×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Presidenti Begaj dekreton emrat e tre ministrave të rinj, opozita kërkon 6 orë debat në seancën e votimit në Kuvend

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar vendimin për shkarkimin e tre ministrave dhe emërimin e tre të tjerëve në kabinetin qeveritar Rama. Kryeministri Edi Rama njoftoi të dielën ndryshimet në qeveri, gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së. Begajt iu deshën dy ditë për të miratuar këto ndryshime, duke nxjerrë dhe dekretet.

Kujtojmë se sot në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi në një seancë të posaçme, për të miratuar këto ndryshime.

DEKRETI
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla, (Largohet Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën si kryetare e Parlamentit).

foto galeri
foto galeri

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri gjatë punimeve të Kongresit socialist. Shefi i ekzekutivit deklaroi se Taulant Balla do të emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe te Ministria e Brendshme emërohet Ervin Hoxha, drejtor i IKMT. Ervin Mete ikën nga Financa dhe në vend të tij emërohet Petrit Malaj, drejtor i AKBN. Ndryshime edhe te Ministria e Mbrojtjes ku Niko Peleshi i lë vendin Pirro Vengut, drejtor i Portit të Durrësit. Tre drejtorë tanimë janë ministra.

Por kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama?

Ervin Hoxha – ministër i Brendshëm
Taulant Balla u largua nga ministër i Brendshëm për t’i lënë vendin Ervin Hoxhajt. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtorit të IKMT.

Ervin Hoxha

Ervin Hoxha

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Pirro Vengu – ministër i Mbrojtjes
Drejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Pirro Vengu do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Pirro Vengu

Pirro Vengu

Petrit Malaj – Ministër i Financave
Petrit Malaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë Ministri i ri i Financave, duke zëvendësuar në këtë post Ervin Meten. Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN). Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Petrit Malaj

Petrit Malaj

Ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)

Kërkesa e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar. Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura.”.

Grupi Parlamentar i PD kërkon që debati të zhvillohet në një kohë prej 6 orësh. “Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.”, -shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia zbardh dinamikën: Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

Publikuar më 30.10.2024
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë ...

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti Hamza Lici dhe kalimtarja Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati dhe bashkeshorti i Flutures, Bashkimi.  Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me […]

Lexo më shumë

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtar i rastit

Publikuar më 30.10.2024
Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, m...

Masakër në Shkodër, me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit! Viktimë ka mbetur Hamza Lici dhe një kalimtar dhe u plagos rëndë, Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit dhe një tjetër kalimtarë i rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit, bëjnë me […]

Lexo më shumë

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Mosbindja civile e opozitës, policia: 195 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 16 deputetë dhe kryebashkiaku i Kavajës u kallëzuan në SPAK

Publikuar më 30.10.2024
Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa ak...

Pas protestës së opozitës më 29 tetor, ku u bllokuan disa akse kryesore në vend, policia ka reaguar duke treguar bilancin e personave të arrestuar, duke bërë me dije se 4 shtetas janë vënë në pranga. Ndërkohë procedim penal në gjendje të lirë ka ndaj 195 protestuesve, ndërsa 16 deputetë të opozitës janë kallëzuar në […]

Lexo më shumë

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Mediat e huaja i bëjnë jehonë tubimit të opozitës: Pakica shqiptare bllokoi rrethrrotullimet, kërkon qeveri teknike

Publikuar më 29.10.2024
Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëta...

Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëtare. “Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës, shkruan Associated Press. Në vijim, thuhet se në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose […]

Lexo më shumë

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Opozita bllokon 6 akset rrugore në vend, deputetët e PD-së udhëheqin turmat, paralizohet trafiku

Publikuar më 29.10.2024
Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj ...

Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita […]

Lexo më shumë

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Publikuar më 29.10.2024
Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë s...

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga […]

Lexo më shumë

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Tre orë protestë/ Policia dislokohet në kryqëzimet kryesore, deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre

Publikuar më 29.10.2024
Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllo...

Opozita sot do të zhvillojë një protestë, ku do të ketë bllokim të kryqëzimeve kryesore në disa qytete. Policia ka marrë të gjitha masat, duke u dislokuar në këto kryqëzime me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në kryqëzimin e Levanit ka prani të shtuar të forcave të policisë. Edhe pse nuk parashikohet një skenar […]

Lexo më shumë

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Berisha zbulon vendimin për përfshirjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e PD-së

Publikuar më 28.10.2024
Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përf...

Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike. “Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?”, u pyet Berisha në një konferencë për mediat. “Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda