×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë.

Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore pa asnjë shans për trajtimin e azilkërkuesve, ndërtesat e boshatisura tashmë drejt shembjes, ndërsa personeli italian pak nga pak po kthehet në shtëpi.

“Dukej sikur të ishim në një qytet fantazmë,” tha për POLITICO bashkë-presidentja e Volt Europe, Francesca Romana D’Antuono, e cila vizitoi qendrën e paraburgimit në Gjadër në fund të nëntorit dhe mori pjesë në protestat kundër kampit me aktivistë vendas.

“Por më pas, kur hymë, kishte shumë policë,” shtoi ajo. “Çështja është se ata nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë ditës, sepse në të vërtetë nuk ka ndonjë gjë për të bërë.”

Sipas D’Antuonos, oficeri i lartë i policisë që i shoqëroi gjatë vizitës dukej i pakënaqur me komunikimet e saj me stafin policor. “Mendoj se edhe ata e ndjejnë absurditetin e gjithë kësaj,” tha ajo.

Në tetor, 16 emigrantët e parë – nga Bangladeshi dhe Egjipti – mbërritën në qendrat me një anije luftarake italiane. Por brenda shtatë ditëve, të 16-të u kthyen në Itali pasi gjyqtarët e imigracionit në gjykatën e Romës rrëzuan projektin e Melonit.

Qendra per emigrantët, foto Adnan Beci, AFP

Nga fundi i nëntorit, një pjesë e stafit italian të punësuar nga Medihospes, kompania që menaxhon operacionet në të dy qendrat, nisi të kthehej në Itali.

Burime në ambasadën italiane i thanë POLITICO-s se pavarësisht reduktimeve të stafit muajin e kaluar, të gjitha stacionet mbeten të pajisura plotësisht – me ndërrime turni të policëve gjatë gjithë orarit – në rast se vjen një valë e papritur refugjatësh.

Projekti parashikon një qendër pritjeje dhe klasifikimi në Shëngjin, ku fillimisht sillen refugjatët e kapur nga roja bregdetare italiane, përpunohen të dhënat e tyre personale dhe u ofrohen shërbime fillestare të kujdesit shëndetësor. Pjesa e dytë e operacionit, një kamp paraburgimi në Gjadër, gjendet në brendësi të vendit rreth 8 kilometra nga qyteti i qarkut të Lezhës.

Shëngjini shërbeu gjithashtu si një zonë strehimi për refugjatët afganë, pasi talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021. Pavarësisht se u tha se do të ishte një strehë e përkohshme, shumë refugjatë mbetën të bllokuar aty për gati dy vjet, në pritje të dritës jeshile për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

Sandër Marashi, kreu i portit në Shëngjin, tha se megjithëse prej javësh nuk ka ardhur asnjë emigrant, “i gjithë stafi italian është ende në port dhe në qendër dhe ata menaxhojnë gjithçka këtu”.

Banorët vendas në qytetin turistik të Shëngjinit thonë se policët italianë i kalojnë ditët duke pushuar në hotelin me pesë yje Rafaelo Resort, duke u ngrohur në diell dhe duke shijuar gosti me ushqime deti, ndërsa makinat e tyre të policisë karabiniere qëndrojnë të parkuara jashtë.

Poster në protestën kundër qendrave të emigrantëve, Rama dhe Meloni/ Adnand Beci/AFP

Mediat shqiptare raportojnë se policët italianë të Gjadrit – të izoluar në një fshat malor me vetëm disa qindra banorë vendas për t’u bërë shoqëri – janë të izoluar, të mërzitur dhe gjithnjë e më të indinjuar ndaj kolegëve të tyre të Shëngjinit, të cilët ata pretendojnë se po shijojnë jetën e mirë.

Sipas një historie të botuar në revistën e brendshme të policisë italiane, pa refugjatë në dukje, oficerët lokalë të burgut në Gjadër kanë marrë masa për të shpëtuar dhe shëruar qentë endacakë të fshatit.

“Një dhomë pritjeje shumë e shtrenjtë”

Në prill, qeveria italiane ndau 65 milionë euro për ndërtimin e dy qendrave dhe 2,5 milionë euro të tjera për shpenzimet e stafit italian në vitin 2024. Në përgjithësi, qeveria vlerësoi se do të shpenzonte rreth 680 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme për mirëmbajtjen dhe drejtimin e qendrave.

Ndërkohë, qeveria italiane pret një vendim nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, që pritet këtë pranverë, nëse trajtimi i emigrantëve në një vend të tretë është në përputhje me ligjin e BE-së.

“Është thjesht një dhomë pritjeje shumë e shtrenjtë”, tha për POLITICO deputetja e Parlamentit Evropian të Volt, Anna Strolenberg, e cila vizitoi qendrën në Gjadër me D’Antuono.

Megjithatë, policia italiane e punësuar në Shqipëri mori një rritje të konsiderueshme pagash. Ndërkohë që paga mesatare e një oficeri në Itali është më pak se 2000 euro, ata që vijnë në Shqipëri mund të fitojnë deri në 6000 euro.

Polic italian brenda qendrës së Shëngjinit/ Adnan Beci, AFP

Një emision televiziv shqiptar regjistroi fshehurazi një grup policësh italianë në qendrën e Shëngjinit duke pranuar se pjesën më të madhe të kohës e kalonin në saunën e hotelit, pasi nuk kishin çfarë të bënin tjetër.

Strolenberg argumentoi se plani i Melonit për qendrat e përpunimit në Shqipëri ishte jorealist që në fillim. “Italia kthen në total rreth 3000 persona në vit ose më pak. Në Shqipëri donin të përpunonin rreth 3000 persona në muaj”, tha ajo.

Objektet tashmë kanë filluar të dëmtohen, shtoi eurodeputetja.

“Në spital, mund të shihje ujin që pikon nga muret,” tha ajo. “Dhe në tokë, uji mbetej aty.” Ajo shtoi se ishte e vështirë të imagjinohej se si do të funksiononte objekti kur të mbushej me njerëz.

Model i dështuar apo fitore politike?

Që nga inaugurimi i dy qendrave më 11 tetor, projekti ka marrë vlerësime nga liderët evropianë, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, të cilët kanë shprehur interes për ta përsëritur atë diku tjetër.

Von der Leyen vlerësoi projektin dhe e quajti atë “një zgjidhje inovative”, duke u kërkuar liderëve të tjerë të BE-së të nxjerrin “mësime nga protokolli Itali-Shqipëri”.

Në prill qeveria italiane akordoi 65 milion euro për qendrat në Shqipëri, Tiziana Fabi

Përpara samitit të fundit evropian në fund të Tetorit, Meloni drejtoi një takim jozyrtar mbi “migracionin dhe zgjidhjet inovative” për të rekrutuar liderë të tjerë të BE-së “të interesuar për çështjen e migracionit”.

Por Strolenberg thotë se me hapjen e qendrave Meloni vetëm sa ka ngjallur shpresa false si liderëve europianë ashtu edhe qytetarëve të BE-së.

“Politikanët e tjerë në Evropë e shikojnë këtë marrëveshje dhe shpresojnë se do të ketë sukses, se mund t’u ofrojë një rrugëzgjidhje për gjëra të tjera,” tha ajo, duke argumentuar se bisedimet për migracionin do të bëhen “edhe më të polarizuara” si rezultat.

Të dy Strolenberg dhe D’Antuono argumentuan se edhe nëse projekti dështon, nuk do të jetë një humbje politike për Melonin.

“Narrativa tani në Itali është se nëse projekti nuk po ndodh, nuk është sepse nuk është një ide e mirë, por sepse ka gjyqtarë komunistë që po shkatërrojnë gjithçka,” tha D’Antuono, duke theksuar sulmet nga Meloni dhe aleatët e saj politikë drejtuar ndaj atij që ata pretendojnë se është, një gjyqësor me prirje progresive.

“Do të duket se të paktën ajo [Meloni] bëri më të mirën që mundi,” tha Strolenberg.

Ndërkohë, vëmendja tani po përqendrohet edhe tek institucionet si Gjykata e Drejtësisë së BE-së, vendimi i së cilës i lejoi gjykatës së Romës të kërkonte që pjesa e vogël e refugjatëve të dërguar në Shqipëri që nga tetori të kthehej në Itali.

“Parlamenti Europian po zhvendoset djathtas. Qeveritë evropiane po zhvendosen djathtas. Sa do të qëndrojë pushteti gjyqësor? Nuk besoj se do të zgjasë shumë, sepse ligjet gjithashtu evoluojnë me fuqitë politike, “tha D’Antuono.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha e akuzoi se u përgjua nga SHISH për shitblerje votash, reagon Majko pas largimit si drejtues politik i Kukësit

Berisha e akuzoi se u përgjua nga SHISH për shitblerje votash, reagon Majko pas largimit si drejtues politik i Kukësit

Publikuar më 06.01.2025
Lideri demokrat Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialis...

Lideri demokrat Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, janë përplasur virtualisht gjatë ditës së sotme pas ndryshimeve të bëra nga kreu i PS, Edi Rama, për drejtuesit politik në qarqet e vendit. Në reagimin e tij, Berisha tha se Pandeli Majko në postin e drejtuesit politik për qarkun e Kukësit, është përgjuar […]

Lexo më shumë

Nëna e Monika Kryemadhit del e revoltuar nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe çfarë shpjegimesh të jap për shtëpinë time?

Nëna e Monika Kryemadhit del e revoltuar nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe çfarë shpjegimesh të jap për shtëpinë time?

Publikuar më 06.01.2025
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në...

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK. Pas daljes nga SPAK Fatime Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se është person në hetim për banesën e saj. Ajo tha se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe , e cila […]

Lexo më shumë

Janullatos mbetet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, kryeministri grek Mitsotakis e viziton nga afër

Janullatos mbetet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, kryeministri grek Mitsotakis e viziton nga afër

Publikuar më 06.01.2025
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasdite...

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Përmes një reagimi zyrtar Kisha bën me dije se, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe po ndiqet nga mjekët specialistë në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë. Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak […]

Lexo më shumë

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Publikuar më 06.01.2025
Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase n...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin. Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të […]

Lexo më shumë

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Publikuar më 04.01.2025
Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja ita...

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian. Ajo u duk […]

Lexo më shumë

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Publikuar më 03.01.2025
Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pag...

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare “Gener 2’,  e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Publikuar më 03.01.2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Dalja e një makine nga rruga ka shënuar dy viktima, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, kalimtarë rasti. Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Publikuar më 03.01.2025
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeça...

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë. Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda