×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

BKH kontrolloi shtëpinë, zyrën e gruas dhe i sekuestroi telefonin, reagon Erion Veliaj: Hetimi pasuror nga SPAK i mirëpritur, e mbështes!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës.

veliaj

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se “hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.”

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruan Veliaj.

Ndër të tjera ai shton se nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, sot (6 dhjetor) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij. Bëhet me dije se nuk ka patur kontroll të banesës, por zbatim i vendimit të gjykatës për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

Reagimi i Erion Veliajt:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Publikuar më 04.01.2025
Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja ita...

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian. Ajo u duk […]

Lexo më shumë

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Publikuar më 03.01.2025
Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pag...

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare “Gener 2’,  e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Publikuar më 03.01.2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Dalja e një makine nga rruga ka shënuar dy viktima, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, kalimtarë rasti. Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Publikuar më 03.01.2025
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeça...

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë. Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të […]

Lexo më shumë

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Analiza e UNESCO-s: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

Publikuar më 03.01.2025
Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar ...

Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit. Analiza gjeti dobësi […]

Lexo më shumë

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së i cakton Sali Berishës masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së i cakton Sali Berishës masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

Publikuar më 03.01.2025
Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim p...

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim paraqitje” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë ditës së sotme, SPAK kërkoi që Berisha të kthehet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. VENDIMI […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Ekzekutimi i Elton Çiços 9 vite më parë, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj, policia greke jep detajet

Publikuar më 03.01.2025
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është au...

Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj. Ai është autori i vrasjes së Elton Çiços në vitin 2016. Jani Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm. Aliaj ishte ndër pesë personat më të kërkuar nga policia shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë […]

Lexo më shumë

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Qëlloi me armë zjarri në koncertin e organizuar nga një klub nate, policia njofton shpalljen në kërkim të Jetmir Pepajt

Publikuar më 03.01.2025
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vj...

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në klubin e natës në rrugën “Liman Kaba” më datë 01 Janar 2025 rreth orës 04:30. Raportohet se nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. “Në përfundimin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda