×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta shohim. është ende herët. Jam i interesuar për të parë se si do të funksionojë. Mendoj se të gjithë kështu janë. Por është ende shumë shumë herët”.

Britaniku konfirmon kësisoj se mbetet i hapur për t’i dërguar refugjatët drejt Shqipërisë, ku ata mbyllen nëpër kampe, për të shmangur mundësinë e arratisjes dhe depërtimit ilegal në BE.

Kier Starmer dhe Xhorxhia Meloni

Kampet e izolimit të refugjatëve afrikanë janë në mbarim e sipër në Shëngjin dhe në Gjadër. Sipas paktit Rama-Meloni parashikohet që refugjatët të qëndrojnë për rreth një muaj aty, koha që nevojitet për kryerjen e procedurave të vlerësimit të kërkesës për azil. Në kampin e Gjadrit, që do të menaxhohet nga italianët është parashikuar të strehohen jo më shumë se 3 mijë refugjatë burra afrikanë në të njëjtën kohë.

Duhet thënë se ideja që po josh liderët europianë, për t’i mbyllur emigrantët afrikanë nëpër kampet e Shqipërisë, bie në kundërshtim me premtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit marrëveshja me Italinë konsiderohet “1 në 100”.

Kështu e quajti ai në intervistën për Financial Times, kur tregoi edhe ofertën që i bëri ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson kur ishte në detyrë.

“Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, “E komplimentoj udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku. Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje, për t’i trajtuar”. Unë thashë, “Më falni, kjo nuk është e mundur,” shpjegoi Rama për Financial Times.

Por deklarata e Keir Starmer shërben për të kuptuar edhe diçka tjetër.

Qeveria shqiptare ka bërë një propagandë të shfrenuar për të përçuar mesazhin se imazhi i Shqipërisë nëpër botë ka ndryshuar. Deputetët socialistë e konsiderojnë një “brand” të vërtetë të imazhit të Shqipërisë, kryeministrin Rama, që gjithnjë tërheq vëmendjen kur parakalon me atlete të bardha në takimet e ndërkombëtarëve.

Konfidencat e Edi Ramës me liderëve e BE-së, samitet ndërkombëtare që organizohen në Tiranë, ftesat për të diskutuar mbi tema globale janë pjesë e një narrative që tenton të bindë se vendi ynë ka kapur një pozicion kyç në arenën ndërkombëtare, tani që për imazhin kujdeset qeveria e Ramës.

Por kur liderët europianë i lënë mënjanë kortezitë dhe kalojnë në terma konkretë, tabloja përmbyset. Shqipëria del të jetë një venddepozitim emigrantësh në sytë e tyre. Çështja katandiset nëse do gjendet ndonjë vend tjetër të Afrikës që do pranojë refugjatët pasi të marrë ca para, apo t’ia ngecin Shqipërisë. Thënë këtë, kuptohet pse Edi Rama ia lejon vetes të përkëdhelet herë pas here nga “miqtë” e tij në samitet ku është i ftuar rregullisht.

Modeli që propozon marrëveshja Rama-Meloni për trajtimin e refugjatëve është kritikuar nga disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mes tyre janë Human Rights ëatch dhe Amnesty International që kanë ngritur shqetësimin për shkeljen e të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, “përfshirë edhe izolimin arbitrar të tyre” në kampin e Gjadrit.

Keir Starmer i konfirmoi gazetarëve se ka folur si me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron për çështjen e azilkërkuesve. Por kur është konsultuar me Xhorxhia Melonin ai tha se “Ajo ka disa ide të forta dhe shpresoj t’i diskutoj këto me të. Ne kemi folur se si t’i përmirësojmë operacionet e përbashkëta, pra është diçka për të cilën do të flasim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Publikuar më 21.12.2024
Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas v...

Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Edi Rama, kryeministri konfirmoi ndalimin, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit […]

Lexo më shumë

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Publikuar më 20.12.2024
Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktu...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.  Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 […]

Lexo më shumë

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Publikuar më 20.12.2024
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, ...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive […]

Lexo më shumë

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Publikuar më 19.12.2024
“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe neR...

“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe ne”, keshtu e nisi rrefimin e tij ish bashkeshorti i kengetares shqiptare Parashqevi Simaku. Ne nje rrefim per Top Channel, ish bashkeshorti i kengetares Robert Nolfe, theksoi se Parashqevia u zhduk nga te gjithe ne menyre te pashpjegueshme. “Dua te them se kam marre kercenime keto […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda