×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit.

Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Vepër historike e quan kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.

“Një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut” shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.

Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. 

Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Në ceremoninë e hapjes ishin kryeministri Rama së bashku me zëvëndëskryeministren Balluku dhe ministren e Turizmit Kumbaro dhe qytetarë të shumtë.

Rama së bashku me ministrat dhe me qytetarë hipën në një autobus me të cilën përshkuan tunelin.

Një qytetare i tha Ramës: Është një nder për kombin. Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë. Iku brezi jonë.

Rama: Ku ikim ne mo, je në vete. Ju gratë e Labërisë nuk ikni.

Një qytetar tjetër: Jemi pa fjalë. U lidh dhe deti Jon me Adriatikun. Rritet dhe cilësia e turizmit. Do të sjellë ekonomi dhe cilësi në jetën e përditshme të qytetarëve të zonës. Është një vlerë e jashtëzakonshme. Pa fjalë. Ta gëzojmë. Rrofshi të gjithë ata që këtë projekt e bënë realitet. Dukej si përralë e dikurshme. I jep vlerë dhe Llogarasë, kthehet në atraksion cilësor. Do sjellë ekonomi të madhe, kurse kohën. Faleminderit nga ju një mijë herë. Të kesh jetën e gjatë me familjen, tyi japësh vendit çfarë i ke thënë.

Rama: Po i bëjmë dhe do ti bëjmë. Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë. Pastaj do bëhen testimet. Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar, do jetë nga kufiri në Malin e Zi deri në Fier.

Një qytetar: Do bëhen xhelozë kufitarët.

Rama: Na shkoi jeta ne xhelozë, tani se bëhen të tjerët. Ja ky është i fiksuar pas tunelit të Llogarasë që kur ishte i vogël, ditën e parë që më ka takuar më tha dy gjëra i ke borxh Tunelin e Llogarasë dhe Aerporpotin e Vlorës. Pastaj dola jashtë parashikimit me Lungomaren.

Një qytetar: Këto male vetëm Jul Çezari i kishte kaluar. Kjo është Rilindja Urbane që çan malet.

Kam 15 vite në Shqipëri. Gëzoj shumë. Në sytë e mi shikoj ndryshime në qytetin e Vlorës. Gëzoj shumë, shpresoj shumë për zhvillime të tjera’,u shpreh një qytetare polake që jeton në Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha e akuzoi se u përgjua nga SHISH për shitblerje votash, reagon Majko pas largimit si drejtues politik i Kukësit

Berisha e akuzoi se u përgjua nga SHISH për shitblerje votash, reagon Majko pas largimit si drejtues politik i Kukësit

Publikuar më 06.01.2025
Lideri demokrat Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialis...

Lideri demokrat Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, janë përplasur virtualisht gjatë ditës së sotme pas ndryshimeve të bëra nga kreu i PS, Edi Rama, për drejtuesit politik në qarqet e vendit. Në reagimin e tij, Berisha tha se Pandeli Majko në postin e drejtuesit politik për qarkun e Kukësit, është përgjuar […]

Lexo më shumë

Nëna e Monika Kryemadhit del e revoltuar nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe çfarë shpjegimesh të jap për shtëpinë time?

Nëna e Monika Kryemadhit del e revoltuar nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe çfarë shpjegimesh të jap për shtëpinë time?

Publikuar më 06.01.2025
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në...

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK. Pas daljes nga SPAK Fatime Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se është person në hetim për banesën e saj. Ajo tha se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe , e cila […]

Lexo më shumë

Janullatos mbetet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, kryeministri grek Mitsotakis e viziton nga afër

Janullatos mbetet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, kryeministri grek Mitsotakis e viziton nga afër

Publikuar më 06.01.2025
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasdite...

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Përmes një reagimi zyrtar Kisha bën me dije se, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas ndodhet në gjendje kritike dhe po ndiqet nga mjekët specialistë në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë. Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak […]

Lexo më shumë

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Publikuar më 06.01.2025
Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase n...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin. Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të […]

Lexo më shumë

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, Meloni flet për ‘Corriere della Sera’: Zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Publikuar më 04.01.2025
Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja ita...

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian. Ajo u duk […]

Lexo më shumë

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, sa do paguajnë automjetet

Publikuar më 03.01.2025
Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pag...

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare “Gener 2’,  e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së këtij segmenti prej 21 kilometrash, ka përcaktuar si tarifë bazë vlerën e 2.52 euro me TVSH. Por kur ende mungojnë pak orë nga nisja e pagesës së rrugës Kompania nuk ka […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën dy kalimtarë pasi makina doli nga rruga

Publikuar më 03.01.2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Dalja e një makine nga rruga ka shënuar dy viktima, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, kalimtarë rasti. Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Publikuar më 03.01.2025
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeça...

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë. Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.  Raportohet se ai do të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda