×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar. Si iu shmang kamerave

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet dhe sigurohen pamjet e vendit nga u qëllua për vdekje ndërtuesi 52-vjeçar.

Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet e shënjestrës së tij, të cilin e qëlloi për vdekje me një plumb në kokë në 50 metra distancë.

Ai është i identifikuar si Shkëlqim Dukaj oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe ndodhet prapë hekurave bashkë me të vëllanë që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka zbritur shkallët e emergjencës dhe ka ndjekur një hotel që ndodhet mes godinës së hotelit dhe lokalit në pronësi të vëllezërve Dukaj.

Shfrytëzimi i tunelit ka bërë që autori dhe vëllai i tij të mos filmohen nga kamerat e sigurisë në zonë.

Hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Duka e kanë vëzhguar për 6 ditë me radhë biznesmenin derisa e ekzekutuan. Shkëlqim Dukaj ka bërë edhe një tentativë tjetër për ta vrarë mbrëmjen e 8 nëntorit, por plumbi nuk e ka kapur Eduart Reçin.

Ai nuk ka ngritur dyshime, pasi në zonë janë hedhur fishekzjarre që të shmangej vëmendja nga zhurma në momentin kur do të qëllohej mbi Reçin.

Sipas prokurorisë vëllezërit Duka ishin në konflikt me biznesmenin për një pronë.

Policia dhe grupi hetimor kanë dokumentuar në detaje dinamikën e ngjarjes dhe gjatë kontrolleve në lokalin e vëllezërve Dukaj sekuestruan jelekë antiplumb, armë zjarri dhe pjesë e mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, por ende nuk është gjetur arma e përdorur në krim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Avokati i familjes së Martin Canit: Ishin 2 autorë që sulmuan fëmijët, policia të na japë pamjet e ngjarjes

Publikuar më 29.11.2024
Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas s...

Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u vra pas sherrit fatal në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. Ai theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani […]

Lexo më shumë

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Publikuar më 27.11.2024
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në...

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga […]

Lexo më shumë

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

Publikuar më 27.11.2024
Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpis...

Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpisë, Sali Berisha është i lirë të dalë. Gjyqtarja e caktuar edhe si gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, Fjorela Davidhi vendosi të pranojë kërkesën avokatit mbrojtës, dhe të heqë masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Publikuar më 27.11.2024
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dit...

Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë […]

Lexo më shumë

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

Publikuar më 26.11.2024
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ope...

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie për 21 persona. Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar, masa “arrest në shtëpi” u lëshua për një […]

Lexo më shumë

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Publikuar më 26.11.2024
Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë...

Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë në kuadër të aksionit të mosbindjes civile, po shkon drejt përfundimit.  Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga […]

Lexo më shumë

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

Publikuar më 25.11.2024
SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së...

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur […]

Lexo më shumë

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

Publikuar më 25.11.2024
“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipë...

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda