Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.
Burime nga Kuvendi bëjnë thanë se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.
Grupi i punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.
Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.
Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media.
Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë : Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës.
Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji.
Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.
Sakaq, Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/