×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike.

Ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes.

I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai tregon për jetën e vështirë në arrati.

“Na ra si bombë. Unë isha në punë, nuk e kuptova as vetë se si na erdhi kjo gjë. Atë natë që e kam marrë vesh, direkt kam njoftuar xhaxhain tim të më marrë nusen dhe kalamajt se i kisha në gjumë. Kam marrë rrugët, kam fjetur në autostradë se po binte shi. Të nesërmen kam marrë një hotel që të fus fëmijët brenda. Unë jam i pafajshëm dhe fëmijët e mi po ashtu. Nëse Majlindi ka bërë krimin të marrë dënimin”, tha ai.

Sipas tij, vendimi për ta lënë Majlindin pa avokat dhe për të mos e mbështetur në gjykatë ishte i qëllimshëm, pasi vëllai kishte pranuar krimin.

“Ne kemi ecur me mendimin se ai e ka pranuar atje dhe ka mbaruar çdo gjë. Kur ai ka thënë se më kanë rrahur dhe torturuar, atëhere unë jam i detyruar, me aq mundësi sa kam, që të zbardhim çështjen, se edhe unë jam në hall”, u shpreh Ilir Habibi.

Ai e përshkruan vëllain e tij si një njeri impulsiv, por njëkohësisht të ndikuar lehtë nga rrethanat dhe presioni. Deklarata e Majlind Habibit në seancën gjyqësore, ku mohoi të ketë kryer krimin dhe pretendoi se e kishte pranuar atë nën presion, ka tronditur familjen. Iliri pranon se kjo i ka bërë të rivlerësojnë situatën.

“Të zbardhet çështja, a janë një autor apo disa. Flitet që ka pasur bashkëpunëtorë. Nëse Majlindi im është fajtor të marrë dënimin në maksimum”.

I larguar nga Durrësi për të shmangur hakmarrjen e mundshme, Ilir Habibi shpreh shqetësimin për sigurinë e familjes dhe fatin e tre fëmijëve të tij të mitur. Ai bën apel për ndihmë dhe drejtësi në këtë situatë të pazakontë.

“Nuk ka dalë i ati i tij, të thotë nuk kam gjë me ty, hajde në shtëpinë tënde. Unë kam frikë, ishim në punë fëmijët në shkollë, ishim në rregull. U shkatërruam”.

Ngjarja tragjike e 2 dhjetorit, ku 33-vjeçari Branko Shkoza humbi jetën nga mbytja në kanalin e ujërave të ndotura, vazhdon të jetë e mbuluar me pikëpyetje. Ndërkohë, familjarët e Majlind Habibit po përballen me pasojat e një ngjarjeje që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre.

“Mua më vjen keq për Brankon, se jemi rritur bashkë. Më vjen keq për Brankon. I shpreh ngushëllimet familjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Publikuar më 04.01.2025
Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja ita...

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian. Ajo u duk […]

Lexo më shumë

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Publikuar më 03.01.2025
Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pag...

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare “Gener 2’,  e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Publikuar më 03.01.2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Dalja e një makine nga rruga ka shënuar dy viktima, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, kalimtarë rasti. Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Publikuar më 03.01.2025
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeça...

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë. Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të […]

Lexo më shumë

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Publikuar më 03.01.2025
Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar ...

Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit. Analiza gjeti dobësi […]

Lexo më shumë

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së i cakton Sali Berishës masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së i cakton Sali Berishës masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

Publikuar më 03.01.2025
Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim p...

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim paraqitje” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë ditës së sotme, SPAK kërkoi që Berisha të kthehet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. VENDIMI […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Publikuar më 03.01.2025
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është au...

Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është autori i vrasjes së Elton Çiços në vitin 2016. Jani Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm. Aliaj ishte ndër pesë personat më të kërkuar nga policia shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë […]

Lexo më shumë

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Publikuar më 03.01.2025
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vj...

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në klubin e natës në rrugën “Liman Kaba” më datë 01 Janar 2025 rreth orës 04:30. Raportohet se nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. “Në përfundimin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda