×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Muharrem Salihu-Marco, aktivisti që nderon shqiptarët duke u zgjedhur si anëtar i Parlamentit Evropian

Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri Italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.

Salihu, që është një biznesmen i suksesshëm me veprimtaritë e tij në Venecia, por edhe vendlindjen e tij, në Medvegjë.

Vetë Salihu shprehet se “kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”.

“Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale. Kam gati njëzet vjet që jetoj në Itali dhe kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian. Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave. Lufta kundër pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivelet më të larta bën të mundur jo vetëm rritjen e mirëqenies së njerëzve, por edhe parandalimin e konflikteve dhe luftërave që vazhdojnë të përgjakojnë tokën tonë sot“.

Salihu, në një intervistë për mediat shqiptare i ka bërë thirrje komunitretit shqiptar në Itali që të votojnë kandidaturën e tij. Ai tha se është një çast historik për shqiptarët që ata të mund të kenë një eurodeputet, ndaj duhet të shfrytëzojnë këtë çast historik.

“Unë kam angazhime të mëdha në aspektin social dhe humanitar. Kam gjetur mundësinë dhe rastin për të kandiduar për +Europa, për shkak të rrugës që zgjedh zonja Emma Bonino, e cila më ka mbështetur në këtë garë. Komuniteti shqiptar në Itali të përkrahë kandidaturën time, sepse është rast historik i papërsëritshëm. Shqiptarët do të duhet ta votojnë një shqiptar për eurodeputet, kushdo të jetë ai, pasi do ishte historike të kishin një eurodeputet”- është shprehur Salihu.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një deklarate mbështeti kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian. Në deklaratë vlerësohet Salihu si sipërmarrës i suksesshëm dhe mishërues i vlerave dhe aspiratave europiane të shqiptarëve.

“Jemi shumë krenarë që një nga anëtarët tanë të nderuar po kandidon krah për krah me emra të shquar të politikës italiane dhe evropiane si Emma Bonino dhe Matteo Renzi – në Parlamentin Europian. Marco mishëron vlerat dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, si dhe kontributin e tyre në familjen evropiane. Me përvojën e tij të gjerë si një sipërmarrës shumë i suksesshëm, ai vazhdimisht ka dëshmuar një përkushtim të thellë në mbështetje dhe përparim të kushteve socio-ekonomike të bashkatdhetarëve të tij të dashur në Luginën e Preshevës”, thuhet në deklaratë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në verilindje të Italisë, të mbështesin kandidaturën e tij për një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre. “Ne besojmë fort se zëri i tij në Bruksel do t’i shërbejë më tej integrimit të shqiptarëve në Itali dhe në mbarë Evropën”, vijon më tej deklarata e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Pak ditë më parë, surprizë në takimet e kandidatit të vetëm shqiptar në Conegliano, një qytezë trevixhiane, ishte ardhja në mbështetje të Marco-s (Muharrem Salihut) e Giani De Biasit, ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, banor i zonës. 

De Biasi tha para një grupi prej qindra të pranishmëve, se unë e solla në Evropian Shqipërinë ku bashkoheshin shumë djem nga krejt viset shqiptare! Besoj shumë se dhe Marco do të prezantojë me sukses shqiptarët në Parlamentin Evropian! Mjaft të rrini bashkuar sipas porosisë së Skënderbeut!.

Fushata po vazhdon në rajonin e Verilindjes ku banojnë mbi 6 milionë banorë dhe ku ka mijëra biznese shqiptare, ndërsa bashkëkombësit me të drejtë vote janë 144 mijë.

Kujdesi për vendlindjen

Muharrem Salihu është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi.

Së fundi u emërua pjesë e trupit të këshilltarëve akademikë në Fakultetin e Gjenevës.

Salihu, biznesmen i suksesshëm në Itali dhe Zvicër prej vitesh lë mënjanë sipërmarrjet për të udhëtuar drejt Medvegjes, qytetit të lindjes ku shqiptarët e ikur në emigrim janë ç’regjistruar duke iu mohuar kthimin. Me një fabrikë tekstili ku punëson më se 100 shqiptarë edhe si një mënyrë për t’i mbajtur aty, që zona mos të braktiset tërësisht, edhe si një magnet për të sjellë të tjerë, Salihu i ngjan një personazhi letrar që stërmundohet për të ndryshuar historinë.

Muharrem Salihu-Marco

Muharrem Salihu ka arritur megjithatë ta kthejë çështjen e shqiptarëve të ç’regjistruar në diskutimet diplomatike të ministrive të jashtme të Shqipërisë e Kosovës dhe diplomatëve të huaj në Serbi, si përpjekje për të rikthyer në vend shqiptarët e ikur e shqiptarët e “përzënë”.

Përtej qasjes europiane të bashkëjetesës, me fqinjin, ai çmon ruajtjen e kulturës e trashëgimisë shqiptare çka e ka kthyer në qëllim primar.

Medvegja eshte nje zonë e banuar me shqiptarë, që mendohet se janë rreth 8000 dhe që po boshatiset ditë pas dite për shkak të politikave shpërngulëse të qeverisë së Beogradit.

Biznesmen dhe aktivist i palodhur

Muharrem Salihu (Marco), i lindur më 25 maj 1968 në Medvegjë, është një sipërmarrës dhe filantrop shqiptar me nënshtetësi Italiane. Aktualisht ai banon në Venecia së bashku me familjen e tij, ku është i përkushtuar ndaj angazhimeve të shumta në botën e biznesit, aktivizmit politik e diplomacisë. Nëpërmjet aktiviteteve dhe investimeve të tij vazhdon të kontribuojë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, me theks të vecantë në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të vendlindjes së tij – Medvegjës. Ai punon vazhdimisht për të inkurajuar komunitetin shqiptar që të qëndrojë në vendindlindjen e tyre, për të parandaluar shpërnguljen masive nga këto zona.

Për përkushtimin e tij për Ballkanin Perëndimor, z.Salihut iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2020. Ai po ashtu është anëtar ekzekutiv i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Z. Salihu është i diplomuar në Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Zug-ut në Zvicër, si dhe është anëtar i bordit në UNICAMPUS HETG, ku ndan përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Në vitin 2011 Salihu themeloi Mela Holding Group Srl në Venecia, një konglomerat që përfshin katër kompani dhe një OJQ.

Nëpërmjet këtyre ndërmarrjeve, ai promovon një ekonomi të qëndrueshme dhe në zgjerim të vazhdueshëm, me perspektivë për investime në pjesë të tjera të Evropës.

Për përkushtimin e tij për Ballkanin Perëndimor, z. Salihu iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2020. Ai po ashtu është anëtar ekzekutiv i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Z. Salihu është i diplomuar në Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Zug-ut në Zvicër, si dhe është anëtar i bordit në UNICAMPUS HETG, ku ndan përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në vitin 2011 Salihu themeloi Mela Holding Group Srl në Venecia, një konglomerat që përfshin katër kompani dhe një OJQ. Nëpërmjet këtyre ndërmarrjeve, ai promovon një ekonomi të qëndrueshme dhe në zgjerim të vazhdueshëm, me perspektivë për investime në pjesë të tjera të Evropës

Disa nga aktivitetet dhe iniciativat në të cilat Z. Salihu ka kontribuar vlen të veçojmë:

Në vitin 1992 organizoi Referendumin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, si sekretar i përgjithshëm i organizatës së diasporës shqiptare në Zvicër.

Takime të një-pasnjëshme me nivelet më të larta në bashkimin Evropian – Komisionin e Helsinkut dhe me Kongresin Amerikan në Ëashington DC për të drejtat e shqiptarëve dhe pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës.

Në 2018 hap fabrikën “Medinvest” në Medvegjë, si investimi i parë në fushën e prodhimit industrial në këte rajon në pesëdhjetë vitet e fundit, për të rivitalizuar ekonominë e këtij rajoni.

Ndertimi i xhamisë/muze në Tupallë, Medvegjë – objekt modern i cili ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë këtu çmimin prestigjioz për arkitekturë – European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies Van der Rohe.

Në vitin 2023, si pjesë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ishte një nga organizatorët dhe sponsorizuesit e eventit për promovimin e Paqes: “Kosova Hyland Peace Mass” në Pantheon të Romës – një aktivitet historik për përfaqësimin e Kosovës në Vatikan.

 Organizimi i ekspozitës “Paolo Rossi – Djali i Artë dhe Legjendat e Futbollit”, një panoramë e artifakteve të sportit, kulturës dhe artit – ekpozitë me karakter itinerant që po rrugëton në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

Përvoja e tij praktike dhe vizioni strategjik për të forcuar lidhjet midis Italisë, BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e dallojnë atë si një lider të aftë për të adresuar sfidat rajonale dhe për të promovuar bashkëpunim më të ngushtë midis kombeve evropiane.

Përveçse punon dhe kontribuon shumë për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik, Z. Salihu promovon gjithashtu sportin dhe kulturën shqiptare dhe atë italiane në vende të ndryshme të botës, përmes projekteve dhe ekspozitave kombëtarë dhe ndërkombëtare.

Ai gjithashtu angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë, me synim reduktimin e diskriminimit dhe pabarazive socio-ekonomike për një Evropë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fen...

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda