Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së. Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullsisë, serbët mbi tre përqind.
Të dhënat lidhur me popullsinë serbe, sipas Entit të Statistikave të Kosovës bazohen në vlerësime, sepse shumë prej pjesëtarëve të minoritetit serb e kanë bojkotuar censusin.
Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga njerëzit largohen drejt vendeve të tjera në kërkim të punës. Sipas vlerësimeve zyrtare rreth 800.000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së – gati gjysma e tyre në Gjermani. Në përgjithësi censusi në shumë vende të Ballkanit është një çështje delikate: Rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe tensionet etnike e vështirësojnë hulumtimin e saktë të numrit të popullsisë.
Censusi
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha në një konferencë për media në Prishtinë se ASK-ja e ka bërë vlerësimin për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku kryesisht u bojkotua procesi.
Ai tha se ASK-ja vlerëson se Kosova ka një popullsi të përgjithshme rezidente prej 1.602.515. Në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon. Aktualisht, sipas ASK-së, në diasporë janë regjistruar rreth 500.000 persona.
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë i realizuar më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë ishte rreth 1.7 milionë. Procesi edhe në ate kohë ishte bojkotuar në masë të madhe nga serbët. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj.
Sipas raportit përfundimtar, mosha mesatare e popullsisë në Kosovë është 34.84 vjeçe, krahasuar me 29.97 vjeçe në vitin 2011. Të dhënat tregojnë se 92.8 për qind e banorëve në Kosovë kanë në pronësi banesat e tyre, ndërsa rreth 5.3 për qind jetojnë me qira.
Raporti ka gjetur një ulje prej 26.6 për qind në madhësinë e ekonomisë familjare në vitin 2024 krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011. Tani në Kosovë numri mesatar i personave në ekonomi familjare është 4.33 për qind, krahasuar me 5.90 për qind në vitin 2011.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/