
Janë deportuar nga Britania 40 shtetas shqiptarë, që kanë mbërritur me charter në Aeroportin e Rinasit rreth orës 11:30. Mësohet se shumica e tyre kanë punuar në të zezë në Britani, por ka edhe nga ata që rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale atje.
Pas procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit, të deportuarit janë pritur nga familjarët e tyre. Ndërkohë një charter tjetër me shqiptarë të depërtuar nga Anglia pritet të mbërrijë në 19 janar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/