×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare. 

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe

Kjo ceremoni shënon edhe nisjen e betejës së tyre ligjore për të ndryshuar Kodin e Familjes, i cili nuk lejon martesat mes personave të së njëjtës gjini. 

“Fakti se martesa jonë nuk njihet ende ligjërisht nuk na pengon të nisim këtë rrugëtim të rëndësishëm. Kërkesa jonë për shpallje martese simbolizon hallkën e parë të një beteje të gjatë dhe të vështirë, por mbi të gjitha të drejtë. Ne jemi të vendosura të ndjekim rrugën ligjore dhe të respektojmë procedurat dhe institucionet e vendit tonë, duke sfiduar përmbajtjen diskriminuese të Kodit të Familjes, për të kërkuar njohjen e të drejtës sonë për martesë, në mënyrë të barabartë me çdo çift tjetër në Shqipëri”, thuhej në një njoftim të çiftit. 

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori tha përmes një lidhje “Skype” se me martesën e dy vajzave lezbike në tarracën e Bashkisë Tiranë është shkelur ligji në vendin tonë.

Sa kohë që ende nuk  e kemi një ligj të tillë do të thotë që janë shkelur ligjet. Sa i takon zgjedhjet personale, unë hyj tek ajo kategori që e respektoj, i takon shtetit të marrë masa ose jo, duke marrë parasysh dhe traditën nëse do të jemi apo jo pjesë e atyre shteteve që e pranojnë një lidhje të tillë. Ne nuk i kemi pranuar me ligj martesa të tilla, është shkelur ligji sa kohë që nuk ekzistojnë të ligjëruara të tilla bashkime.

Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar për në lidhje me ceremoninë martesore simbolike të dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës.

‘Në lidhje me martesën e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njëjtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre.

Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin.

Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë.

Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .’- thuhet në reagimin e kishës Ortodokse.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Publikuar më 13.03.2025
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e […]

Lexo më shumë

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Publikuar më 13.03.2025
Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë ...

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në 12 Qarqe. Edi Rama shuan dilemat dhe ka marrë kryesimin e listës së Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se nga deputetët e ‘vjetër’ ka përfshirë në listë vetëm Lindita Nikollën, Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Po ashtu dhe […]

Lexo më shumë

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat ...

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia […]

Lexo më shumë

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatë...

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën. Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Publikuar më 12.03.2025
Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn...

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi. Seancën e sotme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion […]

Lexo më shumë

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Publikuar më 11.03.2025
Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryet...

Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita. Emrat tashmë pritet të kalojnë […]

Lexo më shumë

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Publikuar më 11.03.2025
Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kan...

Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kanadanë duke u zotuar se ‘thjesht do t’i kthejë të gjitha’ me tarifa më të ashpra reciproke muajin e ardhshëm, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, kërcënoi se do t’i shuante dritat. Ford ka zbatuar tashmë një premtim për të vendosur një tarifë 25% për energjinë […]

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Publikuar më 11.03.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një dit...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi Kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore. Mafia – thote […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda