×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë e mundur edhe falë insistimit të kreut të shtetit turk.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta.

Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!”- thuhet në reagimin e KMSH-së.

Faltorja më e madhe në Ballkan, Xhamia e Namazgjasë, prej muajit janar të këtij viti është gati për të pritur mijëra besimtarë muslimanë. Ndërtimet kanë përfunduar dhe Xhamia e pozicionuar mu në zemër të Tiranës është kthyer në një vepër madhështore.

Pamjet brenda xhamisë janë përrallore, ku dhe ashtu si ishte skicuar çdo punim brenda dhe jashtë këtij objekti kulti është ndërtuar me kujdes deri në detajin më të vogël.

Nisja e punimeve për ndërtimin e kësaj Xhamie u inagurua më 13 maj 2015. Ajo ka një hapësirë ndërtimi prej rreth 6 mijë metrash katrorë, me një kapacitet prej 5000 persona. Njëjtë si dhe është bërë me dije më herët kjo Xhami ka një qendër multi funkionale, ku pjesë të saj janë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Më 28 janar të këtij viti ministri turk, Hakan Fidan, mbërriti në Tiranë dhe ndalesa e parë e tij ishte pikërisht në xhaminë e Namazgjasë. I shoqëruar nga delegacioni, ministri turk vizitoi faltoren më të madhe të Ballkanit.

Mirëpo, ajo që ran ë sy ishte fakti se asnjë mysliman shqiptar, imam nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, nuk shoqëruan Fidanin në këtë vizitë.  Duke marrë parasysh rëndësinë që Fidan ka në kabinetin e Erdoganit, i cili njihet si krahu i djathtë i presidentit, askush nga krerët e KMSH, as vetë Bujar Spahiu, nuk ishin të pranishëm në vizitën që ministri bëri muaj më parë në Xhami.

Kujtojmë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar disa herë që asnjë përfaqësues mysliman shqiptar të mos jetë i pranishëm në vizitat e tuqve në xhamitë e vendit tonë pasi i konsideron ata të lidhur me FETON apo Lëvizjen GYLEN. Për Turqinë FETO është një lëvizje terroriste që ka hedhur rrënjë dhe në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda