×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nëna e Martin Canit kërkon dorëheqjen e përgjegjësve: Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më, prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar

Qytetarë të shumtë protestuan sot duke kërkuar drejtësi për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” një muaj më parë.

Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në kujtim të tij ndërsa më pas me pankartën në duar “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Në protestë ndodheshin edhe prindërit e 14-vjeçarit Cani.

Nëna e Martinit, me lot në sy ka kërkuar drejtësi për të birin ndërsa nuk la pa përmendur edhe shokun e Martinit, 14-vjeçarin Luis Meçe i cili u plagos.

“Për autorin nuk dua të them gjë, ai ishte fëmijë si fëmija ime. Por kjo mund të parandalohej, Dua dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk më njoftuar, mësuesja kujdestare nuk më njoftoi që kishin grindje. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin. Falë zotit që ma fali Lusin sepse ai është edhe fëmija im tani”, tha ajo.

Florina Cani ka kërkuar drejtësi për të birin, ndërsa ka zbuluar se ende nuk është kontaktuar nga prindërit e autorit të vrasjes, 14-vjeçarit Mario Përlleshajt.

“Duhet të më kontaktonin dhe të më shpreheshin se kishin të njëjtën dhimbje me mua, pasi Martini im sot është në dhe”, kanë qenë fjalët e saj, ndërsa ka shtuar se kur mori vesh që autori ishte i mitur nuk foli asnjë fjalë, por se priste një reagim.

“Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime. Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. Ne nuk na njoftuan kurrë.

Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim. Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë. Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kërcënimi i Medvedevit ndaj NATO-s, reagon qeveria amerikane: Retorikë e papërgjegjshme, nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë

Kërcënimi i Medvedevit ndaj NATO-s, reagon qeveria amerikane: Retorikë e papërgjegjshme, nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë

Publikuar më 18.12.2024
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorik...

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili i akuzoi NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt dhe tha se kjo i bën […]

Lexo më shumë

Parashqevi Simaku komunikon pas shumë kohësh me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj, qeveria ngarkon Taulant Ballën që ta pajisë me dokumenta

Parashqevi Simaku komunikon pas shumë kohësh me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj, qeveria ngarkon Taulant Ballën që ta pajisë me dokumenta

Publikuar më 18.12.2024
Më në fund, Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me dj...

Më në fund, Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj. Lajmi u dha nga biznesmeni Elton ilirjani, i cili u ofrua për të ndihmuar artisten shqiptare e cila endej rrugëve të Njo Jorkut e pastrehë dhe e varfër. Sapo pa videon e Simakut në rrugët e Amerikës e pastrehë, biznesmeni […]

Lexo më shumë

Detaje tronditëse nga dosja hetimore për bandën e “Mondit” në Greqi, nga torturat ‘live’ te shitja e drogës në shkolla

Detaje tronditëse nga dosja hetimore për bandën e “Mondit” në Greqi, nga torturat ‘live’ te shitja e drogës në shkolla

Publikuar më 18.12.2024
Media greke ka zbuluar detaje nga dosja hetimore që coi në a...

Media greke ka zbuluar detaje nga dosja hetimore që coi në arrestimin e 26 personave në Greqi, përfshirë kreun e grupit Edmond Perbasha 44 vjec nga Mirdita, të dyshuar për trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr si dhe rrahje. Nga brenda qelisë, “Mondi” dyshohet se ndiqte live në celularin e tij rrahjet brutale […]

Lexo më shumë

“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”; Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”; Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

Publikuar më 18.12.2024
Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës do të bëjë subvencion...

Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës do të bëjë subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët, siç bën prej vitesh për studentët. Të gjithë personat mbi 60 vjeç, gratë dhe mbi 65 vjeç, burrat, banues në Bashkinë e Tiranë, tani do të udhëtojnë falas, njësoj si studentët e regjistruar në institucionet arsimore të […]

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht, askush nuk po merr përgjegjësi

Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht, askush nuk po merr përgjegjësi

Publikuar më 17.12.2024
Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit  i cili humbi jet...

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit  i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” gjatë një sherri me bashkëmoshatarin e tij, i janë drejtuar me një letër institucioneve të larta shtetërore në Tiranë. Mësohet se letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Sali […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Publikuar më 17.12.2024
GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kr...

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj. Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL. Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës […]

Lexo më shumë

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Publikuar më 17.12.2024
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një tak...

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një takim me një grup  deputetësh të PD pak ditë më parë. Në takim kanë marrë pjesë deputetët; Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Opozita ngriti shqetësim për zgjedhjet, përdorimin e pushtetit, ndikimin ne procesin elektoral, ndikimin e krimit te […]

Lexo më shumë

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Publikuar më 16.12.2024
SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku...

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”. Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda