Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Kjo bëhet e ditur përmes një shkrese që i është dërguar edhe Ministrisë së Ekonomisë, por edhe nga Egliver Laloshi, përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit.
Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, as nga sindikatat, nuk kemi asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës, ka ngritur një grup pune, i cili do të vendoset me zyrë në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën.
Laloshi tha se subjekti është aktiv në QKB, nuk ka pezulluar aktivitetin, sikundër nuk ka bërë kërkesë për pezullim të veprimtarisë. Ai tha se edhe nga dega e Tatimeve rezulton se subjekti në fjalë është në proces pune, pra aktiv.
Përgjegjësi i Sektorit të Inspektimit tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum.
Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare, ndërsa reparti i petëzimit ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit.
Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.
Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.
Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.
Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.
Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.
Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/