×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi qëlloi me 5 plumba në drejtim të mikut të tij në lokal. Autori dhe viktima bënë sherr disa ditë më parë

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë ditën e djeshme në lokalin e njohur në Ndroq, ku i riu Julian Gjoshi qëlloi për vdekje mikun e tij Alfred Dedja. Sipas dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte në drejtim të “Daku”-t.

Raportohet se Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 3 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.

Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas burimeve nga policia, 50-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin fqinj për trafik droge.

Viktima ishte nga zona e Ndroqit, ku edhe banonte. Alfred Dedja dhe 27-vjeçari mësohet se kanë qenë të njohur dhe miq me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmitarëve, si autori i dyshuar ashtu edhe viktima, frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi krimi.

NGJARJA

Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Tiranës u bë me dije se një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës. Viktima është identifikuar si Alfred Dedja, 50 vjeç, ndërsa autori i dyshuar, sipas policisë, është Julian Gjoshi, i njohur më së shumti si kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar, i akuzuar dhe i hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janarin e 4 vjetëve më parë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit “Kështjella”, ku mësohet se viktima ishte edhe banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50- vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe viteve të fundit jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë policia informoi se është vënë në ndjekje të të riut nga Shijaku, si autor i dyshuar që mendohet se është larguar me “Benz ML”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.

Makina si dhe i gjithë momenti i krimit të rëndë është fiksuar jo vetëm nga kamerat, por edhe nga dëshmitarët e shumtë okular, të cilët nuk kanë mundur as t`i japin ndihmën e parë Dedjas, pasi u tha se kishte ndërruar jetë në vend. Dedja dhe autori 27 vjeç sipas të dhënave kanë pasur njohje të mëhershme me njëri-tjetrin, ku Dedja bëhet me dije se ka punuar para disa vitesh edhe në kompleksin e Altin Hajrit, kompleks në të cilin u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës, deri në momentin që u nxor nga aty dhe u zhduk.

HETIMET DHE DYSHIMET

Referuar të dhënave paraprake bëhet me dije se pista e parë në të cilën janë fokusuar hetimet është përplasjet për prishje pazaresh. Nuk bëhet me dije se për çfarë pazaresh bëhet fjalë por policia ka nisur verifikimin e aktivitetit të të dy personave, si të viktimës, ashtu edhe të autorit.

Ku i fundit, më herët ka qenë i prangosur për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të dyshimta. Në hapjen e komunikimeve Sky ECC për llogari të dosjes së deputetit të Partisë Socialiste të vënë në pranga pak ditë më parë, u mësua se miqësia mes Altin Hajrit, një prej emrave më të njohur dhe të akuzuar në botën e krimit sot, dhe deputetet Jurgis Çyrbja u vu në provë edhe me ndërhyrjet për të liruar nga qelia kunatin e Altin Hajrit, i cili ishte nën hetim dhe nën arrest. Dhe, në fakt, Gjoshi ka rezultuar i lirë, ndërsa Dedja ka precdentë të shumtë, por edhe ai ka qenë i lirë.

Policia përveç pamjeve filmike ka në duar skedat personale të autorit dhe viktimës, njohjet e tyre, dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe disa fakte dhe prova të tjera. Mësohet se viktimës, Alfred Dedja iu ka gjetur një pistoletë me vete, çka ngre dyshime që ai ka qenë duke u ruajtur prej dikujt. I është sekuestruar telefoni për të parë, nëse në atë lokal, Dedja ka dalë nga ndonjë thirrje e kryer nga vetë autori i krimit të rëndë. Vijojnë hetimet por edhe kërkimet për të sjellë në pranga autorin e vrasjes.

Skeda e autorit

Julian Gjoshi është emër i njohur për policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë. Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/ l. “Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje. Por Gjoshi u lirua pak kohë më pas.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit 100-150 euro për pensionistët, qeveria premton bonus tjetër edhe në pranverën e 2025-ës

Publikuar më 02.12.2024
Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët...

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundiviti për pensionistët nga 100 deri 150 € në varësi të shumës totale të pensionit. Bonusi mund të tërhiqet bashkë me pensionin dhe afati për ta marrë është deri në qershor 2025. Bonus do të marrin të gjithë 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e 2 vilave te “Kodra e Diellit”: Nuk merrem më me politikë, do të bëhem ndihmës avokate

Publikuar më 02.12.2024
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqit...

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Gjykatës. Sipas vendimit, Kryemadhi duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji. Ajo ka mbërritur në SPAK me një pako të madhe në duar, me sa duket dokumente për çështjen e saj. Monika Kryemadhi […]

Lexo më shumë

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi do të zhvendoset tek Ambasada Italiane dhe Delegacioni i BE-së

Publikuar më 02.12.2024
Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një g...

Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj. Të rinjtë shprehesh kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”. Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, […]

Lexo më shumë

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Arrestohen tetë persona si të dyshuar për sulmet në veri të Kosovës, Serbia mohon përfshirjen, reagime të ashpra nga BE

Publikuar më 30.11.2024
Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë...

Autoritetet e sigurisë në Kosovë njoftuan të shtunën se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e një nate më parë në kanalin e liqenit të Ujmanit. Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se operacioni i policisë është zhvilluar në rreth dhjetë lokacione në veri të vendit ndërsa të arrestuarit […]

Lexo më shumë

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Publikuar më 29.11.2024
Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas s...

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas sherrit fatal në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. Ai theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani […]

Lexo më shumë

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Publikuar më 29.11.2024
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngj...

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet dhe sigurohen pamjet e vendit nga u qëllua për vdekje ndërtuesi 52-vjeçar. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet […]

Lexo më shumë

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Publikuar më 27.11.2024
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në...

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga […]

Lexo më shumë

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

Publikuar më 27.11.2024
Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpis...

Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpisë, Sali Berisha është i lirë të dalë. Gjyqtarja e caktuar edhe si gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, Fjorela Davidhi vendosi të pranojë kërkesën avokatit mbrojtës, dhe të heqë masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda