×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Paratë investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe…”/ “5D Konstruksion” vihet në sekuestro, SPAK zbardh skemën, si përfitonin drejtorët nga tenderat abuzivë

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se është vendosur sekuestro preventive për kompaninë “5D Konstruksion”, në pronësi të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët ndodhen në arrest mne burg. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se si pasojë e hetime është evidentuar skema që përdorej për të përfituar, duke nxjerrë nga bankat paratë nëpërmjet pagesave për punime fiktive e më tej investimi i tyre në prona të paluajtshme.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, një nga pronat që është vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO, është edhe një hotel në Durrës, administrator dhe aksioner në të cilin ishte Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë.

“Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i SPAK

‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm  se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:

  1. Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve Selim Molla dhe Olga Molla, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve Selim Molla dhe Olga Molla, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
  4. Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit Redi Molla, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
  5. Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator Redi Molla, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
  6. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases Sanie Qato dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
  7. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases Sanie Qato dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.’- njofton SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Publikuar më 20.12.2024
Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktu...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.  Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 […]

Lexo më shumë

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Publikuar më 20.12.2024
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, ...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive […]

Lexo më shumë

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Publikuar më 19.12.2024
“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe neR...

“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe ne”, keshtu e nisi rrefimin e tij ish bashkeshorti i kengetares shqiptare Parashqevi Simaku. Ne nje rrefim per Top Channel, ish bashkeshorti i kengetares Robert Nolfe, theksoi se Parashqevia u zhduk nga te gjithe ne menyre te pashpjegueshme. “Dua te them se kam marre kercenime keto […]

Lexo më shumë

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

Publikuar më 19.12.2024
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, shitës i një dyqani aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda