×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.

 Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., Federatës Shqiptare të Futbollit, Klubeve të futbollit si dhe RTSH që është partneri i ri mediatik që ka blerë të drejtën e transmetimeve  televizive të këtyre kampionateve.

Ceremonia u organizua në “Shtëpinë e Futbollit” në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin  Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, z. Alfred Peza, Presidenti i Abissnet sh.a. , z. Koço Kokëdhima, përfaqësues të klubeve të futbollit në vend si dhe gazetarë të televizioneve, gazetave e radiove dhe personalitete të futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka falënderoi kompaninë Abissnet dhe drejtuesit e tij  për kontributin e dhënë  për 3 vitet e shkuara si dhe rinovimin e kontratës edhe për 3 vite të tjera duke ndihmuar kështu futbollin elitar, klubet, Federatën dhe të rinjtë e vendit që kanë zgjedhur karrierën e futbollit në vend.

Z. Duka falenderoi në mënyrë të veçantë RTSH që për herë të parë do të jete partneri mediatik i “Abissnet Superiore” duke e rritur shumë shikueshmërinë dhe duke ndihmuar kështu futbollin shqiptar. Zoti Duka falënderoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin dhe Ministrat e qeverisë për mbështetjen dhe përpjekjet e tyre për të përmirësuar infrastrukturën sportive nëShqipëri.

Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, vlerësoi marrëveshjen e re me Federatën  si një mundësi për të pasqyruar futbollin shqiptar në mënyrë më të gjerë dhe për të përfshirë më shumë ekipe dhe kategori në transmetimet televizive. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të ndihmojë në rritjen e besimit te sporti shqiptar dhe në stimulimin e mbështetjes publike për ekipet dhe ngjarjet sportive.

President i Abissnet sh.a. z, Koço Kokëdhima, ka luajtur dhe luan një rol thelbësor në këtë marrëveshje. Ai midis te tjerash tha: ”Ky është një partneritet që synon të ngrejë në nivelet më të larta, të paeksploruara, ekonominë shqiptare të futbollit dhe të krijojë një plaftormë ku talentet e reja të rriten jo vetëm të shëndetshëm, por në kontekstin e një industrie shumë konkurruese, në kontekstin e një industrie që prodhon karriera shumë të mëdha në epokën e sotme, ose gjëra që janë ëndrra, që janë legjenda, që janë të magjishme. Kështu që, përmes këtij partneriteti duam të ndihmojmë që të rinjtë e Shqipërisë të mos privohen nga këto ëndrra dhe zhvillime.

Dua që të shpreh besimin që të gjitha kampionatet Abissnet Superiore do të jenë qartazi simbole të këtij përparimi që suportohet nga ky partneritet dhe i ftoj të gjithë shqiptarët t’i besojnë këto kampionate, t’i besojnë garat e të rinjve të fëmijëve tanë, djemve dhe vajzave të Shqipërisë, t’i mbështesin me gjithë zemër dhe shpirt duke e kuptuar që mbështetja jonë nuk është thjeshtë një kalim kohe për ne, është një energji shume e madhe për të rritur shëndetshëm brezat e ardhshëm dhe talentet e Shqipërisë.

Dua të falenderoj në mënyrë të posaçme Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armand Duka, për të gjithë përkushtimin e tyre për ta çuar futbollin e Shqipërisë para. Zgjedhja e zotit Duka si zv.president i UEFA-s në këtë kontekst që flasim është një mbështetje e madhe për të gjitha këto ambicie që ne ndërtojmë dhe suportojmë përmes këtij partneriteti. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë RTSH dhe z Peza për këtë iniciativë shumë nderuese për ta dhe për futbollin e Shqipërisë. Për ta dhe për lojën e magjishme të futbollit, sepse futbolli ynë ka vendin te televizioni publik i cili është televizion më i lidhur me popullin shqiptar për faktin se është televizion që mbështetet nga të gjithë shqiptarët, edhe ekonomikisht edhe në kuptimin e një trashëgimie shumë të gjatë dhe shumë të madhe.

Dua të falenderoj gjithashtu qeverinë e Shqipërisë, dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama, i cili e ka mbështetur këtë partneritet, e ka mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë partneritet duke mbështetur RTSH-në që ta zhvillojë këtë marrëveshje me FSHF. Ky është vetëm një hap sepse shumë hapa duhen bërë përpara. Dhe ne nuk jemi bashkuar këtu thjeshtë për të përmbushur qëlllime biznesi, por për të përmbushur qëllime strategjike që kanë të bëjnë me përgjegjësinë që kanë të gjithë aktorët e lojës së futbollit ndaj vendit, ndaj popullit dhe ndaj rinisë sonë.

Dhe së fundmi dua t’ju them që Abissnet është një emër shumë nderues dhe nuk e kam të flas për ABISSNET-in TIM, do t’u thjem thjeshtë atë që mendoj unë. Abissnet është pioneri i shumë shërbimeve të telekomunikacionit për herë të parë në Shqipëri, ka promovuar për herë të parë internetin komercial në Shqipëri dhe shumë shërbime të lidhura me të dhe është 100% vepër e inxhinerëve, e djemve dhe e vajzave plot talent të Shqipërisë dhe jam shumë krenar për këtë. Kështu që shumë faleminderit të gjithëve”.

Historia e Kompanisë Abissnet, një rrugëtim i suksesshëm në botën e internetit

Nëse thua internet në Shqipëri, mendja të shkon së pari te Abissnet. Ndaj, në një epokë ku interneti ka transformuar çdo aspekt të jetës dhe biznesit, shumica e shqiptarëve kanë besuar dhe janë rritur bashkë me kompaninë e parë dhe lidere të industrisë së teknologjisë dhe shërbimeve online, e cila ka arritur të dallohet për shërbimet e saj inovative dhe ndikimin e dukshëm në treg. Në këtë rrëfim të shkurtër, do të shqyrtojmë historinë e kompanisë dhe arrijtjet kryesore që kanë kontribuar në suksesin e saj.

Fillimet, themelimi dhe vizioni i parë

Abissnet u themelua në 1998 nga Z. Koço Kokëdhima, me një vizion të qartë për të revolucionarizuar shërbimet e Internetit dhe komunikimit modern. Nga fillimi modest, kompania kishte një mision të thjeshtë, por ambicioz: përkushtimin për ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm që i përmbush kërkesat e të ardhmes dhe që do të krijonte zgjidhje inovative për të ndihmuar bizneset dhe individët në të gjithë vendin.

Rritja dhe shtrirja- hapat e parë të suksesit

Në vitet e para,  Abissnet filloi të fitojë njohje për shpejtësi të mahnitshme dhe stabiliteti i përsosur i internetit. Ky shërbim shënoi një pikë kthese, duke e ndihmuar kompaninë të tërheqë vëmendjen e klientëve dhe të ndërmarrë hapat e parë të rëndësishëm në drejtimin e rritjes dhe zgjerimit. Nga atëherë, kompania filloi të zgjerojë rrjetin e saj në zona të tjera të Shqipërisë.

Inovacionet që bënë diferencën

Një nga arrijtjet kryesore të Abissnet është zhvillimi i rrjetit më të madh të Fibrës Optike në shtëpi, duke u bërë në të njëjtën kohë operatori me numrin më të madh të klientëve rezidencialë me Fibër Optike, i cili ndryshoi mënyrën se si shërbimi i Internetit menaxhohet dhe ofrohet në treg. Ky hap i guximshëm u realizua me investime në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë, që i mundësoi kompanisë të mbante një pozicion të fortë në treg.

Arritjet, nga lokal në kombëtar

Me kalimin e kohës, Abissnet arriti të përfshijë tregje kombëtare. Që në fillimet e aktivitetit, ka qenë kompani e preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qenë të shumtë në shërbimin e internetit, por ka qenë gjithashtu një furnizues i besuar i institucioneve dhe korporatave, të cilat i kanë besuar “Abissnet”-it zgjidhjet e tyre të internetit. Shtrirja kombëtare përfshinte hapjen e disa zyrave në Tiranë si dhe në rrethe në Elbasan, Durrës, Kavajë, Golem, Fier, Shkodër dhe Korçë dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike me kompani të tjera të njohura kombëtarisht.

Pjesëmarrja në projekte dhe iniciativa sociale

Abissnet gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e nismave sociale dhe projekteve humanitare. Nga projekte dhe biznese të vogla deri në mbështetje të FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), si sponsore e Titullit “Abissnet Superiore”,  kompania Abissnet ka demonstruar angazhimin e saj për përgjegjësinë sociale dhe ndikimin pozitiv në komunitet.

Njohjet dhe çmimet

Për shkak të kontributit të saj të vazhdueshëm në Internet, komunikim dhe inovacion, Abissnet ka marrë një sërë çmimesh dhe njohjesh. Disa nga çmimet më të rëndësishme përfshijnë (listë e çmimeve të marra) dhe vërtetojnë angazhimin e saj për cilësi dhe inovacion.

Përparimet e fundit dhe perspektiva

Duke u mbështetur në sukseset e arritura deri tani, Abissnet vazhdon të investojë në teknologji të reja dhe të kërkojë mundësi të reja për rritje. Përpjekjet e saj të fundit përfshijnë rritje maksimale të shpejtësisë së internetit deri në 2.5GB që premtojnë të avancojnë më tej pozicionin e kompanisë në treg.

Sot Abissnet është një shembull i shkëlqyer i një kompanie që ka arritur të zhvillohet dhe të përshtatet në një mjedis të ndërlikuar dhe të vazhdueshëm ndryshimi. Me një histori të pasur dhe arritje të jashtëzakonshme, kompania vazhdon të përbëjë një forcë të rëndësishme në industrinë e internetit dhe teknologjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda