×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale se tentoi që të ndikonte te dëshmitarët

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të ngritura muajin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në një njoftim të Gjykatës thuhet se zoti Thaçi e dorëzoi me shkrim deklaratën e tij. Në dy seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj tij, zoti Thaçi nuk pranoi të deklarohej për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fillim të dhjetorit njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për ish ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

Sipas aktakuzës “mes të paktën 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta, zoti Thaçi u ka ofruar zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacione të besueshme për zyrën e prokurorit, dëshmitarët, i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë”.

Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi kanë deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat ku pretendohet se zoti Thaçi “bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me zotin Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve”.

Në një paraqitje para Gjykatës muajin e kaluar, zoti Thaçi theksoi se “nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik”, ndërsa bëri thirrje për siç tha, domosdoshmërinë e “respektimit të ligjeve të Kosovës” nga Gjykata e Posaçme.

Ai tashmë po përballet me dy procese gjyqësore, përfshirë edhe atë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që filloi në prill të vitit 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Trump: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Nuk duhet të kenë armë bërthamore. Teherani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 18.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për ...

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai. Trump theksoi […]

Lexo më shumë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Gjenerali amerikan David Petraeus: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë raketa, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Publikuar më 18.06.2025
David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Sh...

David Petraeus ishte kreu i Centcom, Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, midis viteve 2008 dhe 2010, kur Shtetet e Bashkuara hartuan planin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, në një intervistë për Corriere della Sera thotë se “Dihet që ne e testuam atë plan brenda territorit kontinental të Shteteve […]

Lexo më shumë

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Publikuar më 18.06.2025
Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket...

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023. Ndonëse […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

Analiza e CNN: Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

Publikuar më 17.06.2025
Presidenti Donald Trump është nën presion të shumëfishtë ndë...

Presidenti Donald Trump është nën presion të shumëfishtë ndërsa po mendon për vendimin e madh nëse do të përpiqet të godasë programin bërthamor të Iranit. Izraeli po dërgon sinjale të qarta, përfshirë edhe përmes ish-zyrtarëve të lartë, se shpreson që SHBA-të përfundimisht do të bashkohen në konflikt dhe do të përdorin avantazhin e tyre unik […]

Lexo më shumë

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

Publikuar më 17.06.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se dëshiron një...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin dhe sinjalizoi se mund të dërgojë zyrtarë të lartë amerikanë për të zhvilluar takime me Republikën Islamike, teksa lufta ajrore midis Izraelit dhe Iranit vazhdon për ditën e pestë radhazi. Komentet ai i bëri gjatë nisjes së tij […]

Lexo më shumë

Izraeli nuk përjashton eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Netanyahu: Vrasja e Ali Khamenei nuk do ta përshkallëzojë luftën, por do ta përfundojë atë

Izraeli nuk përjashton eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Netanyahu: Vrasja e Ali Khamenei nuk do ta përshkallëzojë luftën, por do ta përfundojë atë

Publikuar më 16.06.2025
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se ve...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se vendi i tij ka marrë në shqyrtim edhe eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në një intervistë të dhënë për ABC News të hënën, Netanyahu deklaroi se Izraeli ka shënjestruar më parë edhe shkencëtarë bërthamorë iranianë të nivelit të lartë. “Ne bëjmë atë që duhet […]

Lexo më shumë

Dita e katërt e luftës Izrael-Iran, shkon në 224 numri i të vrarëve në Teheran, viktima edhe në Tel Aviv. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheranin!

Dita e katërt e luftës Izrael-Iran, shkon në 224 numri i të vrarëve në Teheran, viktima edhe në Tel Aviv. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheranin!

Publikuar më 16.06.2025
Luftimet ajrore mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e...

Luftimet ajrore mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa orët e fundit intensiteti është rritur dhe për pasojë edhe dëmet në njerëz e ato materiale. Hossein Kermanpour, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Teheran ka deklaruar se numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të plagosurve kishte arritur në 1,481. […]

Lexo më shumë

Ankimimet për votat e 11 majit, nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Ankimimet për votat e 11 majit, nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Publikuar më 16.06.2025
Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Ho...

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet për 4 qarqet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës dhe do kushtojë rreth 21 mln […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda