×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dritan Nano mohon se është organizator i sulmit ndaj avokatit, dalin pamjet e dhunimit barbar të Sokol Mëngjesit pasi la fëmijën në kopësht

Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano, i cili dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Sipas burimeve juristi, i cili dyshohet se u dhunua brutalisht nga vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua dje brutalisht në zonën e ish-Bllokut sapo kishte çuar fëmijën në kopsht.

Ngjarja ndodhi sapo avokati la djalin në kopsht në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se në momentin që kishte lënë fëmijën në kopshtin në zonën e ish-Bllokut, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.

Katër autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi sipas policisë janë Romario Tabaku, Elton Kasaj 33 vjeç dhe vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç. Elton Kasaj është kushëri me vëllezërit Alia. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 pranë banesës së avokatit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe janë marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje. Sapo të mbarojë së marri mjekimin e nevojshëm, ai do të merret në pyetje nga uniformat blu.

Sipas burime, Mëngjesit i janë shkaktuar fraktura në kokë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, njoftoi dje se katër autorët e sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ky i fundit u vetëdorëzua në momentin kur po jepej konferenca për shtyp. Tonin Vocaj sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa sqaroi se Romario Tabaku i ka larguar autorët e ngjarjes me një makinë “Audi”.

Sipas Vocajt, avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga 4 personat për shkak të detyrës.

“Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë. Proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar nga ai. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion ligjore.

Është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciative, i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, – tha Vocaj.

Po ashtu, policia vë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion që çojnë në kapjen e tyre. Avokati u dërgua në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë mjekësore dhe vazhdon të jetën në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë kritike. Burime bëjnë me dije se juristi, i cili u dhunua brutalisht një ditë më parë në ish-Bllok, nga tre persona, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit.

Në orët e para të ditës së djeshme (29 maj) Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha u dhunua fizikisht nga katër persona në zonën e ish-Bllokut ku edhe banon.

Dhunuesit tashmë janë identifikuar nga policia. ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku u dhunua Sokol Mëngjesi me sende të forta. Bëhet fjalë për çështjen e një prone, ku mësohet se kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

Pasi kanë fituar pronën, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore ka qenë Dritan Nano. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos ta bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që ta shisnin.

Dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sali Berisha paralajmëroi dje Edi Ramën dhe Taulant Ballën, në lidhje me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas tij ky është një sulm direkt kundër opozitës!

“Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.

Për këtë skenar të stisur! Se sot ke goditur një avokat të së vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha. Që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri. Miqtë e mi, sot ishte ditë e vështirë sepse një intelektual i shquar u godit në mes të Tiranës. Ftoj intelektualët të bashkohen me ne në protestë sepse secili prej tyre nesër mund të pësojë fate të ngjashme.

A nuk ishte Edi Rama mbrapa Emiljano Shullazit, që kërcënoi kandidatin për rektor me rrëmbim të djalit? Sepse donte t’i jepte tenderin e kampusit të universitetit, Emiljanës së Edi Ramës. Po pse të mos themi ne se është Edi Rama mbrapa grupit të strukturuar kriminal që goditi sot për t’i marrë jetën avokatit Sokol Mëngjesi, si hakmarrje e verbër, primitive ndaj përmbysjes së plotë të dosjes Dumani-Kraja-Melonai, këtyre mercenarëve të shpifur të drejtësisë shqiptare”, – u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e Edi Ramës.

“Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht. Në fakt ai është në gjendje serioze. Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij. Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha. Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi. Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike. Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë. Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.”

Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri, ndërsa është edhe një prej mbrojtësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është gjithashtu avokat edhe i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda