Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës.
Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci.
Gjokutaj: Ka mbërritur këtu mbas një rrëmbimi që iu është bërë në rrugë, me një sjellje jo ligjore. Ndodhi me një person që ka qenë disa herë në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite që janë në duart e pakurorëve
Qëndrimi i tij është i qartë, është i vendosur të përballet me procesi. Çdo gjë që është e shkruar në këtë vendim, sepse e ka marrë më përpara, është gati të bëjë mbrojtje.
Nuk e kam lexuar akoma vendimin e gjyqtarit. Janë 3 akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim parash.
Monika Kryemadhi është nën hetim?
Gjokutaj: Patjetër, nuk e di për çfarë akuzohet.
Arrestimi i Metës
Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ai u ndalua nga agjentët e BKH-së, të asistuar nga policia pranë zonës së Casa Italias në Tiranë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
“Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar, dyshohet për pastrim parash”, shkruan prestigjiozja “The Washington Post”.
Ndërkohe Assosiated Press ka shkruar: “Partia e majtë e Shqipërisë së Lirisë tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash. Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria.”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas procedurave atje, kreu i PL-së, ish Presidenti i Shqipërisë më pas i shoqëruar me forcat e policisë është nisur drejt bllokut të Sigurisë tek Mine Peza.
Ilir Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.
Bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, shkroi në rrjetet sociale se nuk është në dijeni se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” – siç është raportuar në mediat në Shqipëri – e as për masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën.
Ndërsa zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi si “akt të papërgjegjshëm” arrestimin e Metës, duke thënë se SPAK-u me këto veprime po tenton “ta eliminojë opozitën”.
“Arsyet e arrestimit të tij lidhen me qëndrimin që ka mbajtur në mbrojtje të çështjes kombëtare”, tha Blushi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/