×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza e Zërit të Amerikës pas rikthimit të Trump: Ja pritshmëritë nga administrata e re amerikane në Kosovë

Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejtuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, uruan ish Presidentin amerikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e së martës duke shfaqur shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.

Marrëveshja u nënshkrua disa muaj pas rrënies të qeverisë së parë të kryeministrit Kurti i cili nuk u pajtua me kërkesat amerikane për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti në atë kohë akuzoi të dërguarin amerikan Richard Grenell se “është përfshirë duke çuar përpara votimin që rrëzoi qeverinë” e tij. Zoti Grenell, një bashkëpunëtor i ngushtë i zotit Trump është përfolur si kandidat për postin e Sekretarit të Shtetit në administratën e ardhshme të presidentit Trump.

Analisti Agon Maliqi thotë për Zërin e Amerikës se pritshmëritë janë që zoti Grenell të angazhohet përsëri për rajonin. “Se si do të ndikojë kjo pastaj mbetet të shihet nga konstelacioni i qeverisë së re në Kosovë, nga mënyra se si Bashkimi Evropian sillet dhe në këtë moment është pak e vështirë të parashikohet”, tha ai.

Zoti Maliqi thotë se megjithëse e kaluara ka pak ndikim në politikë, shqetësuese mbetet qasja e qeverisë së Kosovës ndaj administratave amerikane. “Gjatë (administratës) Biden edhe pse kishim mospajtime të thella, pakënaqësi shumë të qartë të shprehur nga administrata Biden megjithatë kishte edhe një lloj mirëkuptimi mbi veprimet e qeverisë së Kosovës dhe një lloj tolerance për këtë lloj qasje, gjë që dyshoj se mund të vazhdojë me një administratë amerikane e cila jo vetëm në raport me Kosovën por me pothuajse çdo aleat të SHBA-ve e ka një qasje transnacionale në kuptimin që ‘ne do të jemi me juve për aq sa ju do të jeni me neve”, tha ai.

Një çështje që mori shumë vëmendje gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump ishte edhe ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje paqësore ndërmjet dy vendeve. Diskutimet zunë fill në verën e vitit 2018. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, John Bolton, i cili u largua nga posti, më 24 gusht të atij viti tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nëse palët merren vesh, nuk do të bëhen pengesë”

Një ditë më pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat gjatë forumit të Alpbachut në Austri, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkuptonte ndryshim kufijsh.

Kjo ide u prit me reagime të ashpra në Kosovë dhe në Serbi, si dhe u kundërshtua nga një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian mes të cilave Gjermania ishte më e zëshmja. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, mohoi disa herë që Shtetet e Bashkuara të kenë qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh.

Këtë javë, kjo cështje u ngrit gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian për konfirmimin e kandidates për postin e komisioneres së zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila tha se është kundër tendencave për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo, jo, nuk bëhet fjalë. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha ajo e pyetur nga deputeti slloven Vladimir Prebiliç.

Analisti Agon Maliqi tha për Zërin e Amerikës se e sheh të vështirë rikthimin e një ideje të tillë veçanërisht pasi dështoi njëherë. Por sipas tij, një mundësi e tillë varet edhe nga suksesi i procesit aktual të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. “Sa më shumë që zgjatet procesi i Brukselit pa zgjidhje dhe zvarritet më shumë gjithçka është e mundur. Edhe herën e kaluar kur u hap kjo temë ishte befasi.

Sa më shumë që dështon dialogu i Brukselit për ta zgjidhur kontestin në kornizën e marrëveshjes së Ohrit gjithnjë e më shumë hapen mundësitë për zgjidhje tjera alternative sepse edhe Kosova edhe Serbia po mbesin peng dhe rruga e tyre integruese, sidomos te Kosova te strukturat euro-atlantike nuk është askund”, tha ai.

Megjithatë, sipas zotit Maliqi, Kosova e cila është lën në sanksione nga Bashkimi Evropian dhe me ndryshimin e administratës në Ëashington duket se do të gjej vetën në një realitet të ri.

“Ajo që duhet thuhet gjithsesi është se Serbia në këtë moment ndihet në pozitë pak më të mirë, që jo detyrimisht do të jetë e vërtetë, por perceptimi dhe ndjenja në Beograd është se tani ata do të përballen me më pak presion rreth çështjes së dialogut apo se ata mund të kenë më shumë ndikim në diktimin e parametrave të dialogut dhe kjo është diçka që në Prishtinë duhet të kenë parasysh”, tha analisti Agon Maliqi./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Publikuar më 13.01.2025
Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do ...

Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në […]

Lexo më shumë

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Publikuar më 13.01.2025
Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika ...

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha. Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”. Rama paralajmëroi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Publikuar më 13.01.2025
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit B...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke […]

Lexo më shumë

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Publikuar më 13.01.2025
Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes stat...

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes statuseve në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku. Sipas […]

Lexo më shumë

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Publikuar më 09.01.2025
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga ...

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për […]

Lexo më shumë

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Miratohet bonusi i pranverës për pensionistët, qeveria vendos ta shpërndajë më herët

Publikuar më 09.01.2025
Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e ...

Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Minbistrave për herë të parë për vitin 2025. Lajm i mirë erdhi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili njoftoi se sot është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët. 10 mije lekë do të marrin ata që […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda