×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Meloni: Asnjë hap pas, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funksionojë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë të dhënë me rastin e ceremonisë së 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane ‘Il Tempo’, ndër të tjera foli dhe për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Meloni u shpreh se pavarësisht pengesave dhe po ashtu edhe pse një pjesë të politikës nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni është e vendosur që të eci përpara.

Fjala e Melonit

Do të punoj ditë e natë, por edhe do të jap përgjigjet që presin italianët. Më ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali – Shqipëri. Ndjej detyrim t’ju kujtoj se protokolli është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe nuk është normale që përfaqësuesit italianë të shkojnë në Evropë për të kërkuar dënimin e Italisë.

Nuk do të lejoj që të çmontohet një model që ne kemi identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar emigracioni. Jam e vendosur të eci përpara.

Asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm, sepse imigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Unë mendoj se edhe gjyqësori është dakord me mua. Vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë.

Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali -Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve.

Ai do të funksionojë, nuk lejoj të çmontohet. Çështja e Shqipërisë është instrumentalizuar. Protokolli Itali – Shqipëri është një projekt që realisht mund të ndryshojë temën e menaxhimit të flukseve migratore. Këtë e kuptojnë të gjithë. E kuptojnë vendet europiane që po na mbështesin. Ju kujtoj se tema për të gjetur zgjidhje të reja për trajtimin e çështjes së migracionit ilegal ishte dhe në konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian.

Ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Evropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhë të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. Është e qartë se kush do të ndalojë migracionin ilegal e kupton se ky mund të jetë një çelës kthese në anën pozitive dhe kush nuk do që kjo të ndalet e kupton se ky mund të jetë një kthesë negative.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Rama: U shqetësuan për fotot e mia cullak, tani nxjerrin Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme para fëmijëve dhe kanë marrë Elvis Rroshin, që dikur e bënin kriminel

Publikuar më 24.04.2025
Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset n...

Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza. Teksa po fliste […]

Lexo më shumë

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Rama: Ilir Vrenozi është lideri i vërtetë i PD-së, merren me mua, jo me ata që ekzaltohen në miting nga shqipja e shfrenuar

Publikuar më 24.04.2025
Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komen...

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar gjuhën fyese që mbështetësi i demokratëve, njëherësh personazh i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, përdori për t’ju adresuar atij në takimin elektoral të PD-së në Korçë. Rama e ka cilësuar Vrenozin sërish si liderin e vërtetë të opozitës së vendit, ndërsa shpreh kritika dhe habi […]

Lexo më shumë

U kallëzua penalisht për kërcënim të disa personave si dhe goditjen e shefit të financës, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

U kallëzua penalisht për kërcënim të disa personave si dhe goditjen e shefit të financës, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Publikuar më 23.04.2025
Ish-drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkark...

Ish-drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë. Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici. Por pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje […]

Lexo më shumë

Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Vorë: Familja shqiptare ka nevojë për mbështetje që të mos e braktisë vendin

Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Vorë: Familja shqiptare ka nevojë për mbështetje që të mos e braktisë vendin

Publikuar më 23.04.2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD dhe të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Vorë, ku theksoi rëndësinë e rikthimit të fokusit tek familja shqiptare dhe mbështetja ekonomike për të gjitha brezat. Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek sfidat sociale dhe ekonomike me të […]

Lexo më shumë

Rama nga Skrapari: Në 11 maj kemi një takim me historinë, na duhet vota që të mos kemi nëpër këmbë speciet e kënetës

Rama nga Skrapari: Në 11 maj kemi një takim me historinë, na duhet vota që të mos kemi nëpër këmbë speciet e kënetës

Publikuar më 23.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skrapar në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama u ndal jo vetëm te premtimet për investime në zonë, por edhe te rëndësia që sipas tij kanë këto zgjedhje për të ardhmen, pa kursyer sulmet ndaj opozitës. Ai […]

Lexo më shumë

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Publikuar më 23.04.2025
Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështor...

Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështore të lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shpirtërore dhe historike. Në një akt domethënës uniteti dhe respekti ndërfetar, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën […]

Lexo më shumë

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re. Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është […]

Lexo më shumë

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

“Më kujtohet kur isha lakuriq…”- Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne

Publikuar më 21.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi...

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. I pranishëm ishte edhe Pandeli Majko, i cili kujtoi kohët e vjetra me Edi Ramën. Por ndërsa po fliste Majko, Rama tha: “Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda