashikonin se LSI do merrte 1-2 %.

Unë me shumë kënaqësi vendosa një “bast” historik duke kandiduar vetëm në mazhoritar (Skrapar) e duke mos e vendosur veten time të parin dhe fare në listën proporcionale të LSI.

Sigurisht që kjo kishte rrezik të lartë pasi LSI ishte në opozitë dhe e gjithë Qeveria dhe Kryeministri i asaj kohe gjithë tërbim u turrën drejt Skraparit ku unë vajta vetëm 2 herë gjatë fushatës.

Fitorja ishte gati me 2/3 e votave dhe pa u lodhur atje pasi ata njerëz e dinin shumë mirë se kush isha unë që u kisha shërbyer si deputet disa herë duke i mbajtur të gjitha premtimet e mia e mbi të gjitha përfaqësuar vlerat e tyre më të mira.

Edhe tani, jo vetëm Partia e Lirisë, por të gjithë shqipëtarët e dinë se unë jam rrëmbyer në mënyrë banditeske, në mënyrë që jo unë por ata të mos jetojnë të lirë, por të frikësuar e bullizuar nga një regjim që jo vetëm i vjedh çdo ditë, por edhe u kërkon ta duartrokasin në mënyrë që ata të mos e “pësojnë” si Ilir Meta.

Ndaj vota për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën do të jetë masive, sepse shqiptarët do votojnë për lirinë e tyre në rradhë të parë.

Por sondazhet nuk janë kaq optimiste z.Meta për Partinë e Lirisë dhe opozitën?

Po kur kanë qenë ndonjëherë sondazhet “bujare” dhe optimiste për Partinë e Lirisë apo ish-LSI?
Kur sondazhet i kanë dhënë LSI më shumë se 2% apo 3%?
Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet në burg Ilir Meta dhe rrëmbehet në mënyrë kriminale?
Po çfarë i gjetën këta në 30 vite hetime Ilir Metës dhe 300 letër porosi anembanë botës?
I gjetën ndonjë numër llogarie të fshehur apo të padeklaruar?
I gjetën ndonjë pronë të fshehur apo të padeklaruar?
I gjetën ndonjë video duke luajtur në kazino?
I gjetën ndonjë shkresë zyrtare apo vendim në kundërshtim me ligjin e interesin publik?
I gjetën pushime luksoze të padeklaruara?
A nuk e çuan këta tre herë Ilir Metën në Komisionin e Venecias që të justifikonin shkarkimin dhe të treja herët u diskredituan si mos më keq?
A nuk shpikën këta që ditën e parë pasi unë mora drejtimin e Partisë së Lirisë “Dosjen I.M”?
Po të ishin kaq të fortë pse do detyroheshin të mbanin arrest shtëpie liderin e Partisë Demokratike, z.Berisha për 333 ditë?
Akoma më tepër të merrnin tani edhe këtë masën e turpshme të detyrim paraqitjes kur hetimet kanë mbaruar?
Apo të vidhnin vulën e PD për dy vite?

Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush.
Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë por aspak populi ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.

Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?

Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma se ka arrestuar apo marrë të pandehur Edi Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar.

Po kështu ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut.

Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta.

Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Publikuar më 09.01.2025
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga ...

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për […]

Lexo më shumë

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Publikuar më 09.01.2025
Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e ...

Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Minbistrave për herë të parë për vitin 2025. Lajm i mirë erdhi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili njoftoi se sot është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që […]

Lexo më shumë

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Qeveria ul me 1 lek/kw çmimin e energjisë elektrike, PD: Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, kemi çmimin më të lartë në rajon

Publikuar më 09.01.2025
Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të en...

Enti Rregullator i Energjisë miratoi dje çmimet e reja të energjisë për familjarët sipas aplikimit të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE. ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike për periudhën nga 1 shkurti 2025 në 31 dhjetor 2025.Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 […]

Lexo më shumë

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Akuzohet për “Transferta parash me Xoxën” dhe “udhëtime me Veliajn”, pas gruas, në SPAK dëshmon edhe Elman Abule

Publikuar më 09.01.2025
Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në...

Një ditë pasi gruaja e tij, Marisa Nito qëndroi për 5 orë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Erion Veliajn, sot radhën pë të dëshmuar e ka biznesmeni Ermal Abule. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00. HETIMET NDAJ ÇIFTEVE ABULE-NITO DHE VELIAJ-XOXA Gruaja e Elman […]

Lexo më shumë

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

U pyet për rreth 2 orë në SPAK, reagon Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, këto janë tre faktet që paraqita sot

Publikuar më 07.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas pa...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim dhe u pyet për 2 orë lidhur me akuzat në adresë të tij. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar. “Isha gati […]

Lexo më shumë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Sondazhet tronditin SPD-në e Olaf Scholz, rriten CDU/CSU, por edhe ekstremi i djathtë. Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Publikuar më 07.01.2025
Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të ...

Gjermania po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur Bundestagun, dhomën e parlamentit të saj, më 23 shkurt 2025. Zgjedhjet gjermane erdhën pasi koalicioni tre ngjyrësh i quajtur “semaforik”, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit mori fund. Sistemi zgjedhor gjerman është proporcional, kështu që sondazhet janë një panoramë të mirë se çfarë forme qeverisje mund […]

Lexo më shumë

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale se tentoi që të ndikonte te dëshmitarët

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale se tentoi që të ndikonte te dëshmitarët

Publikuar më 07.01.2025
Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë...

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të ngritura muajin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Në një njoftim të Gjykatës thuhet se zoti Thaçi e dorëzoi me shkrim […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda