×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet vendimi i GJKKO-së: Ilir Meta do të shkojë te burgu 313 dhe Monika Kryemadhi në detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është lënë në burg.

meta kryemadhi xhixho

Meta dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjithashtu masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka ndryshuar për Monika Kryemadhi, e cila dyshohet të të njëjtat akuza. Edhe për Ema Çokun nuk kanë ndryshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Masa ka ndryshuar vetëm për Pirro Xhixhon, i cili sipas SPAK duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEPnë zbatimi të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta është dërguar në ambientet e paraburgimit në burgun 313 në Tiranë pasi GJKKO konfirmoi masën e arrestit ndaj tij. Mbrëmjen e sotme Meta do të qëndrojë në dhomën e observimit.

Aty ai do të intervistohet nga punonjësit e burgjeve nëse ka konflikte me të paraburgosurit e tjerë, në mënyrë që të identifikojë personat e mundshëm me të cilët mund të ketë konflikte. Kjo procedurë do të ndiqet për Metën në mënyrë që të evitohen sulmet e mundshme ndaj tij për arsye të detyrave të rëndësishme që ai ka mbajtur.

Meta ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Parlamentit, President, si edhe ministër në disa dikastere përgjatë karrierës së tij mbi 30-vjeçare.

 Vendimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.

Personi nën hetim Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.

  1. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Piro Xhixho me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
  2. Personi nën hetim Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ema Çoku, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.
  4. Personi nën hetim Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:00.
  5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Publikuar më 23.10.2024
Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë...

Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Ilir Meta në gjyq Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve. GJKKO rikonfirmoi masën arrest me […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon për herë të parë Rama: Rast që i takon vetëm drejtësisë

Arrestimi i Ilir Metës, reagon për herë të parë Rama: Rast që i takon vetëm drejtësisë

Publikuar më 23.10.2024
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit...

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK. Meta ndodhet në arrest me burg prej të hënës në mesditë pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Arrestimi i Metës, Berisha bën deklaratë të fortë: Terroristët e armatosur që i zunë pritë, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të

Publikuar më 22.10.2024
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklar...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”. Duke dënuar mënyrën sesi u arrestua Meta, Berisha tha: “Një akt të tillë publik, në të cilin ju […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

Publikuar më 22.10.2024
 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një...

 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat

Publikuar më 21.10.2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK, avokati: U rrëmbye në rrugë, i vendosur që të përballet me procesin! Nën hetime dhe Monika Kryemadhi

Publikuar më 21.10.2024
Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu ...

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci. Gjokutaj: Ka mbërritur këtu […]

Lexo më shumë

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Agjentët e maskuar e nxjerrin me forcë nga makina, dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës. Kryemadhi mohon se ka masa ndaj saj dhe bashkëshortit (VIDEO)

Publikuar më 21.10.2024
Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lir...

Ky është momenti i arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish presidenti u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa po lëvizte me makinë drejt selisë së partisë. Meta u arrestua me urdhër të tre prokurorëve Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani pasi akuzohet për korrupsion në tre raste, për pastrim parash […]

Lexo më shumë

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Pas arrestimit të Ilir Metës, GJKKO vendos “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit

Publikuar më 21.10.2024
Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Pa...

Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar. Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa vepra penale. Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda