×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U prezantuan si funksionarë të lartë shtetërorë dhe mashtruan biznesmenin, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari, shpallet në kërkim organizatori

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kurse organizatori është shpallur në kërkim, pasi mashtruan administratorin e një biznesi në Tiranë.

“Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.

Punohet për kapjen e organizatorit të këtij rasti, të identifikuar tashmë nga Policia.

Sekuestrohen 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe në drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”- njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Zbulohet letra, Baba Mondi kërkoi që në vitin 2017 që Kryegjyshatës t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë

Publikuar më 25.09.2024
Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë...

Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër  kreu […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i vendosur në idenë e tij: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Rama shprehet i vendosur në idenë e tij: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Publikuar më 25.09.2024
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes nj...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në platformën X, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për idenë e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, si një “Vatikan” në kryeqytet. Kreu i qeverisë shprehet se është “mësuar të lexojë e dëgjojë çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që […]

Lexo më shumë

Mustafa Nano: O sa mirë me qenë bektashi!

Mustafa Nano: O sa mirë me qenë bektashi!

Publikuar më 25.09.2024
Nga Mustafa Nano Bektashizmi është një sekt (tarikat) i...

Nga Mustafa Nano Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më i mistershëm sesa fetë e mëdha monoteiste. Është i zhytur në mjegullën e historisë. Aliu, kalifi i katërt, që është “profeti” i sektit të bektashinjve (për nga rëndësia, disa e vënë mbas e disa në krah të Muhametit), besohet të jetë një personazh i historisë, […]

Lexo më shumë

Plane për një mikro-shtet sovran të bektashinjve, media gjermane: Lëvizja u prit me habi dhe skepticizëm nga opinioni publik, ndikon në harmoninë fetare

Plane për një mikro-shtet sovran të bektashinjve, media gjermane: Lëvizja u prit me habi dhe skepticizëm nga opinioni publik, ndikon në harmoninë fetare

Publikuar më 25.09.2024
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “Sht...

Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë. Kryegjyshata Botërore e mirëpriti lajmin, ndërkohë që lëvizja u prit me habi dhe skepticizëm nga opinioni publik. Teksa shpallte planin e tij për krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi, kryeministri Edi Rama zgjodhi të perifrazojë nobelisten shqiptare Nënë […]

Lexo më shumë

Efektivi i FNSH-së u gjet i pajetë në kanal, banorët: Po udhëtonte me motor dhe uji kaloi rreth 1 metër sipër asfaltit. Shteti të ndërhyjë se nuk janë pastruar kanalet

Efektivi i FNSH-së u gjet i pajetë në kanal, banorët: Po udhëtonte me motor dhe uji kaloi rreth 1 metër sipër asfaltit. Shteti të ndërhyjë se nuk janë pastruar kanalet

Publikuar më 25.09.2024
Efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj, ka humbur jetën në orët...

Efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi pësoi një aksident me motor si pasojë e motit të keq. Ai po udhëtonte me motor për në banesë rreth orës 02:00 në fshatin Bardhaj, kur humbi drejtimin e mjetit dhe ra në kanal. Sipas policisë, efektivin e mori […]

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e grabitjes në pikën e këmbimit valutor në Durrës, autori hyn i qetë dhe merr shumën e parave në sy të klientëve! Punonjësja përleshet me 29-vjeçarin (VIDEO)

Publikohen pamjet e grabitjes në pikën e këmbimit valutor në Durrës, autori hyn i qetë dhe merr shumën e parave në sy të klientëve! Punonjësja përleshet me 29-vjeçarin (VIDEO)

Publikuar më 25.09.2024
Policia e Durrësit ka publikuar pamjet (SHIKO VIDEON) e grab...

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet (SHIKO VIDEON) e grabitjes së pikës së këmbimit valutor. Siç duket edhe në këtë video, 29 vjeçari i identifikuar si Florenc Deda futet i qetë, ndërsa aty ka edhe një klient. I riu pasi futet brenda sportelit ku ndodhej punonjësja e Exchange, drejtohet në vendin ku mbahen paratë. Punonjësja […]

Lexo më shumë

Humbi kontrollin e motorit për shkak të stuhisë dhe ra nga ura, kush është efektivi i FNSH-së! Trupi u gjet në kanal pas shumë orësh kërkimesh

Humbi kontrollin e motorit për shkak të stuhisë dhe ra nga ura, kush është efektivi i FNSH-së! Trupi u gjet në kanal pas shumë orësh kërkimesh

Publikuar më 25.09.2024
Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pa...

Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër. 52-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve. Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë. Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik […]

Lexo më shumë

“Pacienten nga Lushnja e çojmë në Fier, ka më afër edhe varrezat”, zbardhen të tjera biseda skandaloze mes mjekëve të Onkologjikut

“Pacienten nga Lushnja e çojmë në Fier, ka më afër edhe varrezat”, zbardhen të tjera biseda skandaloze mes mjekëve të Onkologjikut

Publikuar më 24.09.2024
Humori i zi duket se ishte një nga mënyrat sesi mjekët e spi...

Humori i zi duket se ishte një nga mënyrat sesi mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, trajtonin rastet dhe pacientët e tyre. Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër episod me komunikime mes mjekëve të Onkologjikut, ku theksohet mungesa e dozave të ilaçeve dhe problemet e tjera që hasnin me pacientët. Mes të tjerash, mjekët […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda