×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tritoli i vendosur në derën e shtëpisë së saj i mori jetën fqinjit të pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli pas vdekjes së 29-vjeçarit

Është ndarë nga jeta pas tre muajsh ‘luftë’ në spital Enea Thomaraj, vetëm 29-vjeç.

I riu mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e dy fqinjëve të tij në Elbasan, pasi si pasojë e forcës së shpërthimit, dera e banesës së tij është shembur dhe i ka rënë mbi trup. Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin, të arrestuar dy vite më parë në Fier.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”.

Kjo ishte deklarata e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan. Për disa ditë me radhë, e reja vazhdoi me akuzat ndaj Dumanit, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Xhovana Nikolli dhe viktima Enea Thomaraj

Ditën e sotme Xhovana ka reaguar duke shprehur ngushëllime familjes së të riut që humbi jetën padrejtësisht, dhe pa asnjë lidhje me këtë histori.

“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Xhovana dhe motra e saj kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol.

“Nuk është burrni të merresh me femra. Çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit. Nuk jam femër që dorëzohet lehtë, nëse je burr hajde vendos prapë tritol, more në qafë njerëz të gabuar”, ishte një nga postimet e saj.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK dhe në një intervistë kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

“Sterilizimi”, Klodian Rjepaj tregon udhëtimin me ish-ministrin Ilir Beqaj në Itali

Publikuar më 20.09.2024
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar ...

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka raportuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë detaje në lidhje me këtë koncesion. Ai ka folur edhe për një udhëtim në Itali me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe, Ilir Beqaj ku kanë nisur një bashkëpunim me Universitetin e Peruxhias. Ai u pyet nga Albana Vokshi […]

Lexo më shumë

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit: Ja roli i Ilir Rrapajt, nuk isha në dijeni të shqetësimeve të Manastirliut

Publikuar më 20.09.2024
Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndod...

Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK për koncensionin e Sterilizimit, po jep dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar. Ai ka dhënë sqarime kryesisht teknike, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Ilir Rrapajt, i cili ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo […]

Lexo më shumë

Dekonspirimi i operacionit për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin ish-drejtorit Rrumbullaku dhe drejtorit të Elbasanit

Dekonspirimi i operacionit për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin ish-drejtorit Rrumbullaku dhe drejtorit të Elbasanit

Publikuar më 17.09.2024
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një hetim për nxjerrje ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, teksa dyshohet për dekonspirim të operacionit për goitjen e organizatës kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, me bazë në Elbasan dhe Dubai. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK lëshoi 33 urdhër-arreste, teksa u ekzekutuan vetëm 13 prej tyre, 2 prej tyre […]

Lexo më shumë

Gazment Bardhi çohet në Fier, Luan Baçi kundër lëvizjeve të Flamur Nokës: Do të respektoj vetëm vendimin e Berishës

Gazment Bardhi çohet në Fier, Luan Baçi kundër lëvizjeve të Flamur Nokës: Do të respektoj vetëm vendimin e Berishës

Publikuar më 04.09.2024
Në mungesë të Sali Berishës, i cili është dënuar të mos...

Në mungesë të Sali Berishës, i cili është dënuar të mos shkelë jashtë mureve te banesës së tij, me punët e partisë po merret Flamur Noka. Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen  edhe ne  selinë blu,  në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin […]

Lexo më shumë

Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri pritet të mbajë një fjalim në mitingun e Himarës si eurodeputet

Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri pritet të mbajë një fjalim në mitingun e Himarës si eurodeputet

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Fierit mori sot vendimin për të liruar me kusht ng...

Gjykata e Fierit mori sot vendimin për të liruar me kusht nga burgu Fredi Belerin, duke pranuar kështu kërkesën e tij. Fredi Belerit i kishin mbetur edhe 6 javë për të përfunduar dënimin. Ndërkohë mësohet se pasi të lërë qelinë, Fredi Beleri do t’i drejtohet qytetit të Himarës, ku edhe do të mbajë një fjalim […]

Lexo më shumë

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua, CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua, CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Publikuar më 29.08.2024
Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngët...

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s. CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti […]

Lexo më shumë

Dalin pamjet e momentit të frikshëm kur jahti luksoz përpihet nga tornado! Si humbën jetën manjatët brenda disa sekondash (VIDEO)

Dalin pamjet e momentit të frikshëm kur jahti luksoz përpihet nga tornado! Si humbën jetën manjatët brenda disa sekondash (VIDEO)

Publikuar më 21.08.2024
Pamjet e publikuara rishtazi nga CCTV kanë treguar momentin ...

Pamjet e publikuara rishtazi nga CCTV kanë treguar momentin kur superjahti Bayesian u përfshi nga një burim uji i dyshuar. Janë publikuar pamje e një kamera sigurie që tregon momentin kur superhajti Bayesian u përpi nga tornado dhe u fundos. Gjashtë pasagjerë në bordin e anijes, duke përfshirë manjatin e teknologjisë  Mike Lynch , 59 vjeç, vajza […]

Lexo më shumë

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe…

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe…

Publikuar më 21.08.2024
Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufiz...

Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufizohet Shqipëria në një reportazh të TF1, kanalit më të shikuar televiziv të Francës e ndër më të njohurit në Europë,duke u ndalur në zhvillimin turistik të vendit tonë. Madje, Shqipëria cilësohet si Eldorado e Europës, ku miliona turistë e kanë vizituar dhe janë mahnitur. Kjo është […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda