×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti.

Shkaqet që e kanë shtyrë 37-vjeçarin, i cili ishte pjesë e Gardës së Republikës drejt këtij akti të rëndë janë ende të paqarta.

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e BBV, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

sheila haxhiraj3

Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.

“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.

Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalët “do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.

sheila haxhiraj2

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤️❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.

Henri Haxhiraj sheila haxhiraj1

37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi qëlloi veten me armë.

Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Henri Haxhiraj sheila haxhiraj

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë

Presidentja e KE-së merr si shembull marrëveshjen Meloni-Rama: Liderët e BE-së të eksplorojnë skemat për kampe emigrantësh jashtë BE

Presidentja e KE-së merr si shembull marrëveshjen Meloni-Rama: Liderët e BE-së të eksplorojnë skemat për kampe emigrantësh jashtë BE

Publikuar më 15.10.2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një eksplorim të “nyjeve të kthimit” jashtë BE-së në një letër drejtuar liderëve kombëtarë të bllokut për migracionin e parregullt, duke përmendur një marrëveshje midis Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm. Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten dhe të […]

Lexo më shumë

Hapja e negociatave me BE, Rama: Për herë të parë në historinë tonë hetime të profilit të lartë, luftë korrupsionit në çdo nivel

Hapja e negociatave me BE, Rama: Për herë të parë në historinë tonë hetime të profilit të lartë, luftë korrupsionit në çdo nivel

Publikuar më 15.10.2024
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Luksemburgu për parakusht...

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Luksemburgu për parakushtet e përmbushura nga Shqipëria për hapjen e kapitullit të parë të negociatave të integrimit me BE apo dhe detyrimet që sjell procesi. Ndër të tjera Rama theksoi se për herë të parë në historinë tonë që kur Shqipëria u bë shtet sovran në 1912, po shohim […]

Lexo më shumë

Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

Mediat italiane: Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë

Publikuar më 14.10.2024
Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt...

Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se është nisur drejt Shqipërisë, anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit. Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta, dhe në Shqipëri do të kontrollohet […]

Lexo më shumë

CNN: Pse u ndërtuan kampet për refugjatët afrikanë në Lezhë

CNN: Pse u ndërtuan kampet për refugjatët afrikanë në Lezhë

Publikuar më 14.10.2024
Qeveria italiane ka përballë një sërë sfidash të reja ndërsa...

Qeveria italiane ka përballë një sërë sfidash të reja ndërsa përgatitet të hapë dy qendra të trajtimit të emigrantëve në Shqipëri në tetor, aty ku burrat afrikanë që kapen në det, do të procedohen për azil. Është një lëvizje për të cilën administrata e djathtë thotë se do të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe […]

Lexo më shumë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Procesi i Vettingut/ KPK drejt mbarimit të mandatit 7-vjeçar, i mbeten për të gjykuar edhe 6 magjistratë! Nga sistemi u shkarkuan 267 prokurorë e gjyqtarë

Publikuar më 14.10.2024
Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si sh...

Procesi i Vetingut po shkon drejt përfundimit jo vetëm si shqyrtim subjektesh, por edhe si mandat i KPK-së, i cili u “lind” më 17 qershor të 7 viteve më parë si domosdoshmëri për të kaluar në sitë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe njerëzit e drejtësisë. Në fakt, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë shifra […]

Lexo më shumë

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda