×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Debate të ashpra në KLP për mandatin e kryetarit Alfred Balla që u shkarkua nga Vettingu, Nurihan Seiti e mbron fort, Sokol Stojani kërkon që ai të mos kryejë asnjë akt administrativ

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ndërprerë mes debateve të forta të anëtarëve, ku po diskutohej për afatin e mandatit të kryetarit Alfred Balla. Ky i fundit është përjashtuar me një vendim të vettingut pak ditë më parë, për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Balla thotë se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk afekton detyrën e tij në krye të Qeverisë së Prokurorëve, ndërsa një pjesë e anëtarëve kërkojnë që ai të mos jetë më kryetar, shkruan newsbomb.al.

Mbledhja e sotme ka vijuar mes debateve të forta, kryesisht anëtares Nurihan Seiti dhe Sokol Stojanit. Në diskursin e zonjës Seiti është vënë re një mbrojtje e flaktë ndaj kryetarit aktual Alfred Balla, e cila u vu në dukje dhe nga drejtuesi i mbledhjes Tartar Bazaj.

Ajo ka folur me tone të larta dhe vazhdimisht nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, njëherësh drejtues i mbledhjes së sotme i ka kërkuar të linte kolegët e tjerë të flisnin.

Ndërkohë, anëtari tjetër zoti Sokol Stojani ka kërkuar që deri në marrjen e një vendimi nga Këshilli i Lartë të Prokurorisë për ndërprerjen ose jo të mandatit, kryetari Alfred Balla të mos ketë të drejtë të marrë asnjë akt administrativ.

Seiti: Zoti Stojani, çfarë ka kaq për t’u nxituar?! Mandatin e ndërpresim ne… Po çfarë lloj funksioni mo!!!

Tartar Bazaj: Zonja Seiti lejoni kolegët të flasin. Ju lutem shumë!

Stojani: Propozoj që deri në momentin që të marrim një vendim, ai (Alfred Balla) të mos kryejë asnjë akt administrativ.

Mbledhja është ndërprerë pak minuta më parë, pas rreth 1 orë diskutime dhe nuk është lënë një afat se kur do të rinisë. Nëse do të jetë pas tre orësh, siç kërkoi drejtuesi i mbledhjes Tartar Bazaj, apo nesër siç kërkuan anëtarët e tjerë.

Ajo që dihet deri tani është që një komision prej tre anëtarësh të përpilojnë një relacion për efektet që mund të ketë, ose jo, vendimi i shkallës së dytë të vettingut në pozicionin aktual të kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte habia e përfaqësuesve ndërkombëtarë që ishin në sallën e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ata shikonin të habitur debatin me tone të larta mes anëtarëve, kryesisht atë të Nurihan Seitit drejtuar të tjerëve.

Edhe kur anëtarët e Qeverisë së Prokurorëve u larguan nga mbledhja, për t’u mbledhur rreth orës 14.00 ose 15.00, përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë lëvizur dhe kanë parë largimin e tyre njëri pas tjetrit.

Letra e Ballës

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla u ka dërguar këtë të hënë një letër anëtarëve të këtij institucioni, duke u kërkuar që të paktën ta dëgjojnë qoftë edhe formalisht, përpara se të diskutojnë e të marrin një vendim për fatin e mandatit të tij.

“Do të kërkoja prej Jush të më respektohen të drejtat e mia kushtetuese për tu dëgjuar jo vetëm formalisht, por edhe të analizoni e vlerësoni të gjitha problemet ligjore, që kanë lindur per shkak të konfuzionit të vendimit të 3 prej 5 anëtarëve të KPA-së…”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ballës.

Kryetari i Qeverisë së Prokurorëve u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare nga organet e vettingut dhe ky vendim ka konfuzuar anëtarët e KLP, një pjesë e të cilëve kërkojnë që ai të mos më vazhdojë më as detyrën publike.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që një pjesë e qejfmbetjes ndaj meje vjen edhe si reagim i mbrojtjes publike në media e kudo, që unë i kam bërë prokurorëve e sidomos 5 ish anëtarëve të KLP-së të shkarkuar nga KPA-ja, ku për dy prej tyre deri tani ka vendime pozitive prej Gjykatës së Strasburgut”, ka shkruar Alfred Balla ndër të tjera.

Letra e plotë e Alfred Ballës, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

Kjo mbledhje po zhvillohet mbi kërkesen e tre anëtarëve, për diskutimin e deklarimit ose jo të mbarimit të mandatit tim, për shkak të vendimit të dhënë nga 3 prej 5 anëtarëve të KPA-së, përpara disa ditësh.

Duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cënon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill.

Nuk do të ishte serioz dhe profesional përdorimi i një vendimi jopërfundimtar të organeve të rivlerësimit, me plotësimin e tij për zbatimin e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, pa u analizuar i gjithë vendimi i arsyetuar (ende nuk është zbardhur për fat të keq/është vënë në dispozicion arsyetimi i përmbledhur) e në uniformitet me të gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjet e tjera organike dhe rrethanat faktike të rëndësishme.

Përveç momenteve juridike që ju kam nisur me email, ku analizoj se nuk ndodhem në kushte të papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë sipas parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit, dua t’ju tërheq vëmendjen edhe për faktin se janë disa momente shumë të rëndësishme ligjore që duhet të ketë parasysh Këshilli, si në respekt të lartësisë së institucionit, ashtu edhe të të drejtave të mia kushtetuese.

Këshilli duhet të ketë parasysh se, unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare që më ka mbaruar mandati ligjor 5 vjeçar prej datës 18.12.2023 dhe që aktualisht po qëndroj në detyrë.

Mandati im si anëtar i KLP-së si dhe ai i dy anëtarëve të tjerë jo magjistratë (Z.Bazaj dhe Znj.Seiti) të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ka mbaruar me plotësimin e afatit 5 vjeçar të parashikuar nga Kushtetuta. Për këtë mandat kemi dhe vendimarrje të Këshillit ku kemi përcaktuar se kur mbaron mandati i seicilit (vendimi i KLP-së Nr.213, datë 13.10.2020 “Për përllogaritjen e mandatit të anëtarit të Këshillit” i cili u mor me kërkesën e Kuvendit dhe shprehet për mandatin tonë).

Për këtë, qëllim me vendimin Nr.2 datë 19.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka filluar edhe procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Pikërisht referuar edhe akteve të Kuvendit në vijim dhe Kushtetutës e ligjit, ne konsiderohemi si anëtarë që na ka mbaruar mandati dhe jemi anëtarë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.

Pikërisht, në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe vendimin e KPA-së, duhet të analizohet prej jush dhe të diskutohet prej Jush

Më tej, nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës (dy paragrafeve të fundit të saj) nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?

Në rastin e magjistratëve, ligji për statusin e përcakton në nenin 66, se kur janë shkaqet e pazgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë dhe cili organ i konstaton dhe cili organ vendos për fatin e magjistratit. Në rastin e anëtarëve të KLP-së kjo gjë nuk është e sqaruar por për analogji organi emërtesës duhet ta kryej dhe jo Këshilli.

Vendimi i 3 nga 5 prej anëtarëve KPA-së edhe pse është shprehur se është përfundimtar dhe i menjëhershëm, nuk është një vendim përfundimtar dhe për më tepër i menjëhershëm si ai i parashikuar në nenin “F” pika 5 të aneksit të Kushtetutës, ku thuhet e zeza mbi të bardhë se (Vendimi përfundimtar që urdhëron shkarkimin nga detyra, hyn në fuqi menjëherë. )

Ju kujtoj se, vendimet e mëparshme të KPA-së që kanë sjellë mbarimin e mandatit të anëtarëve magjistratë, kanë qenë vendime për shkarkimin e tyre nga detyra, me efekt të menjëhershëm të parashikuar shprehimisht në Kushtetutë dhe në ligjin Nr.84/2016. Qenia e tyre prokuror ka pasur lidhje të drejtperdrejtë me qenien anëtar Këshilli, pra është shkak zgjedhshmërie.

Anëtari i KLP-së, të cilit i ka mbaruar mandati nuk mund të qëndrojë në detyrë pas mbarimit të afatit, nëse vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe papajtu-eshmërisë në ushtrimin e funksionit. Pra, kur provohet se, ka pasur kushte penguese për t’u zgjedhur anëtar i KLP-së dhe ato janë vërtetuar më pas.

Pikërisht, ky parashikim i ri i bërë në Kushtetutë në vitin 2016, ka pasur për qëllim t’u jepte zgjidhje atyre situatave hipotetike që mund të ndodhin në praktikë kur një person zgjidhet si anëtar i Këshillit, por më vonë (pas disa muajsh ose vitesh, në çdo rast përpara përfundimit të mandatit) rezulton se, nuk duhej të ishte zgjedhur, pasi në të vërtetë nuk i plotësonte kushtet për t’u zgjedhur.

Nevoja për zbatimin e kësaj dispozite mund të lindë p.sh. në ato raste kur vendimi i Kuvendit për emërimin e një anëtari është marrë bazuar mbi fakte të pavërteta, që nuk kanë mundur të verifikohen në kohën e emërimit (p.sh. kandidati ka gënjyer për sasinë e viteve të punës ose për mungesën e angazhimit në politikë, etj., dhe organi i emërtesës nuk ka arritur ta kuptojë të vërtetën) ose kur p.sh. kanë ndodhur shkelje të rënda procedurale në veprimtarinë e institucioneve të emërtesës etj…[1]

Vendimi me shumicë votash i KPA-së që po trajtohet, është marrë duke pasur parasysh që nuk mund të hetonte në lidhje me veprimtarinë e anëtarit jomagjistrat të KLP-së, për shkak të mungesës së juridiksionit, por çfarë është e rëndësishme, nuk ka vërtetuar asnjë fakt që të ishte shkak pazgjedhshmërie nga ato të nenit 149 të Kushtetutes dhe nenit 52 të ligjit Nr.115/2016.

Zgjedhshmëria e funksionarëve të organeve kushtetuese është lëndë kushtetuese, që vetë Kushtetuta e ka orientuar në procedura të përcaktuara rigorozisht. Këto procedura janë të përcaktuara jo vetëm në drejtim të organit që i shqyrton në instancë të parë çështjet e zgjedhshmërisë…

… Gjykata Kushtetuese kontrollon zgjedhshmërinë e funksionarëve kushtetues sipas nenit 131, pika 1, shkronja “e”, të Kushtetutës, por ky kontroll kryhet sipas procedurave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, duke u vënë në lëvizje nga subjektet e parashikuara për paraqitjen e kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese për këtë lloj procedure…,[2]

Nga ana tjetër Kushtetuta ka parashikuar se kur është i papajtueshëm funksioni i anëtarit të KLP-së: Neni 149/ç (Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) i cili thotë:

“Qenia Prokuror i Përgjithshëm, prokuror ose anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore ose politike, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik ose shkencor.”

Vendimi më ndalon mes të tjerave të rizgjidhem anëtar i KLP-së, por aktualisht këtë e ndalon vetë Kushtetuta, për rizgjedhje (kur thotë pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme).

Ky vendim, për zbatimin e nenit “G” të Kushtetutes, si parashikim plotësues i një vendimi jopërfundimtar të organeve të rivlerësimit, ka efekt për procedurat e ardhshme, gjithmonë nëse konsiderohet si i marrë gjatë një procesi të rregullt e një gjykimi të drejtë edhe nga vendimi përfundimtar që do japi në Strasburg, GJEDNJ-ja. 

Të nderuar, edhe pse në pamje të parë duket si një qëndrim i thjeshtë që duhet të mbajë Këshilli, sërish është një proces administrativ, ku duhet të respektohet e drejta ime kushtetuese për t’u dëgjuar e mbrojtur, e drejtë kjo që detyron Këshillin si organ kushtetues të analizojë dhe vlerësojë të gjitha pretendimet e mia ligjore, qoftë duke marrë edhe mendimin e Kuvendit, apo ekspertëve të të drejtës kushtetuese.

Të nderuar Zonja e Zotërinj Kolegë:

Në gjithë karrierën time 34-vjeçare kam menduar gjithmonë që të mos bëj kompromis me dinjitetin profesional e me lirinë personale.

Nuk ma merrte mendja që 1 vendim administrativ lirimi nga detyra i një drejtuesi të një organi të drejtësisë që lamë pas, të më penalizonte dy herë, një herë për shkarkim dhe herën e dytë si preteks shkarkimi.

Për 5.5 vite që nga dita e parë e krijimit të këtij institucioni të ri, besimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që më ka zgjedhur, besoj e kam vlerësuar maksimalisht me punën time dhe po ashtu dinjitetin e Shoqërisë Civile e kam përfaqësuar më së miri.

Tribun lirie ka qenë niveli i KLP-së përgjatë viteve që kam drejtuar, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek drejtësia. Si përfaqësues i shoqërisë civile dhe për pasojë edhe i medias së lirë, kam luftuar që Këshilli të jetë sa më transparent kjo si pjesë institucionale e garancisë kushtetuese të tij. Dhe jam betuar të garantoj deri orën e fundit këtë standard transparence.

Jam ndier mirë që përgjatë këtyre viteve kam votuar si anëtar e kam iniciuar si kryetar, çdo deklaratë në mbrojtje të prokurorëve të Republikës nga çdo presion joligjor e kriminal në përmbushje të detyrës së shenjtë të tyre.

Detyra jonë e parë dhe më e rëndësishme që kemi përmbushur të gjithë ka qenë krijimi i Prokurorisë së Posaçme me impenjim maksimal që të zgjidhnim më të mirët në vend dhe ja koha tregoj se ata po luftojnë fuqimisht krimin duke qenë më të mirët.

Si kryetar i Komisionit të Vlerësimit, si zv Kryetar Këshilli por edhe si Kryetar i KLP-së kam qenë personalisht dhe në mëyrë institucionale mjaftueshëm bashkëpunues me organet e rivlerësimit kalimtar në vend por edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Sa herë jam larguar nga një vend pune ose ushtrim detyre, mendoja që ditën e largimit vetëm të kem guximin moral të shoh në sy kolegët dhe gjithë kolektivin dhe kësaj ja kam arritur. Edhe me punën time në Këshill besoj dhe i shoh drejt në sy ju dhe gjithë prokurorët e Republikës me mendimin e vetëm nëse kam arritur ti ndihmoj sadopak në këto vite të vështira për ta.

Nuk e përjashtoj mundësinë që një pjesë e qejfmbetjes ndaj meje vjen edhe si reagim i mbrojtjes publike në media e kudo, që unë i kam bërë prokurorëve e sidomos 5 ish anëtarëve të KLP-së të shkarkuar nga KPA-ja, ku për dy prej tyre deri tani ka vendime pozitive prej Gjykatës së Strasburgut.

I përkas brezit të studentëve të idealeve të Dhjetorit që ka kaluar gjithë fazat e Shqipërisë në këto 50 vite, duke u munduar të jap kontributin tim në këtë vend pa u larguar prej tij.

Do të kërkoja prej Jush të më respektohen të drejtat e mia kushtetuese për tu dëgjuar jo vetëm formalisht, por edhe të analizoni e vlerësoni të gjitha problemet ligjore, që kanë lindur per shkak të konfuzionit të vendimit të 3 prej 5 anëtarëve të KPA-së, pasi nuk jeni para një vendimi të shkarkimit të një magjistrati dhe për pasojë deklarimin e mandatit të tij për shkak të ligjit, si në rastet e trajtuara më parë nga ky Këshill (Sevdari, Cani, Dollapaj etj.)

Sikundër kam mbrojtur kolegët e mi prokurorë (ish anëtarë të KLP-së) me besimin se e drejta e tyre do rivendosej nga Strasburgu, ashtu vazhdoj të besoj tek kauza ime e drejtë dhe kam bindjen se do triumfoj!

Nuk kërkoj mbrojtje dhe as mbështetje tej ligjit prej kolegëve, sepse në jetën time mbështetja e vetme që kam patur ështa e vërteta dhe mos humbja e dinjitetit.

Me respekt   Alfred Balla                                                         

Tiranë më 27.05.2021

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda