![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2023/01/Elisa-Spiropali-1024x683-1.jpg)
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin ka rënë pre e vjedhjes së shtëpisë së saj, por nuk e ka denoncuar atë. Mesazhi i Palokës në Facebook vjen pas zbulimit të pastrueses Rozeta Dobi e cila kishte qindra mijëra euro të vjedhura në shtëpiënë e saj, duke qenë e njohur si pastruese e shtëpive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2023/01/Capture-7.png)
Pas grabitjes së mbi 120 mijë eurove në shtëpinë e zyrtares së lartë të qeverisë, Alda Klosi, dolën shumë thashetheme për vjedhjen e disa zyrtarëve të lartë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/