×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Je kokë e këmbë lesh”, përplasje mes Ardi Veliut dhe Salianjit te komisioni i TIMS: Nuk kam ardhur këtu të tallesh as ti, as askush

Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se, Ardi Veliu.

E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej ‘kërkesë për informacion’.

Ardi Veliu: “Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të cilat në vlerësimin tim profesional është mirë të ruhet konfidencialiteti dhe të mos bëhen pjesë e opinionit publik. Mos bërja publike do i shërbejë forcimit të sigurisë kombëtare’.

Ervin Salianji: “Pse problem është bërja publike apo vjedhja e të dhënave. Ku ka ngelur gjë pa dalë në këtë shtet. Keni shkruar kërkesë për informacion.

Ardi Veliu kërkoi të dëshmojë pa mediat pasi tha se kemi të bëjmë me të dhëna që është mirë të ruhet konfidencialiteti. Deputeti Qefalia i doli në krah Veliut duke i thënë Salianjit, se veprimet e tij ishin tendencioze. Kjo ka shkaktua debat deri dhe në përdorimin e gjuhës ofenduese.

Pjesë nga debati:

Qefalia: “Po më duket tendencioze. Sepse kërkesa e sjellë nga një dëshmitar mban po të njëjtën lëndë. Zoti kryetar kjo është tendencioze.

Gështenja: Një përfaqësues i drejtorisë së policisë thotë ‘kërkesë për informacion’.  Duket që këto kërkesa realizohen në një kompjuter dhe nuk ndryshojnë titullin e lëndës.

Salianji: Pse ne e kemi fajin që s’dinë të shkruajnë drejtuesit e policisë?! Qenka bërë disa raste që qenkan të paaftë drejtuesit e policisë të hartojnë një shkresë dhe duan të luftojnë krimin?! 

……..

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon.

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

(…)

Lefter Gështenja: Nuk kuptoj pozicion që kanë mbajtur në institucionet shtetërore dhe keni lejuar që në TIMS, keni lejuar që të punësojnë njerëz në nivele të larta pa certifikata sigurie, vini këtu na thoni që janë të dhëna sensitive, ca të dhënash flasim, ndërkohë që me ligj kjo mazhorancë e ka përjashtuar sistemin TIMS nga përbërja sekret hetimor apo konfidenciale.

Toni Gogu: Privilegji s’duhet të na çojë në shkelje flagrante të ligjit, ligji thotë se në asnjë rast nuk lejohet që të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personave të thirrur në komision. Të kthejmë urgjentisht këtë mbledhje në shinat e ligjshmërisë. Po bëjmë një gjë qesharake, ka ardhur dëshmitari me dy kërkesa, një me shkrim dhe një me gojë, kërkoi qartë zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Kryetari me ca xhonglime u mor me titullin e lëndës. I përpi kryetari kompetencat dhe thotë e vendos unë këtë, është apo nuk është.


Më pas me votat e socialistëve u vendos që dëshmia e Veliut të mbahej me dyer të mbyllura. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Pedagogët me gjuhë rruge/ Dalin mesazhet e pedagogut të arrestuar pasi goditi vartësen, fyerje mes kolegëve në grup WhatsApp: Ma sill gruan …

Pedagogët me gjuhë rruge/ Dalin mesazhet e pedagogut të arrestuar pasi goditi vartësen, fyerje mes kolegëve në grup WhatsApp: Ma sill gruan …

Publikuar më 07.07.2024
Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit t...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit.  Por pas kësaj ngjarje janë bërë publike disa mesazhe mes […]

Lexo më shumë

Për 1 milion vota, Franca voton sërish sot e ndarë mes të djathtës ekstreme dhe të majtës radikale

Për 1 milion vota, Franca voton sërish sot e ndarë mes të djathtës ekstreme dhe të majtës radikale

Publikuar më 07.07.2024
Një milion vota. Kjo është ajo që ndan të djathtën ekstreme ...

Një milion vota. Kjo është ajo që ndan të djathtën ekstreme nga e majta radikale në zgjedhjet parlamentare në Francë, ndërsa sot zhvillohet raundi i 2-të. Përqindjet që dalin nga raundi i parë janë 33.15% (pak mbi 9 milionë vota) për Tubimin Kombëtar dhe një 27.99% për Frontin e Ri Popullor, koalicionin e së majtës […]

Lexo më shumë

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin dhe pyet të atin: Do të garoj me të për kryetare të PD-së, si thua, Sali Berisha?

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin dhe pyet të atin: Do të garoj me të për kryetare të PD-së, si thua, Sali Berisha?

Publikuar më 07.07.2024
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe më pas u kthye në kritikën e tij ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ndërsa thuhet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike […]

Lexo më shumë

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Korrupsion me fondet e BE në SASPAC, mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët! Ish-ministri kundërshton 4 akuzat

Publikuar më 06.07.2024
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca p...

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC. Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e […]

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë

Publikuar më 06.07.2024
Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks prit...

Tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati […]

Lexo më shumë

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Publikuar më 06.07.2024
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e...

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete. Shkak i sherrit mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të […]

Lexo më shumë

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagojnë ashpër PD dhe qeveria greke

Publikuar më 06.07.2024
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, duke vendosur 4 gushtin si datën për zhvillimin e procesit elektoral. Më herët KQZ i ndërpreu mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash. Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën […]

Lexo më shumë

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës

Publikuar më 05.07.2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) t...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023, i cili u paraqit në sallë me […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda