×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

GJKKO i heq ‘arrestin shtëpiak’ Sali Berishës pas 331 ditësh, SPAK shprehet se do ta apelojë. Kryetari i PD falenderon gjyqtaren: U kry kjo punë!

Pas 11 muajve, 331 ditëve, arrest brenda 4 mureve të shtëpisë, Sali Berisha është i lirë të dalë. Gjyqtarja e caktuar edhe si gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e aferës ‘Partizani’, Fjorela Davidhi vendosi të pranojë kërkesën avokatit mbrojtës, dhe të heqë masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i marrë pandehur prej 2 muajsh.

Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe u bë sot. Prej sot  Berisha është i lirë e pa asnjë masë sigurie ‘ u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj.

Megjithë këtë vendim në favor të tyre, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj, akuzoi drejtësinë si të lidhur me politikën.

Ne nuk i besojmë gjykateve…procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore.  SPAK duhet të ulë kokën dhe të shikojë çka bërë, i ka hipur një kali përsëpraprthi…Mos u mërzisni pse u lirua Berisha” tha Gjokutaj

Por SPAK duket të mos bëjë asnjë hap pas. Siç Report Tv mëson, Prokuroria e Posaçme, ashtu siç u shpreh edhe në seancën e shqyrtimit të kërkesës së Berishës, do të apelojë vendimin, dhe do të kërkojë sërish masë ‘arrest në shtëpi”

Disa orë më pas Berisha doli nga banesa ku ishte ‘burgosur’ për 331 për të shkuar tek selia e PD-së ku u prit nga militantët e mbledhur në oborr.

U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht’ tha Berisha. 

E për vendimin e dhënë nga gjyqtarja Fjorela Davishi mori 2 herë falenderimet publike nga kryetari i PD-së, si në fjalimin para selisë së partisë ku e prisnin militantët ashtu dhe në konferencën për median që Berisha organizoi menjëherë më pas. 

“Falenderoj gjykatësen.Zbatoi ligjin dhe Kushtetutën’ 

Prej 30 dhjetorit të vitit 2023, ai u mbyll në shtëpi, pasi refuzoi në mënyrë të vazhdueshme të zbatojë masën e parë që gjykata vendosi ndaj tij, atë të detyrimit për tu paraqitur, si person nën akuzë për korrupsion pasiv. 

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese legjitimoi masën e parë ndaj Berishës – atë të detyrim me paraqitje – duke e quajtur të rregullt dhe pa nevojën që më herët prokurorët të kishin marrë lejen e Kuvendit, arsye me të cilën justifikonte mosrespektimin e masës, por bllokimin e pasaportës e quajti joproporcionale. Tashmë i lirë nga banesa, Sali Berisha, pret edhe betejat e tjera, atë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg.

Ndërkohë më 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme, po gjyqtarja Fjarela Davidhi do të vendosë nëse do t’i hapë rrugë nisjes së procesit të gjykimit, do t’i kërkojë SPAK-ut të plotësojë hetimet, apo nëse do të pushojë hetimet për dosjen me 333 fashikuj të aferës “Partizani”.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Vendimi i Gjykatës

Pas vendimit të GJKKO për të hequr masën e arrestit të shtëpisë ndaj Sali Berishës, SPAK ka bërë me dije procedurat që do të ndiqen më pas dhe nëse do ta ankimojnë vendimin.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në përgjigjen për Top Channel.

Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, lideri i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së partisë. Berisha deklaroi se sot gjithçka ndryshon për Shqipërinë, pavarësisht persekutimit sipas tij ndaj opozitës, Salianjit dhe Metës.

‘Shqipëria doli tjetër sot. vazhdon të ketë procese politike. Një deputet i ri është në qeli sepse në emër të betimit në kushtetutë mbrojti interesat e zgjedhësve shqiptarë. Një ish president u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, një ish kryeministër, një ish kryetar parlamenti. Në mënyrën më të pashembullt në historinë e Europës. Hap i rëndësishëm.’

Më tej, Berisha shtoi se nuk paragjykon njeri dhe kjo vlen edhe kur ai sulmon dhe ofendon prokurorët dhe gjyqtarët.

Kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh. Një njeri që nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës sime. Falënderova gjykatësen për vendimin. Ka zbatuar ligjin dhe kushtetutën. Por të falënderoj apo ndryshoj mendim për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit nuk e bëj kurrë. As pajtohem, as nuk hesht. Të ndryshoj mendim për një grup kriminel që tenton të blejë heshtjen time. Mund të përdor çdo cilësor për ta por nuk e bëj.’

Berisha nuk la pa sulmuar SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO-së ndërsa për Flojera Davidhin që i dha lirinë, shpreh mirënjohjen më të madhe pasi sipas tij zbatoi ligjin.

‘Dy gazetarë me mandate, njërin e kam denoncuar më shumë se të tjerët. Për Qynon nuk kam dëgjuar kurrë për lidhje me krimin. Si ajo gjykatësja Fetahu, si ajo janë 5 prokuror të Elbasanit që janë në SPAK. Nuk ndryshoj mendim për ta. Janë si Fetahu. Arrij në përfundimin se më kriminel se Suel Çela, Bajri, se Troplini janë mburoja e tyre politike, Taulant Balla. E dini sa km biseda ka Balla që ja fsheh Altin Mercenari? Vërtetë e ka kërcënuar Saimirin, por Balla ka porositur vrasje. Kur ka mburojë politike bëhet më i forti i lagjes dhe qytetit.

Ju them ju se në analizën që i bëj krimit, më kriminel se kushdo tjetër është Edi Rama. Që i fut në zyrë. Në bisedat Encro, Edi Rama është personi numër një. A mund të pranoj unë të ndryshoj mendim për GJK? Ajo në fakt megjithëse nuk e ka të shkrojtur është garant kushtetute. Shkelmon me verbëri, i mohon 1/5 të deputetëve të drejtën e pakushtëzuar për tu ankuar në GJK. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo?’

Berisha iu kthye edhe një herë dosjes Partizani për të cilën u hetua dhe pritet të shkojë në gjykim.

‘Dekretet e nënmbretit thonë që toka nuk ka qenë e shpronësuar. Kanë marrë 12 mijë faqe. Në Itali dhe arkiva për të gjetur mos është ndryshe. A mund të respektohet një prokurori e cila thotë, ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndrin. Dhe në GJK thotë nuk ka miratuar ligje nominale. Asnjë të vetëm. Në një kohë kur Rama ka me dhjetëra. Fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Ka marrë tokën e vet, pronar me qindra hektarë. Dhe rri në arrest dhe arrestohet brutalisht. Cila drejtësisë është kjo? Janë mercenarë të kapur peng në krime. Vetëm njeriu që ka humbur veten e shet veten në këtë  mënyrë.’

PD ka ndezur motorët thotë Berisha dhe do vijojë mosbindja civile.

‘PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, që janë motorët e fushatës për zgjedhje. Kjo është narko diktaturë, tani kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Për luftë guerrile nuk jemi. Jemi për mosbindje civile deri në zgjedhje të lira. Ky duhet të pranoj qeveri teknike.’

‘Nuk mund të them se e prisja ose jo. Drejtësia kontrollohet nga Rama. Sali Berisha u dënua në mënyrë antikushtetuese. Analfabetë nuk janë. Ai është një vendim dhe ka një nen në kushtetutë për vendimet e gjykatave, vendimet e ligjshme të gjykatave.’

Berisha nuk la dhe pa sulmuar Dumanin, kreun e SPAK, teksa i përmendi se ka 3 apartamente me një rrogë.

‘Ku i gjete ti 3 apartamente me një rrogë? Nuk blen dot një. Vajza ime i ka të deklaruara me faturë. Pse paska vajza ime duhet të ketë dhe ai që vjedh? Do të krahasoj veten ky, që nuk e tregon kurrë të blesh një apartament me një rrogë.’

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

U mbijetoi burgjeve komuniste në Shqipëri, ndërron jetë në moshën 99-vjeçare akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

Publikuar më 27.11.2024
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në...

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga […]

Lexo më shumë

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Artan Hoxha mohon akuzat se ka marrë para nga Suel Çela: Veprimi i SPAK, i çuditshëm dhe i qëllimshëm

Publikuar më 27.11.2024
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dit...

Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë […]

Lexo më shumë

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

“Banda e Suel Çelës korruptonte gjyqtarë e oficerë policie”, SPAK: Lehtësonin anëtarët e grupit dhe rëndonin pozitën e kundërshtarëve

Publikuar më 26.11.2024
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ope...

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan masa sigurie për 21 persona. Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar, masa “arrest në shtëpi” u lëshua për një […]

Lexo më shumë

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Përfundon protesta në 2 nga 5 pikat kyçe në Tiranë, përplasje mes policisë dhe deputetëve

Publikuar më 26.11.2024
Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë...

Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë në kuadër të aksionit të mosbindjes civile, po shkon drejt përfundimit.  Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga […]

Lexo më shumë

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

SPAK firmos 18 urdhër-arreste. Pranga në Milano “trurit financiar” të disa grupeve kriminale, dy gazetarë lihen në “detyrim paraqitje”

Publikuar më 25.11.2024
SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së...

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur […]

Lexo më shumë

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

“The Guardian” flet për dështimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, media italiane: Do të sillen të burgosurit shqiptarë në Itali

Publikuar më 25.11.2024
“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipë...

“Policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria pas boshatisjes së qendrave të emigrantëve”. E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje “dështimit” të marrëveshjes Rama – Meloni për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Sipas shkrimit të medias britanike që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë “qendrat qëndruan hapur për më […]

Lexo më shumë

Dy ish-gjyqtarë arrestohen me urdhër të SPAK në Elbasan

Dy ish-gjyqtarë arrestohen me urdhër të SPAK në Elbasan

Publikuar më 25.11.2024
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe...

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë ndërmarë një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal. Në pranga mësohet se kanë rënë 2 ish-gjyqtarë të Elbasanit. Bëhet fjalë për ish Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Publikuar më 25.11.2024
Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajm...

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog Agim Karaj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë se homazhet mbahen sot, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme. Ceremonia e varrimit, sipas njoftimit, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda