
Personat që shihni në foto janë katër autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Gazeta ka siguruar emrat dhe fotografitë e tyre si dhe pamjet pak çaste pas sulmit brutal. Ata janë Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Ata janë fotografuar duke vrapuar në një zonë tepër të populluar mëngjesin e sotëm në ish-Bllok, ku edhe ndodhi sulmi ndaj avokatit.
Autorët e dyshuar janë të veshur me rroba të zeza dhe në kokë kanë kapele, mesa duket në tentativë për të fshehur sado pak identitetin.
Aktualisht dy persona janë shoqëruar në polici, ndërsa njëri prej tyre është vëllai i një prej autorëve të dhunës.
Avokati Sokol Mëngjesi u qëllua me sende të forta nga tre persona, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet në intubim.
Ndërsa policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.
Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/