×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nëse doni pronën keni Vangjel Tavon, po deshët sherr keni Vangjel Dulen”/ Rama u premton himariotëve: Brenda vitit jepen certifikatat e 4 mijë shtëpive të trashëguara. Reagon ashpër Omonia

Kryeministri Edi Rama ka gëzuar sot himariotët, ndërsa theksoi se brenda vitit në Himarë do të jepen certifikatat e 4 mijë shtëpive të trashëguara.

Mes batutash, Rama vlerësoi kontributin e Vangjel Tavos, ndërsa shigjetoi Vangjel Dulen.

“Aplikoni për të marrë pronën dhe bëjeni aplikimin si duhet, na keni në ndihmë, por pa aplikime, me fjalë goje, me llafe rruge, e pastaj fillon e mori ky e ai, nuk ecën. 4 mijë shtëpitë…(ndërhyn një person dhe e ndërpret) Ti je i vogël, duhet shumë punë për të folur këtu, ti je si ata nipat që bëjnë këto (shesin pronat e gjyshërve). (Ndërhyn dikush: Është socialist). E di që je i PS-së se i kujt tjetër do jesh… Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen.”, tha ai.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) akuzon Kryeministrin Edi Rama se po përçan komunitetin dhe po përhap urrjetje nacionale me deklaratat e tij. Reagimi vjen lidhur me deklaratat e Kryeministrit nga Himara, ku shpërndau disa çertifikata pronësie.

OMONIA pretendon se Rama shpërndau çertifikatat për banesat e himariotëve dhe jo për pronat në bregdet, të cilat i ka rezervuar për oborrtarët e tij.

“Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga shoë të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në bregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit”, thuhet në deklaratë.

Në vijim OMONIA thekson se me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake.

“Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.  Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda