×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ngjarje e rëndë në azilin privat në Tiranë, i moshuari dyshohet se vrau me bastun shokun e dhomës: Më bullizonte!

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë, ku një i moshuar qëlloi për vdekje me bastun shoku ne tij të dhomës në azil.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është Zyhdi Shehi, 78 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me bastunin prej hekuri disa herë shokun e tij, Virxhil Vesho, 82 vjeç. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e 78-vjeçarit.

Burime për mediat bëjnë me dije se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe zanafilla e debatit të tyre është bërë “krevati”.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dy të moshuarit u konfliktuan me njëri-tjetrin për krevatin. Mësohet se autori i ngjarjes, Zyhdi Shehi, i ka thënë shokun të tij të dhomës “pse më ke zënë krevatin”.

Menjëherë pas kësaj fraze dyshohet se ai e ka qëlluar disa herë me bastun në disa pjesë të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.

Menjëherë punonjësit e stafit të azilit njoftuan ambulancën, por fatkeqësisht i moshuari kishte ndërruar jetë dhe bluzat e bardha nuk mundën të bëjnë asgjë për ta shpëtuar.  Në vendin e ngjarjes shkuan dhe efektivët e Policisë të cilët bënë të mundur arrestimin e 78-vjeçarit.

Dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Ndërkohë, mësohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë rezulton të jetë një figurë e njohur.

Zyhdi Shehi, i lindur më 11 dhjetor 1946, në fshatin Bago të Kavajës, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime historike e letrare.

Vitin e kaluar ai u shpall edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake. Në disa video të publikuara në rrjet nga kjo ceremoni shihet qartë që gjendja shëndetësore e Shehit nuk është e mirë.Ai është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për “Gjuhë-Letërsi” e më pas ka mbaruar me korrispodencë Fakultetin Filologjik të Tiranës për “Gjuhë-Letërsi”.

Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 nisi punë në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”.

VIDEO/ Vrau sot shokun e azilit, autori i ngjarjes historian dhe shkrimtar,

Postimi i bere per Zyhdi Shehin nga Kavajaonline.com

E teksa kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë, është zbardhur dhe dëshmia e të moshuarit që i shkaktoi vdekjen shokut të dhomës.

Ai para uniformave blu është shprehur se Virxhil Vesho e bullizonte dhe i zinte rrugën, dhe se këto janë bërë dhe shkak i debateve mes autorit dhe viktimës.

“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Zbulohen dokumentet, Berisha kërkoi dy herë për të marrë vizë amerikane, por ia refuzuan

Publikuar më 10.05.2025
Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të paji...

Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Ndonëse Berisha deklaroi gjatë një konference për shtyp, se që kur kishte lënë detyrën në vitin […]

Lexo më shumë

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Tjetër tragjedi pas asaj të Matit, masivi i dheut zë poshtë dy të rinj në kantierin e HEC-it në Gramsh

Publikuar më 10.05.2025
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtun...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në […]

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Sot heshtje zgjedhore, KQZ mesazh për partitë politike: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale

Publikuar më 10.05.2025
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politik...

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale. Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Tentativë për blerje votash në Maqellarë? Policia referon materialet në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Publikuar më 10.05.2025
Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth or...

Policia e Dibrës ka njoftuar se mbrëmjen e 9 majit, rreth orës 21:15, ka marrë një telefonatë denoncimi nga shtetasi Xh.Gj., kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është […]

Lexo më shumë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete, u gjetën 4.500 dollarë

Publikuar më 10.05.2025
Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automj...

Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete pasi ngrinin pretendime se PS dhe eskponentë të saj po blinin vota. Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes. Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan […]

Lexo më shumë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda