Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit! Viktimë ka mbetur Hamza Lici dhe një kalimtar dhe u plagos rëndë, Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit dhe një tjetër kalimtarë i rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit, bëjnë me dije burime.
Katër persona kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes Benz C-Class”, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër që i ndiqte. Breshëria e kallashnikovit ka lënë 2 persona të vdekur në vend.
Makina ka humbur kontrollin pasi është qëlluar dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një vend tepër të populluar dhe me shumë kalimtarë të rastit, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve të Vigut”.
Sipas raportimeve të para i vrari i përkasin fisit Lici në Shkodër. Ibrahim Lici, ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/