×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita proteston kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për qeveri teknike.

Është bllokuar thuajse totalisht rruga në dalje të Tiranës. Rruga është bllokuar nga protestues të Partisë Demokratike dhe qytetarët.

Qytetarët janë dyndur në rrugë dhe kanë pamundësuar lëvizjen normale të automjeteve.

Automjetet janë bllokuar në trafik, ndërsa në rrugë ka shumë qytetarë.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, në mosbindjen civile të Partisë Demokratike, iu përgjigj gazetarëve në lidhje me faktin që bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Kaso tha se policia duhet t’i kujtojë këtë gjë kryeministrit, që bllokon rrugët për çdo lloj ahengu që zhvillohet në vend.

“Edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht.

Besoj që në një pjesë të madhe kjo është arritur. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të gjithë opozitarët që janë të vendosur për të përfunduar në mënyrë qytetare këtë bllokadë. Shpresoj që deri në përfundim të kësaj proteste, jo më para se ora 20:00, të mos shënohen përplasje. Deri tani konstatojmë se policia ka marrë masa për të devijuar në akse të tjera trafikun.

Policia do të procedojë penalisht organizatorë dhe qytetarë, nuk kemi dyshim. E ka bërë këtë në çdo protestë. Do të donim që Policia e Shtetit të tregonte të njëjtin zell sa herë që kryeministri për çdo aheng vendos të bllokojë qarkullimin normal”, tha Kaso.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se kjo qeveri po synon të eliminojë demokracinë dhe të ekzekutojë opozitën. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku protestuesit bllokuan rrugët, Spaho tha se nuk do lejojnë që zgjedhjet e 2025 të jenë një proces farsë. Ai thotë se kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të realizuar qëllimin e tyre, krijimin e qeverisë teknike.

“Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Synimi është që të ekzekutojnë opozitën dhe të sigurojnë në tavolinë një mandat të 4 në zgjedhjet e 2025. Ne nuk pajtohemi me këtë, nuk do lejojmë që zgjedhjet të jenë një farse elektorale. Kërkojmë një qeveri teknike që të garantojë standardet që ka vendosur OSBE ODIHR. Këtë shqetësim e shprehëm edhe në Strasburg për gjendjen e rëndë politike që po kalon Shqipëria. Kërkuam ndihmën e tyre që mund të realizojmë qeverinë teknike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Spaho 

Pas bllokimit të rrugës me Range Rover-in e tij, Flamur Noka tha se ky është akti i dytë i mosbindjes civile dhe se opozita do të vazhdojë me akte të tjera deri sa të plotësohen kauzat e opozitës.

Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë. Do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë.  

Është një kauzë për votën e lirë, për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauzë që përmban thelbin e pluralizmit, se si duhet të jetë një qeveri, një kauzë ku duhet respektuar balanca e pushteteve.

Ne do bëjmë gjithçka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin.

Jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi.

Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks”, tha Noka.

Deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.

Deputetja e PD-së Elda Hoti, nga autostrada e Milotit, ku po mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama diskriminon veriun e Shqipërisë.

Hoti theksoi se maxhoranca e ka kthyer parlamentin në zyrë noteriale për aferat e saj korruptive. Sipas Hotit, kjo qeveri ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.

Elda Hoti: Narko-regjimi ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë. Rama diskriminon veriun. Sot veriu i Shqipërisë është lënë në harresë totale. Varfëria e mjerimi është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Maxhoranca e ka kthyer parlamentin në një zyrë noteriale të aferave korruptive.

Deputeti i PD Dashnor Sula, që ndodhet në Rrethrrotullimin e Rrogozhinës, tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim. Sula tha se gjithashtu edhe vota e lirë është e domosdoshme për një demokraci funksionale.

Dashnor Sula: Qeveria e Shqipërisë ka lënë në mjerim pensionistët. Qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta dhe qytetarët duhet të protestojnë. Ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda