×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do të vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar

Presidenti amerikan Joe Biden është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. Biden në njoftimin e largimit të tij është shprehur se ky vendim “është në interesin e partisë dhe të vendit”.

“Besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka shkruar Biden në letrën ku njofton largimin, të cilën e ka postuar në llogarinë e tij X.

Tërheqja e presidentit aktual nga gara përballë Donald Trump vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime e 5 nëntorit. 

Mos-kandidimi i tij për një mandat të dytë, vjen pas presionit të madh nga demokratët për shkak të një debati të lëkundur përballë Trump. Madje as tentativa për vrasjen e Trump, nuk arriti të shtonte besimin tek Biden, i cili ka humbur edhe mbështetjen e një pjesë të demokratëve në kongres.

Tashmë demokratët duhet të dalin me një kandidat përballë ish presidentit Donald Trump, ndërkohë Biden propozon që e nominuara për president të jetë Kamala Harris që aktualisht është zëvendëspresidente.

“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”, shkruan Biden.

Pas tërheqjes së rivalit nga gara ka reaguar Donald Trump duke e konsideruar si presidentin më të keq të historisë së SHBA-ve. Ndërsa Harris, ish presidenti Trump thotë se është më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden. 

“Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për President! Dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë, me miliona njerëz që vijnë përtej kufirit tonë, plotësisht të pakontrolluar. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë shumë shpejt dëmin që ai ka bërë.”, shkruan Trump në median sociale Truth.

Ndërkohë ka pasur edhe një reagim nga zëvëndës presidentja Kamala Harris që është shprehur se ‘ndjehet e nderuara nga miratimi i Joe Biden për kandidaturën e saj për presidente të Shtëpisë së Bardhë’. Më tej ajo shton se do bëjë çdo gjë është e mundur për të mbajtur kombin të bashkuar dhe për të mposhtur Donald Trump.

Pas këtij vendimi që ka lëkundur politikën amerikane, dhe ka futur në një rrugë tjetër garën presidenciale, Joe Biden bëhet presidenti i parë që tërhiqet nga gara për tu rizgjedhur. I vetmi që nuk ka kandiduar për tu rizgjedhur president ka qenë Lyndon Johnson në vitin 1968.

Kush është Joe Biden?

Joe Biden fitoi zgjedhjet në 3 nëntor 2020, ku mori 4 milionë vota më shumë se Trump, ndërsa në krye të Shtëpisë së Bardhë nisi më 20 janar 2021. Para se të zgjidhej president Biden, ka shërbyer në Uashington për gati gjysmë shekulli, 35 vjet si senator dhe tetë vjet si nënpresident në administratën e Barack Obamës – nga viti 2009 deri më 2017.

Me vite anëtar dhe tri herë kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ai e shpalli kandidaturën e tij në prill të 2019, pas disa deklaratave të ashpra kundër Trump ku e akuzonte atë për ndarje të popullsisë për çështje të racës dhe imigracionit dhe për rrezikimin e “vlerave thelbësore të kombit”.
 

Kamala Harris ka reaguar pas vendimit të Joe Biden për të mos kandiduar në zgjedhjet presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump.

Harris shpreh mirënjohje për Biden, pasi ky i fundit shprehu mbështetje për Harris si kandidate për Shtëpinë e Bardhë nga rradhët e demokratvëe.

Ajo shprehet se do të bëj gjithçka për të mbrojtur kombin për ta mbajtur të bashkuar dhe për të mundur Donald Trump dhe agjendën e tij ekstremiste. Ajo ndjehet ‘e nderuar që kishte miratimin e presidentit’ dhe ‘qëllimi im është ta pranoj këtë nominim’ shton ajo.

Reagimet

Bill dhe Hillary Clinton kanë reaguar lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale. Ata shprehin mbështetjen e tyre për Kamala Harris si kandidate e mundshme e demokratëve përballë Donald Trump. Në X, theksojnë se vendit i paraqitet një kërcënim serioz nga ardhja e dytë e Trump në pushtet, prandaj nevojitet mbështetja e Harris.

“Ne kemi përjetuar shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për të zgjedhur.”

Ish presidenti Barac Obama ka reaguar lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale për një mandat të dytë. Obama vlerëson Biden si një nga presidentët më të rëndësishëm të SHBA-së.

Obama vlerëson gjithashtu Biden si një president që largoi Amerikën nga kaosi ku e futi vendin Trump dhe administrata.

Por në dedikimin e tij Obama nuk shpreh dhe nuk përmend kandidaten e mundshme Kamala Harris, e cila momentalisht është zv.presidente e SHBA-së.

Reagimi i plotë i Barack Obamas: 

Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua. Sot, gjithashtu na është kujtuar – përsëri – se ai është një patriot i rendit më të lartë.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur fillova kërkimin tim për një zëvendëspresident, dija për karrierën e jashtëzakonshme të Joe në shërbimin publik. Por ajo që arrita të admiroja edhe më shumë ishte karakteri i tij – ndjeshmëria e tij e thellë dhe elasticiteti i fituar me mund; mirësjellja dhe besimi i tij themelor se të gjithë kanë rëndësi.

Që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden e ka shfaqur atë karakter vazhdimisht. Ai ndihmoi në përfundimin e pandemisë, krijoi miliona vende pune, uli koston e barnave me recetë, miratoi legjislacionin e parë të madh të sigurisë së armëve në 30 vjet, bëri investimin më të madh për të adresuar ndryshimet klimatike në histori dhe luftoi për të siguruar të drejtat e punës njerëzit të organizohen për paga dhe përfitime të drejta. Ndërkombëtarisht, ai rivendosi pozitën e Amerikës në botë, rivitalizoi NATO-n dhe mobilizoi botën që të ngrihej kundër agresionit rus në Ukrainë.

Më shumë se kaq, Presidenti Biden na tregoi larg katër viteve të kaosit, gënjeshtrës dhe ndarjes që kishte karakterizuar administratën e Donald Trump. Nëpërmjet politikave të tij dhe shembullit të tij, Joe na ka kujtuar se kush jemi në më të mirën tonë – një vend i përkushtuar ndaj vlerave të modës së vjetër si besimi dhe ndershmëria, mirësia dhe puna e palodhur; një vend që beson në demokraci, sundim të ligjit dhe llogaridhënie; një vend që këmbëngul që të gjithë, pavarësisht se kush janë, të kenë një zë dhe meritojnë një shans për një jetë më të mirë.

Ky rekord i jashtëzakonshëm i dha Presidentit Biden çdo të drejtë për të kandiduar për rizgjedhje dhe për të përfunduar punën që filloi. Joe e kupton më mirë se kushdo aksionet në këto zgjedhje – se si gjithçka për të cilën ai ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithçka për të cilën përfaqëson Partia Demokratike, do të rrezikohet nëse e lejojmë Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe u japim republikanëve kontrollin e Kongresit.

Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar. Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht. Dhe unë pres që secili prej nesh të jetë i përgatitur për të përcjellë atë mesazh shprese dhe përparimi përpara në nëntor dhe më tej.

Tani për tani, Michelle dhe unë thjesht duam t’i shprehim dashurinë dhe mirënjohjen tonë Joe dhe Jill që na udhëhoqën me aq aftësi dhe guxim gjatë këtyre kohërave të rrezikshme – dhe për angazhimin e tyre ndaj idealeve të lirisë dhe barazisë mbi të cilat u themelua ky vend.

Në një telefonatë me CNN, pak minuta pasi presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara presidenciale e 2024-ës, ish-presidenti Donald Trump e përshkroi Bidenin duke e cilësuar “si presidenti më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”. 

Ndërsa është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat, Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden, në rast se ajo kandidon përballë tij. 

Biden njoftoi tërheqjen nga gara për një mandat të dytë përballë Trump përmes një letre të publikuar në X, edhe pas presionit të madh nga vetë demokratët për shkak të paraqitjes së tij të keqe në debatin televizv me Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda