×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më erdhi dhuratë një copë druri brenda një kornize xhami”/ Spiropali flet për gjestin e Bardhit në Kuvend: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit! Si njeri e kam falur, si politikane…

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, foli në Forumin për Anti-korrupsion përpara mbledhjes parlamentare.

Ajo foli për situatën kaotike që u krijua në Parlament pak ditë më parë dhe se gjithashtu për copat e drurit që iu hodhën drejt saj, dyshohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

“Ndihem e lumtur që jemi sot bashkë. Faleminderit që na dhatë rastin e kënaqësinë të shkëmbejmë ide më mirë dhe më qartë për atë që përditshmëria na bën të harrojmë, rrjedhën galoponte të ndryshimit. Një ndryshim që pak kohë më parë përballë skepticizmit fatal, ‘ky vend nuk bëhet’ na dukej e pamundur. Ky vend bëhet, ky vend po bëhet.

Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më të papërshtatshme që kam marrë ndonjëherë, një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të gjuajtur në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të rri pa thënë dy fjalë.

Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin që duhet të mbizotërojë dialogu dhe arsyeja, thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi mundësi të shtjellojmë të gjitha arsyet. Po ju them vetëm njërën nga ato, atë që ka të bëjë me rolin balancues të pushtetit gjyqësorë. Ka ndodhur pikërisht këtu ku prokurorët e përgjithshëm të këtij vendi, shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha ndër të tjera Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

U dënua me 2.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës, Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, por burimi i 500 mijë eurove në tubat e aspirimit mbetet ende mister

U dënua me 2.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës, Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, por burimi i 500 mijë eurove në tubat e aspirimit mbetet ende mister

Publikuar më 03.10.2024
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2.6 vite burg të Alda Klosit. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg.  Apeli gjithashtu la në fuqi dënimin e pastrueses se Klosit, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djalit të saj Havier Dobi me 3 vite burg. Arrestimi […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

Publikuar më 03.10.2024
Kryeministri Edi Rama u operua sot në Qendrën Spitalore Univ...

Kryeministri Edi Rama u operua sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Kryeministria dhe detaje lidhur me operimin. “Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies […]

Lexo më shumë

Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së

Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së

Publikuar më 03.10.2024
Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u...

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare. Derën kryesore e kishin bllokuar Garda, ndërsa një derë tjetër ishte e kyçur. Deputeti i PD, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e […]

Lexo më shumë

Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët

Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët

Publikuar më 02.10.2024
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Flamur Nokën, Gazme...

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë. Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 […]

Lexo më shumë

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Publikuar më 02.10.2024
Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një po...

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara. Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon. “Kam bisedën […]

Lexo më shumë

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

Publikuar më 02.10.2024
Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana ...

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre. Burime nga Kuvendi […]

Lexo më shumë

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

Publikuar më 02.10.2024
Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi ...

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete. Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, […]

Lexo më shumë

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Publikuar më 02.10.2024
Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë ...

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda