×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar.

Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Para shkarkimit,  Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pati ngritur nje grup pune per te verifikuar akuzat, proces pas te cilit, do te merrej nje vendim. 

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhej ne sqarimin e MEK-it ne dhjetor.

Akuzat

Altin Basha u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar në 12.12.2022. Sipas emisionit investigativ “Piranjat”, që prej emërimit në krye të këtij institucioni, Basha vendosi infrastrukturën dhe burimet e Teatrit Kombetar në dispozicion të aktivitetit të tij privat dhe familjar.

50% e prodhimeve që u vunë në skenë në 6 muajt e parë të drejtimit të tij në Teatrin Kombëtar janë prodhime private të atij vetë ose të bashkëshortes së tij, Ilirjana Bashës.

Ai e çeli sezonin e drejtimit të Teatrit me një premierë private ku është vetë regjizor dhe gruaja e tij skenografe dhe kostumografe duke vënë në dispozicion të një shfaqjeje private infrastrukturën e Teatrit Kombetar. Duke ndërprerë shfaqjet e kalendarit të teatrit, duke lënë trupën pa punë dhe duke okupuar skenën e teatrit me një shfaqje private që nuk përfaqëson logon e e Teatrit Kombëtar por është produksion 100% privat i Altin Bashës me producente bashkëshorten e tij Iliriana Basha. Për këtë, ndërpreu shfaqjen e Institucionit Ivanov.

Në 28 Dhjetor 2022 “Jesus Christ Superstar” është premiera me të cilën Altin Basha nis punën si Drejtor i Teatrit. Shfaqja ka si producente gruan e tij dhe si regjisor vetë atë. Një veprim në shkelje të hapur të ligjit, por që bie në syrin qorr dhe veshin shurdh të Elva Margaritit. Por ky është vetëm fillimi. Më poshtë po listojme shfaqjet e ngjitura në skenën e Teatrit kombëtar dhe autorët e tyre

Dhjetor 2022 Jesus Christ Superstar – producente Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Janar 2023

Edmond – Teatri Kombëtar

Çifti – Produksion privat, regjisor Altin Basha, Skenografe, kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Shkurt 2023

La Baby Sitter – produksion Vasian Lami

Shtëpiakë të dëshpëruar – produksion Artan Imami

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Mars 2023

Monologjet e Vaginës – produksion privat, regjisor Altin Basha

Çifti – produksion privat, regjisor Altin Basha, skenografia, kostumografia Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Java e Kosoves

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Prill 2023

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Maj 2023

Endrra ime Rina – Teatri Kombetar

Certifikata e Martesës – Teatri Bylis

Sipas emisionit janë 13 produksione nga të cilat 6 janë private të drejtorit në disa raste, të drejtorit dhe gruas së bashku, në raste të tjera, të gruas. Me një llogari të thjeshtë në 6 muaj 23% të kalendarit të aseteve të Teatrit Kombëtar i ka përdorur trupa e teatrit, pra vetëm 23% e kohës është vënë në dispozicion të asaj për të cilën publiku shqiptar paguan taksat. 30 % është përdorur nga produksione të tjera dhe 47% e kalendarit të Arturbinës është zënë nga aktiviteti privat i drejtorit apo gruas së tij dhe kjo përbën një shkelje flagrante dhe të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda