×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhër-arreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu

 Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar i ndërmarrë nga SPAK vijon prej mbrëmjes së djeshme në disa qytete të Shqipërisë. Mësohet se ky është vijim i megaoperacionit të koduar  “Plumbit të Artë’ i nisur në maj 2022 ku u goditën një sërë grupesh të forta kriminale.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se në total janë kërkuar nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO, 36 urdhërarreste, ndërsa deri tani janë zbardhur emrat e 23 personave si dhe janë zbardhur 3 vrasje, me 6 viktima që kanë tronditur Elbasanin vitet e fundit.

Mes emrave që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK  janë shefi i krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.  Masë sigurie ‘arrest shtëpie’ është firmosur për ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila është e shkarkuar nga vetingu si dhe dy policë.

Shumica prej personave të cilët u është firmosur urdhërarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv/drejtorin e burgut Bradashesh.

Dëshmitë e të penduarve Nuredin Dumanit dhe Ejron Alibej dhe zbërthimi i bisedave të aplikacionit Sky- ECC kanë qenë provat kryesore me të cilat SPAK ka kërkuar në GJKKO firmosjen e urdhërarresteve.

Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe Hajdar Çopja, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’ një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani  pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej, rivali i tij.  SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar

Operacioni vijon në Tiranë, Elbasan, Durrës. Ka pasur dhe kontrolle banesash. 

Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani 

 1- Talo Çela
 2- Altin Kamami
 3- Rexhino Doci
 4- Arben Lamcja
 5- Arsen Mema
 6- Eljo Bitri
 7- Leam Rragami
 8- Elvis Daka alias Dragoviç
 9- Dorjan Dyli
10- Matilda Hoxholli
11- Denada Todi
12- Flobenc Mecja
13- Armis Stafa
14- Maksim Koci
15- Erzen Çopja
16- Franc Çopja
17- Hajdar Bako alias Çopja
18- Mikael Qosja
19- Martin Musaj –  zv drejtori i Burgut Bradashesh – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”
20- Guri Biba
21- Pajtime Fetahu – ish gjyqtare e Gjykates së Elbasanit – mase sigurie ‘arrest shtepie’
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami
24-Agustin Cinari- shefi i Krimeve në Durrës – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”

3 vrasje me 6 viktima te zbardhura: 
Masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018

Vrasja e Klevis Kapllani në Rrogozhinë –  Rogozhinë, 15 shtator 2020

Atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur – Elbasan, 1 korrik 2019.

SPAK ka zbardhur dhe atentatin ndaj vellezerve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Eraldo (Aldo)  Baho, u plagos rëndë.

Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi drejtësia e këtij vendi e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes kur iu bë atentat. 

Ti je Kevi.. Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Bao

Gjithmonë sipas burimeve një person i është afruar Klevi Baho, duke i thënë “…Ti je Klevi…? 22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:“…Nuk jam unë…”. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull,ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.

SPAK ende nuk ka dale me nje njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion. 

Mësohet se është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej

Vrasja e Klevis Kapllanit

Kapllani u vra me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.  Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Vrasja e trefishtë në Bradashesh
Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona dhe ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej,  xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasjeje të trefishtë.

urdhërarrest është firmosur edhe për Hajdar Çopja, I njohur dhe si Hajdar Bako e Hajdar Hysa, i lindur në Elbasan. Po kështu masa sigurie janë dhe për 2 punonjës policie.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Hajdar Bako rezulton i dënuar më parë edhe me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndërsa emri I tij ka dalë dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani.
Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Çopja gati të jepte 1.5 mln euro për të vrarë Erjon Alibej

Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani Çopja pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej, rivali i tij. 

Nuredini i shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej; Keli i tha se do i jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po t’a bëntë këtë; kur Nuredini i kërkoi t’i jepte paradhënie 1 milion euro dhe t’i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha “seriozisht”, dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej; Hajdar Çopja pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjonin; Nuredini I këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të; siç I sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri I tij Regisi, ai tha se kishte shumë kushërinj dhe “nuk i binte mendja për të”, ndaj i tha “vrite po deshe e t’u bëftë pushka top”.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, dëshmonte ndër të tjera edhe Nuredin Dumani.

Po kështu në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Publikuar më 20.12.2024
Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktu...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.  Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 […]

Lexo më shumë

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Publikuar më 20.12.2024
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, ...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive […]

Lexo më shumë

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Publikuar më 19.12.2024
“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe neR...

“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe ne”, keshtu e nisi rrefimin e tij ish bashkeshorti i kengetares shqiptare Parashqevi Simaku. Ne nje rrefim per Top Channel, ish bashkeshorti i kengetares Robert Nolfe, theksoi se Parashqevia u zhduk nga te gjithe ne menyre te pashpjegueshme. “Dua te them se kam marre kercenime keto […]

Lexo më shumë

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

Publikuar më 19.12.2024
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, shitës i një dyqani aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka […]

Lexo më shumë

Nëna e Martin Canit kërkon dorëheqjen e përgjegjësve: Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më, prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar

Nëna e Martin Canit kërkon dorëheqjen e përgjegjësve: Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më, prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar

Publikuar më 18.12.2024
Qytetarë të shumtë protestuan sot duke kërkuar drejtësi për ...

Qytetarë të shumtë protestuan sot duke kërkuar drejtësi për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” një muaj më parë. Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në kujtim të tij ndërsa më pas me pankartën në duar “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” ata marshuan […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda