×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, ky vendim u është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Këto sekuestro ishin vendosur nga disa përmbarues që ishin kontraktuar nga “Final” dhe “Micro Credit Albania”, të cilët duke respektuar vendimet e gjykatave kanë urdhëruar 11 banka të bllokojnë llogaritë bankare të personave debitorë.

Por tashmë urdhrat e ekzekutimit të tyre kanë dalë “nul”, pasi prokuroria e Tiranës përmes vendimit të Gushtit 2024 mori kompetencat e përmbaruesve privatë, duke urdhëruar menjëherë lirimin të mijëra llogarive bankare, pa pasur asnjë vendim gjykate dhe njëherësh pa pritur të përfundojë çështja penale kundër administratorëve të shoqërive kredi-dhënëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

“…lista emërore e qytetarëve që u është hequr sekuestrim i llogarive bankare, do i dërgohet prokurorisë së Tiranës në mënyrë elektronike në një “Hard Copy” me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara…”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetari Elton Qyno.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës, nënvizon se nëse Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara, do të çmoj të nevojshme në vazhdimin, ekzekutimin e mbledhjes me forcë të atyre detyrimeve që do të rezultojnë në përputhje me ligjin ( pra detyrime jo të lindura nga veprimet e kundraligjshme të sipërcituara), në momentin që do të kryhet zëvendësimi i përmbaruesit, të kryejë veprimet përmbarimore konform legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë pas heqjes së sekuestrove të llogarive bankare të individëve të ndryshëm, llogaritë e të cilëve janë sekuestruar me vendim të përmbaruesve, të cilëve rezulton ti jetë hequr licenca, duhet të njoftohet zyrtarisht prokuroria dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, e cila zotëron kuotat e shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.

Kjo vendimmarrje e prokurorisë së Tiranës është marrë duke u rakorduar dhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Këto dy institucione kanë konstatuar se shumë përmbarues që kanë vepruar për llogari të shoqërive “MCA” dhe “Final” për mbledhjen e borxhit, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe u ka revokuar licencat.

Për shkak të mosdorëzimit të dosjeve dhe për shkak të problemeve të tjera teknike, nuk është bërë e mundur të vendosen përmbaruesit zëvendësues dhe për këtë arsye llogaritë e shumë qytetarëve prej vitesh kanë mbetur të bllokuara.

Nisur nga këto kushte, thuhet në dokumentin e prokurorisë me qëllimin që mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve, është kërkuar në 11 banka të nivelit të dytë heqja e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca.

Reagon ish-ministri i Financave

Ish-ministri Arben Malaj ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë e cila ka liruar mijëra llogari bankare të cilat u përksinin qytetarëve kredimarrës tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-ministri Malaj u ka shprehur mirënjohje të thellë mediave të cilat ngritën zërin për këtë situatë. Kujtojmë se Newsbomb.al ishte dhe media e parë e cila solli me të madhe skemën korruptive dhe mashtruese se si mijëra familje shqiptare po mbaheshin “peng” nga MCA.

Ndër të tjera, ish-ministri thekson se pa sensibilizimin publik ky problem mund të bëhej dhe më i madh dhe shumë familje shqiptare do të varfëroheshin deri në mbijetesë.

Sipas Malajt tani ka ardhur momenti që të ndërmerren hapa ligjore dhe institucionale parandaluese. Ai thekson se një bashkëpunim mes Bankës së Shqipërisë me Bankën Botërore për mbrojtjen e konsumtorëve dhe huamarrësve nga subjektet e MCA është një hap i madh dhe duhet përshpejtuar.

“Bashkëpunimi i Bankës së Shqipërisë me Bankën Botërore për mbrojtjen e konsumatorëve/huamarrësve nga subjektet e mikro kredisë është një hap i cili duhet përshpejtuar.

Kërkesa publike e koleges Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit, për miratimin në këtë sesion parlamentar i Direktivës së BE-së për mbrojtjen e huamarrësve nga subjektet financiare jo bankare, mund të mbështetet nga deputetët pa ndasi partiake. Vetë huamarrësit kanë qenë viktima të përbashkëta të prkatikave grabitqare”, shkruan ndër të tjera ish-ministri Malaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Publikuar më 19.09.2024
Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryeta...

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës. […]

Lexo më shumë

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Denoncime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente

Publikuar më 19.09.2024
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin...

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro. Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, ku sipas Prokurorisë ky denoncim është bërë nga nga administratori italian Savino […]

Lexo më shumë

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin që u nda nga jeta dje në moshën 44-vjeçare, familjarë, miq dhe kolegë bëjnë nderimet e fundit

Publikuar më 19.09.2024
Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendi...

Që prej orës 10.00 të paradites së sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po mbahen homazhet për ish-deputetin e ndjerë demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Të parët që mbajtën homazhe pranë arkëmortit të pajetë ishin përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Publikuar më 19.09.2024
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeks...

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024. “Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, […]

Lexo më shumë

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Beleri akuzon Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE: Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE-së, reformat mund të kthehen në “bomba totalitare”

Publikuar më 17.09.2024
Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në ...

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj. “Me emocion të madh […]

Lexo më shumë

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda