×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision.

Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto koncensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë”.

Në dokumentin e publikuar nga PD kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive që ka marrë një nga koncesionet, objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Sipas tyre, Vilma Nushi është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln eurove nga dividenti.

Sipas deputetëve të PD, refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

“Konkretisht, anetaret e opozites ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshkitarëve të jetë edhe z. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka firmosur VKM për dhëniën më konçension të këtyre shërbimeve dhe ka mbështetur e promovusar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Refuzimi nga ana e anetareve të mazhorances ne këtë Komision, për të thirrur si dëshmitar z. Edi Rama, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin nr. 54/2024 të Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore, si dhe dispozitën e nenit 16 të Ligjit Nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”,- thuhet në shkresën e depozituar në Kuvend.

Anëtarët e opozitës kërkojnë paraqitjen e biznesmenes Vilma Nushi, e cila sipas tyre, ka përfituar 1.5 mln euro nga dividenti.

“Konkretisht, anetaret e opozites ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshkitarëve të jetë edhe znj. Vilma NUSHI, në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës e konsiderojnë rolin e znj Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).

Refuzimi nga ana e anetareve të mazhorances ne këtë Komision, për të thirrur si dëshmitare Znj. Vilma NUSHI, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin nr. 54/2024 të Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore, si dhe dispozitën e nenit 16 të Ligjit Nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”,”- shkruhet në dokument.

Në shkresa bëhet thirrje që: “Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”.

Ndërkohë ditën e sotme (13 Nëntor) përfundon edhe mandati i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ku i thirrur për të dëshmuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Qeveria shqiptare kontraktoi hetues privatë kundër Francesco Becchetit për gjobën 100 milionë euro, zbardhen përgjimet si korruptoi gjyqtarët dhe presidentin e arbitrazhit

Qeveria shqiptare kontraktoi hetues privatë kundër Francesco Becchetit për gjobën 100 milionë euro, zbardhen përgjimet si korruptoi gjyqtarët dhe presidentin e arbitrazhit

Publikuar më 11.11.2024
Detajet e reja që kanë dalë në dritë lidhur me çështjen “Bec...

Detajet e reja që kanë dalë në dritë lidhur me çështjen “Beccheti” janë padyshim të denja për një skenar filmi “thriller”. E gjithë situata, e stisur dhe e orkestruar me kujdes, krijoi për një moment iluzionin se Shqipëria kishte humbur ligjërisht gjyqin me të, përveç kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar shpesh se italiani […]

Lexo më shumë

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rëndon dënimin për Lefter Kokën, burgoset 6 vite e 8 muaj, shpallet fajtor edhe Alqi Bllako

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rëndon dënimin për Lefter Kokën, burgoset 6 vite e 8 muaj, shpallet fajtor edhe Alqi Bllako

Publikuar më 08.11.2024
Gjykata e Apelit të Posaçëm ashpërsoi masat e dënimit për is...

Gjykata e Apelit të Posaçëm ashpërsoi masat e dënimit për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.  Treshja gjykuese e kryesuar nga Ilirjana Olldashi e cilësoi fajtor ish-ministrin Koka edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, vepër për të cilën kishte marrë […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha flet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin: Jam në dispozicion të drejtësisë, mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar

Lulzim Basha flet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin: Jam në dispozicion të drejtësisë, mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar

Publikuar më 07.11.2024
Lulzim Basha nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për media...

Lulzim Basha nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për mediat. Basha u pyet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin. Ai tha se frikë duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin, duke shtuar se ai vetë “nuk ka shkelur ligjin në punët që ka bërë”. Basha deklaroi se e mbështet SPAK-un në mënyrë […]

Lexo më shumë

Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar partneritetin mes dy vendeve

Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar partneritetin mes dy vendeve

Publikuar më 06.11.2024
Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur ...

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis […]

Lexo më shumë

Amerika voton Presidentin e ri, Donald Trump sërish drejt Shtëpisë së Bardhë

Amerika voton Presidentin e ri, Donald Trump sërish drejt Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 06.11.2024
Donald Trump ka dalë në skenë në West Palm Beach në Florida ...

Donald Trump ka dalë në skenë në West Palm Beach në Florida me anëtarët e familjes duke përfshirë gruan Melania dhe djemtë Eric, Donald Trump Jr dhe Barron. JD Vance është gjithashtu në skenë – ai dhe Trump u prezantuan si president dhe zëvendëspresident “të zgjedhur”. Siç ka bërë për të gjitha tubimet e tij […]

Lexo më shumë

Hamza Lici u vra sot në atentat me armë zjarri në Shkodër, historia e ekzekutimeve dhe e përplasjeve

Hamza Lici u vra sot në atentat me armë zjarri në Shkodër, historia e ekzekutimeve dhe e përplasjeve

Publikuar më 30.10.2024
Fisi Lici një nga më të njohurit në Shkodër është përfshirë ...

Fisi Lici një nga më të njohurit në Shkodër është përfshirë në shumë ngjarje kriminale, ku pasojat kanë qenë deri në viktima. Më i fundit (sot 30 tetor), Hamza Lici, i cili u vra në atentatin me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me Arlind Bushatin, ky i fundit […]

Lexo më shumë

U arrestua para se të merrte mandatin, Fredi Beleri për mediat greke: S’do ta harroj kurrë që Rama nuk më la të përfaqësoj qytetarët e Himarës!

U arrestua para se të merrte mandatin, Fredi Beleri për mediat greke: S’do ta harroj kurrë që Rama nuk më la të përfaqësoj qytetarët e Himarës!

Publikuar më 29.10.2024
Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në kuadë...

Eurodeputeti Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Pak para se takimi i tij me kryeministrin Rama të anulohej, Beleri është shprehur se nuk do të harrojë kurrë që sipas tij, kryeministri Rama […]

Lexo më shumë

Do të jetë pjesë e delegacionit të PE për Stabilizim-Asociimin, Beleri takon Ramën në Tiranë, eurodeputeti: Nëse Rama më jep dorën, do t’ia shtrëngoj

Do të jetë pjesë e delegacionit të PE për Stabilizim-Asociimin, Beleri takon Ramën në Tiranë, eurodeputeti: Nëse Rama më jep dorën, do t’ia shtrëngoj

Publikuar më 19.10.2024
Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u l...

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u lirua nga qelia në fillim të muajit shtator do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama më datë 29 tetor, raportojnë mediat greke. Në artikullin e gazetës “To Vima” takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”. “Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda