×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha sulmon Lindita Nikollën pas dorëheqjes: I uroj shërim të shpejtë si doktor, por ishte shkatërrimtare e sistemit arsimor dhe skllave e verbër në drejtimin e parlamentit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Lindita Nikollës për t’u dorëhequr nga posti i kryetares së Kuvendit, sipas saj, për arsye shëndetësore.

Berisha, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se si mjek “i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Por, kreu i PD-së akuzon Lindita Nikollën se gjatë mandatin të saj 3 vjeçar në krye të Kuvendit ka kaluar ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.

“Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë”, shkruan Berisha.

Ndërsa thekson se: “Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit”.

Postimi i Sali Berishës:

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetar/ kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament. Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.

Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.

Si ministre arsimi Linda e parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë, 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku.

Ajo me Ndrecën, sekretar të përgjithshëm është akuzuar se dorëzoi detyrën me një vile pas rikonstruksionit prej 13 milionë euro të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Publikuar më 02.01.2025
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të...

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë. Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore […]

Lexo më shumë

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Publikuar më 28.12.2024
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të ...

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të PD-së i cili pak minuta më parë doli në një deklaratë për median duke deklaruar se Erion Veliaj ishte arratisur në drejtim të paditur nga Shqipëria dhe i kërkonte autoriteteve rikthimin e tij në mënyrë urgjente në Tiranë. “O Sali, o fundërrinë e historisë, sa më shumë […]

Lexo më shumë

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Publikuar më 28.12.2024
Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mb...

Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mbledhur në festën e fundvitit që kërcejnë me një këngë kushtuar kryetarit të tyre, Sali Berisha. Siç shihet nga pamjet deputetë si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj  kërcejnë nën tingujt e këngës së Fatmira Breçanit, kushtuar Sali Berishës. “Sot knojn zemratPër demokraciPër doktor […]

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Publikuar më 28.12.2024
Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme...

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për r...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur. Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

Publikuar më 26.12.2024
SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar ...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha.  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla  Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të […]

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda