×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një valë ekstreme gjithandej Evropës, zgjedhjet për Parlamentin Evropian dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan

Nga Enver Robelli

Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian treguan se nën sipërfaqen e shoqërive evropiane është duke vluar ekstremizmi në rritje. Në Francë gati çdo i treti votues ka përkrahur partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila në të kaluarën ka përfituar nga një kredi ruse. Partia e Le Pen tani është e para në Francë. Presidenti Emmanuel Macron, një kampion i paralajmërimeve të mëdha dhe përfundimeve pa rezultat, pësoi debakël. Politikat e tij kryesisht të djathta patën këtë efekt fatal: votuesit zgjedhin origjinalin, pra partinë e Marine Le Pen. Jo Macronin, jo kopjen.

Në Gjermani partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka dalë e dyta në nivel nacional. Në Gjermaninë lindore AfD madje prin. Dhjetëra skandale e dyshime për lidhje me shërbimet ruse dhe kineze nuk e dëmtuan AfD-në. Kush ka besuar më 1990 se në Gjermaninë lindore (ish-komuniste) më 2024 shumica do të votojë për një parti që Rusinë imperialiste e konsideron krejt në rregull?

Mari Le Pen

Në Itali partia postfashiste e kryeministres Giorgia Meloni i fitoi dukshëm zgjedhjet. Në shumë vende partitë e gjelbra kanë pësuar debakël. Retorika e tyre apokaliptike se nesër në mëngjes bota nuk do të ekzistojë dhe se çdo shofer i Porschesë është kriminel, ka irituar shumë njerëz. Në kohëra krize shumica e votuesve me sa duket nuk i japin prioritet mbrojtjes së ambientit. Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ doli e para. Kjo parti mban lidhje të ngushta me ekstremistë politikë serbë.

Në përgjithësi në shumë vende janë forcuar dashamirët e Vlladimir Putinit dhe kundërshtarët e projektit evropian. Shqetësuese është se në shumë vende të rinjtë më shumë pëlqejnë partitë ekstremiste se konservatorët, liberalët apo socialdemokratët. Diçka ka shkuar huq me sa duket. Efekti TikTok nuk duhet injoruar. Një aplikacion kinez ku e djathta gjermane e prirë nga AfD ishte tejet e pranishme me vite.

Muajve të fundit këtë e vërejtën edhe partitë e fjetura gjermane. Puna me të rinj nuk gëzoi prioritet të madh në partitë tradicionale. Ndalimi i TikTokut, luftimi i propagandës kineze dhe ruse është një mënyrë për t’iu përgjigjur rreziqeve. Por kjo nuk është mënyra e vetme. Më shumë sukses do të sillte sikur partitë e etabluara të merrnin seriozisht shqetësimet e të rinjve. A kam vend të rregullt pune apo jo? A jam punëtor të cilit i respektohet dinjiteti apo skllav i ndërmarrjeve që kanë vetëm një qëllim: rritjen e përfitimeve.

Socialdemokratët në Berlin, të prirë nga tableta e gjumit me emrin Olaf Scholz, u përpoqën të fitojnë zemrat e votuesve me premtimin se do ta sigurojnë paqen. Cilën paqe? Mesazhi ishte: me neve nuk ka luftë. Por lufta nuk varet nga evropianët, luftën e ka nisur Rusia dhe nëse Evropa nuk e mposht hegjemonizimin rus në Ukrainë, shpenzimet do të jenë shumë më të larta kur trupat e Vlladimir Putinit do t’i afrohen Polonisë, për shembull.

Për ngushëllim mund të thuhet se partitë konservatore udhëheqin, por me zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian në politikën evropiane asgjë nuk do të jetë më e ngjashme si deri më tani. Zgjerimi i BE-së ka gjasa të varroset përfundimisht si projekt, pas mbi 20 vjet mashtrimesh të ndërsjella mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Për Ukrainën forcimi i të djathtës ekstreme (dhe i të majtës ekstreme në Gjermani) është lajm i keq. Eksponentë të partive ekstreme besojnë se fajtore për luftën në Ukrainë është Amerika, ndërsa Vlladimir Putini mbrojtës i burrave të racës së bardhë (dhe grave që përgatisin gjella në shtëpi dhe lindin fëmijë). Putini si mbrojtës i civilizimit oksidental? Ka njerëz në Evropë që besojnë në këso përrallash. Dhe nuk janë pak. Për fat të keq.

Arsyeja kryesore e forcimit të së djathtës ekstreme ka të bëjë me politikat e migrimit. Te shumë njerëz është krijuar bindja se në Evropë po vijnë pandërprerë refugjatë të cilët financohen nga arkat e shtetit pa bërë asgjë. Kjo akuzë është paushallizuese, por as liberalët, as e majta, as konservatorët tradicionalë nuk ia kanë dalë të gjejnë një zgjidhje për problemin e madh të refugjatëve. Shpesh madje e kanë injoruar. Nga viti 2013 në Mesdhe janë fundosur gati 30 mijë njerëz. Është një tragjedi ndaj së cilës është vështirë të gjendet një përgjigje e kënaqeshme për të gjithë.

E djathta ekstreme i ka recetat të thjeshta. Por në praktikë recetat e saj janë të pazbatueshme. Para se të vinte në pushtet, Giorgia Meloni premtoi masa radikale kundër migracionit. Përfundoi në Shëngjin duke lutur Edi Ramën për të zgjidhur problemin, ndonëse “modeli shqiptar” është vetëm luftim i simptomave, jo i problemit. Ardhja e refugjatëve në Itali vazhdon me intensitet të lartë, madje vijnë më shumë se në kohërat kur qeveriste e majta (aq e urryer nga Meloni). Krimet e shpeshta të fanatikëve islamistë në disa vende perëndimore kanë ndikuar gjithashtu në mobilizimin e së djathtës gjithandej. Secili azilkërkues kriminel që godet me thikë, automatikisht ia rrit përkrahjen ekstremistëve.

Edhe diçka tjetër i ndihmon ekstremistët: arroganca e elitave të BE-së, të cilat e kanë humbur kontaktin me njerëzit që punojnë gjithnjë e më shumë dhe fitojnë gjithnjë e më pak. Kësaj radhe ka të drejtë Lea Ypi, filozofja e famshme shqiptare me rrezatim global. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit” ajo tha: “Gabimi më i madh i së majtës është se ka hequr dorë nga kritika ndaj kapitalizmit dhe këtë ia ka lënë fashistëve. Në vend të kësaj të majtit janë kujdesur për reforma në vendet e tyre, për të drejtat civile dhe lëvizje emancipuese. Krejt këto janë gjëra të mira. Por njëkohësisht ishin partitë socialdmeokrate, të cilat kanë çuar përpara reformat neoliberale në vendet kyçe europiane. Ato s’mund të jenë alternativë e së djathtës nëse vetë zhvillojnë politikë të djathtë në ekonomi”.

Në krejt këtë zymtësi sikur harrohet çfarë projekti i rëndësishëm, i pashembullt është BE. Një projekt i paqes. Një projekt i lirisë. Një projekt i mirëqenies. Një projekt i shanseve. Një projekt i afrimit dhe miqësimit të popujve, të cilët luftërat i shohin si diçka të paimagjinueshme. Me zgjedhjet e së dielës në Evropë fryn një erë e re. Është erë e ftohtë, pothuaj e acartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Publikuar më 02.06.2025
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja ...

Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk […]

Lexo më shumë

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Publikuar më 02.06.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme,...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda