×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elona Kataro: A mjafton vetëm një “kurban” dhe një prokuror në “Oktapodin” shqiptar për të hyrë në BE?!…

Nga ELONA KATARO

Ne shqiptarët, si ballkanas autoktonë që jemi, çdo gjë e duam të bujshme dhe spektakolare. Duke filluar nga dasmat që zgjatin 1 javë (qoftë edhe me pare borxh, se njeriu një herë (?) martohet) e deri tek arrestimet hollivudiane (jo vetëm se jemi pro-amerikanë, por 1 herë në 30 vjet ndodh të arrestohen ish-kryeministra dhe ish-presidentë).
Arrestimi i bujshëm dhe paraburgimi i kreut të Partisë së Lirisë (njëkohësisht ish-kryeministër dhe ish-president) i gjeti shqiptarët të ndarë si gjithmonë në grupet pro dhe kundër. Pro paraburgimit dhe kundër arrestimit ‘spektakolar’, kundër arrestimit (pakicë opozitare), pro arrestimit shoqëruar me fjalë të tipit “mirë ia bënë”, por nuk munguan as zërat që duan të arrestohen edhe figura të tjera politike. I drejtë apo i padrejtë arrestimi, tashmë i përket drejtësisë për ta vendosur, ndërsa ne na mbetet veç të aludojmë për shumat marramendëse që dëgjojmë, për vila e pallate, e me to të ndërtojmë thashethemet tona urbane.
Vendi ynë (këtu e 30 vjet tranzicion) numëron çdo vit nga një sukses të rrugës drejt Bashkimit Europian. Thënë me fjalë të tjera, herë i ngjit shkallët gërmë – gërmë, herë faqe – faqe, herë kapitull – kapitull apo 4 kapituj bashkë. E ndërsa Shqipëria pret të bëhet Europiane, shqiptarët e jetojnë në Europë ëndrrën e kahershme të tyre. Kjo duket qartë edhe në videot promovuese të të pandehurit Ilir Meta. ‘Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra’, por ama këmbë njeriu nuk gjen në këto male, se shqiptarët kanë marrë me kohë malet e emigrimit dhe sot mund të themi se fshatrat tona janë më të shkretuara dhe qytetet tona më të vetmuara, shkollat tona më të braktisura dhe rinia jonë më e tkurrur.
Gjithsesi, lidhur me ngjarjet e ditës, unë do të bëja dy ndalesa. E para, thënia e kryeministrit Rama se “tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar”. E dyta ka të bëjë me ish-zonjën e parë Monika Kryemadhi, e cila theksoi se “Shqipëria është një fshat i vogël”. Mund të mbarojë tranzicioni nëse është Shqipëria një fshat i vogël?! Sepse tek fjalia e znj. Kryemadhi unë ndjeva, frikë, revoltë dhe hakmarrje. Kjo fjali u drejtohej punonjësve të policisë që ishin të pranishëm në arrestimin e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta. Edhe pse e kishin fytyrën të mbuluar, si fshat i vogël që jemi, do ta mësojmë kush ishin ata, se njihemi me njëri – tjetrin.
Nga ana tjetër, kërcënime me apo pa zë, që janë bërë apo jo publike i kemi hasur edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit, nga ministra, nga kuadro, nga shefa apo punonjës të administratës. I ndeshim përditë të na tundin gishtin kërcënues, të na tregojnë dhëmbët. I shohim si rrëmbejnë postet e larta, vendet e mirëpaguara të punës, bursat, kreditë, bonuset shtetërore. I shikojmë si parakalojnë para nesh në Rinas, të veshur me ‘Michael Kors’ e gjithfarë puplash që ua kanë bërë peshqesh gjyshërit, prindërit, dajat e xhaxhallarët që pushtetin ua trashëgojnë pasardhësve të tyre. Dhe nëse bëhet fjalë për një vend të mirë pune, në vend të meritokracisë, parakalon gjithë arsenali i miqve dhe përfiton kur ka mikun më të fortë. Besoj se as xhepi nuk ka më rëndësi para mikut, se… nuk dinë ku të “shpëlajnë” paret e tyre, jo më të marrin dhe pare të tjera!!!
Ja pra, pse nuk u entuziazmova shumë kur dëgjova se tranzicioni në Shqipëri ka përfunduar. Sepse nuk besoj se një ‘kurban’ mjafton për të hyrë në etapën e re të një shoqërie të barabartë, të drejtë dhe të pa komprometuar. Sepse nuk mjafton një arrestim, ashtu siç nuk mjafton një prokuror Dumani në “Oktapodin” e Shqipërisë sonë.

 *Autorja është drejtuese e Organizatës “Jeta” në Athinë

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza për shkelje të barazisë në tendera

Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza për shkelje të barazisë në tendera

Publikuar më 25.10.2024
SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e PS-së Plare...

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e PS-së Plarent Ndreca. Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në […]

Lexo më shumë

Meloni: Asnjë hap pas, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funksionojë

Meloni: Asnjë hap pas, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funksionojë

Publikuar më 24.10.2024
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një inter...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë të dhënë me rastin e ceremonisë së 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane ‘Il Tempo’, ndër të tjera foli dhe për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Meloni u shpreh se pavarësisht pengesave dhe po ashtu edhe pse një pjesë të politikës nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni është […]

Lexo më shumë

Zbardhet vendimi i GJKKO-së: Ilir Meta do të shkojë te burgu 313 dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje

Zbardhet vendimi i GJKKO-së: Ilir Meta do të shkojë te burgu 313 dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje

Publikuar më 23.10.2024
Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije s...

Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është lënë në burg. Meta dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve […]

Lexo më shumë

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Publikuar më 23.10.2024
Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë...

Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Ilir Meta në gjyq Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon për herë të parë Rama: Rast që i takon vetëm drejtësisë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon për herë të parë Rama: Rast që i takon vetëm drejtësisë

Publikuar më 23.10.2024
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit...

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK. Meta ndodhet në arrest me burg prej të hënës në mesditë pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Publikuar më 22.10.2024
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklar...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Duke dënuar mënyrën sesi u arrestua Meta, Berisha tha: “Një akt të tillë publik, në të cilin ju […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Publikuar më 22.10.2024
 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një...

 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda