×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

2 anije “Maersk” me 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme, Tajlanda paralajmëron se do ta kthejë ngarkesën në Portin e Durrësit

Dy anije të “Maersk” me 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit në 4 korrik dhe me destinacion Tajlandën kanë fikur sistemet e gjurmimit dhe vendndodhja e tyre mbetet e lokalizuar në det të hapur. Sipas të dhënave të deritanishme, besohet se dy anijet përmbajnë pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.

Pasi lajmi është bërë publik në media, ka reaguar Drejtoria e Doganave ku përmes një deklarate bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me WCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazelit dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire. “DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.

Kodi i Kuq është lëshuar në gjithë botën, teksa grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë. Mirëpo situata nuk është kaq e thjeshtë sa në dukje.

Linja e transportit “Maersk”, e ndarë në dy anije që transporton këto mbetje të rrezikshme, kishte planifikuar që të ankoronte në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN” me bazë veprimi në Zvicër për shtetin afrikan, në datën 31 korrik u fik GPS i anijes sikurse raporton “bloomberg.com”. Në këtë mënyrë, ankorimi i planifikuar i saj u nuk u bë i mundur.

Afrika e Jugut ka nxjerrë në det disa skuadra kërkimi, por deri më tani raportohet se nuk është arritur të identifikohet anija “Maersk”.

Tajlanda paralajmëron kthimin pas të dy anijeve
Dy anijet pritet të mbërrijnë në brigjet tajlandeze mes 20 dhe 22 Gushtit. Autoritetet kanë paralajmëruar se “ngarkesa do kthehet mbrapsht” dhe kanë kontaktuar me homologët në Shqipëri, por edhe në Afrikën e Jugut.

Agjencitë përkatëse qeveritare “nuk janë njoftuar dhe nuk kanë dhënë pëlqimin për këto dërgesa”, tha në një email Departamenti i Punëve Industriale të Tajlandës, i cili mbikëqyr menaxhimin ndërkombëtar të mbetjeve. “Aktualisht jemi duke koordinuar dhe monitoruar për të parandaluar këtë trafik të paligjshëm”.

Ngarkimi u bë në Shqipëri, në Portin e Durrësit në datën 4 korrik, por nuk dihet ende nëse lënda toksike ka origjinë vendin tonë.

Çfarë përmbajnë 100 kontenierët?
Në dy anijet të cilat mësohet se ndodhen pranë porteve të Tajlandës, ndodhen 816 ton pluhur furre me hark elektrik. Lënda toksike u ngarkua në Portin e Durrësit dhe u transportua me anijet “MSC Mediterranean Shipping Company S.A drejt Triestes dhe me destinacion final Tajlandën. Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si Kadmiumi dhe Kromi, që janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Produktet kimike të cilësuara helmuese dhe kancerogjene, të dëmshme për shëndetin, dalin nga filtrimi i shkrirjes së çelikut në furrat metalurgjike.

Nuk dihet ende origjina e lëndës së rrezikshme. Ngarkesa ka dalë nga Porti i Durrësit në datën 4 korrik 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Dhjetëra njësi administrative kanë mbetur pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes

Publikuar më 09.12.2024
Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua...

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme […]

Lexo më shumë

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Familja e Martin Canit kërkon ndihmë, hapet Gofundme: Jemi të shkatërruar, na duhet kujdes mjekësor për vëllain e vogël

Publikuar më 02.12.2024
Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikis...

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një sherri në shkollë, po kërkon ndihmë. Ata kanë hapur në Gofundme për këdo që dëshiron të kontribuojë. Shuma do të përdoret për kurimin e vëllait të vogël të Martinit, i cili po përballet me sfidat e tij me Autizmin. Henri dhe i ndjeri Martin Cani “Familja […]

Lexo më shumë

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, reagon ashpër Sali Berisha

Publikuar më 25.11.2024
SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin...

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”. Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur […]

Lexo më shumë

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Publikuar më 22.11.2024
Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Bucking...

Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një ish fermë të blerë nga shteti për të ndërtuar një qendër ndalimi për emigrantët e paligjshëm. Teksasi mbështet konkretisht planin e Donald Trump kundër imigracionit. Për të ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, shteti konservator njoftoi se do të […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën dhe në “detyrim paraqitje” Monika Kryemadhin. Kërkesa e plotë e ish-presidentit: Më lironi, as nuk e imagjinoj të arratisem!

Publikuar më 19.11.2024
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Org...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmon masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Apeli i GJKKO bën me dije se konfirmon masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën. “Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të […]

Lexo më shumë

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Analiza e Sky News për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia: A është gati Vladimir Putin të shtypë butonin e kuq?

Publikuar më 19.11.2024
“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e ku...

“Kur do ta shtypë presidenti rus Vladimir Putin butonin e kuq?” Kjo është pyetja e diskutueshme që po tingëllon gjithnjë e më shumë në skenën politike ndërkombëtare me ankthin që ka arritur kulmin në marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për përdorimin e raketave me rreze […]

Lexo më shumë

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Zbulohet laborator kokaine në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK: Droga fshihej në “lëkurë gjedhi”, 7 shqiptarë të arrestuar dhe 3 të huaj

Publikuar më 16.11.2024
Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit pena...

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.  Ky hetim deri tani ka çuar në […]

Lexo më shumë

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, deputetët e opozitës kërkojnë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin (Dokumenti)

Publikuar më 13.11.2024
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin k...

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision. Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda