×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U pezullua nga Federata Evropiane pasi goditi të bijën që humbi me serben, flet trajneri kosovar i 8-vjeçares: E jap jetën për një thua të saj (VIDEO)

Një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj. Ai ka thënë se shuplaka ishte e lehtë dhe me qellim që ta qetësonte vajzën që po reagonte me emocione pas humbjes nga garuesja serbe. Nga federata nuk kanë folur për rastin

Përballjet e sportistëve të Kosovës dhe të Serbisë janë shumë të rralla. Por kur ndodhin, marrin vëmendje të madhe si në Kosovë ashtu dhe Serbi.

Të dielën fitorja e një garueseje tetëvjeçare nga Serbia ndaj garueses së Kosovës mbeti në hije të një veprimi që ndërkohë bëri bujë të madhe. Taekwondistja 8-vjeçare nga Kosova humbi nga garuesja serbe në finale të Kampionatit Evropian për kadetë dhe fëmijë që u zhvillua në Tiranë.

pic.twitter.com/5LCeTyUhmv— Pluton (@Pluton45873221) November 10, 2024

Taekwondistja e re, V.F., u godit me shuplakë nga babai dhe trajneri saj, Valmir Fetiu. Trajneri nga Suhareka, Fetiu, thekson se shuplaka nuk ishte për disfatën nga taekwondistja serbe, por për të qetësuar vajzën e tij.

Momenti i goditjes së 8-vjeçares nga i ati trajner

“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje”, ka thënë Fetiu të dielën pasdite për KOHËN.

Në videon, që bëri bujë dhe u shpërnda shumë në vende të ndryshme të regjionit, shihet trajneri duke tërhequr fillimisht për helmete 8-vjeçaren, e cila bie në dysheme në shenjë dëshpërimi për humbjen, ngrihet duke qarë dhe më pas merr një goditje me shuplakë nga trajneri.

Gjyqtari fillimisht e paralajmëroi trajnerin nga Kosova për veprimin e më pas e raportoi.

Për ngjarjen në Tiranë është raportuar gjerësisht edhe në mediat serbe. Vëmendjen e ka marrë veprimi jo i matur i Fetiut karshi vajzës së tij. Është bërë e ditur se trajneri Fetiu do të pezullohet për gjashtë muaj nga sporti i taekwondos.

Taekwondistja e re, V.F., ishte në garë për medalje të artë në Evropianin që nisi më 7 nëntor dhe përfundoi të dielën. Ajo fitoi medaljen e argjendtë për fëmijë . Për medalje të artë luftoi pas dy luftërave të fituara.

“Ishte garë për vendin e parë. Ajo zuri vendin e dytë, ishte shumë më e mirë se garuesja nga Serbia. Është vajzë 8-vjeçare dhe filloi të qajë. I thashë të qetësohet. Nuk ka qenë shuplakë, një prekje në fytyrë për ta qetësuar dhe për t’i thënë se ka përfunduar dhe të shoh ta përshëndes ashtu siç i ka hije një sportisti”, thekson tutje trajneri Fetiu.

Valmir Fetiu thekson se arbitri e dëmtoi vajzën e tij gjatë gjithë luftës.

“Ajo është shumë e mirë. Ajo ka qenë në vend të parë. Humbi, mori vendin e dytë në Evropian. Deri në finale kaloi dy luftëra. Ishte puna me serben dhe më e ndjeshme  dhe ishte arsyeja se ishte shumë më e mirë se ajo. Nuk e di pse u bllokua, por me siguri ka ndikuar pse të humb nga serbja. Ajo gjithmonë ia kapte këmbën dhe gjyqtari ka anuar kah ajo. U mbushën shumë gjëra, e kapa dhe i thash të ndalet dhe të bëhemi gati për garat tjera. Nuk mund ta dojë askush më shumë se unë fëmijën tim. E shkrijë gjithë pasurinë pas fëmijës tim, është logjike. Ajo ishte për ta qetësuar. U përgatit për ta fituar vendin e parë”, është shprehur Fetiu.

Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën. Sot federata evropiane njoftoi se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

Vendimin e mori  bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.

Trajneri kosovar, Valmir Fetiu është paraqitur në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, bashkë me vajzën e tij, Valina Fetiun, të cilën e ka goditur me shuplakë pas humbjes nga serbja, Nina Saviq në Kampionatin Evropian të Taekwondos që po mbahet në Tiranë.

Ashtu siç tha për Klankosova.tv, Fetiu u shpreh se goditja ka qenë vetëm për ta orientuar pasi ishte shumë e mërzitur pas humbjes.

“E jap jetën për një thua të saj”, tha trajneri kosovar i cili më pas përqafoi dhe puthi të bijën e tij.

Ndiqni më poshtë videon dhe deklaratën e plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Publikuar më 30.06.2025
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-depu...

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania. Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i […]

Lexo më shumë

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Publikuar më 30.06.2025
Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperat...

Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperatura që arrijnë në 42°C në shumë zona. Në Britaninë jugore, zhiva arriti në 31°C , këtë të diel ndërsa metereologët parashikojnë që temperatura do të jetë edhe më e lartë të hënën, me maksimumi deri në 34°C në Anglinë qendrore dhe lindore nivele që […]

Lexo më shumë

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Publikuar më 26.06.2025
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që ni...

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë. Ky përfitim bazohet në nenin 7 […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda