Pirro Naçi
Është shumë interesante të mësosh që Turizmi Shqiptar ka filluar rreth viteve ’30, atëherë kur i ka fillimet si industri edhe ne Evrope. Zogu, krijoi “Entin Kombëtar të Turizmit” duke ngritur zyrat e Turizmit në qytetet kryesore të vendit. U mor vetë me familjen e tij, për të promovuar e reklamuar vëndin. Jo vetëm që pati vizionin të hidhte themelet e turizmit, por pati dhe rezultate. Papritur Shqipëria u kthye në një nga destinacionet turistike .
Pas zbulimit te Butrintit nga vitet 28-të përgjithësisht agjencitë italiane sillnin turistë njëditorë ne Butrint… ’’Për Ugolinin, ‘’Enti Kombëtar i Turizmit’’ realizoi një statujë të bronxtë dhe e vendosi në Butrint … Në vitet më vonë, kësaj statuje, i humbi ‘’nami dhe nishani’’…Arsyet ?…Nga më të ndryshmet… Ndoshta edhe nga natyra dhe qëllimi i këtij misioni që nuk ishte thjesht akademik… por politik. Por kjo pak rëndësi ka…Rendësi ka ta ‘’gjejmë’’ përsëri këtë figurë.
Problemi nuk është thjesht për të bërë edhe sot ‘’arkeologun’’ për të ‘’gërmuar’’ e për të gjetur statujën e ‘’humbur’’ të Ugolinit…Problemi është më shumë se kaq. Një vlerësim për arkeologun që na ‘’dhuroi’’ dy qendra të antikitetit të lashtë, Finiqin dhe Butrintin do t’i bënte nder Sarandës dhe Shqipërisë. Format dhe mënyrat janë nga më të ndryshmet. Por kjo është punë e pushtetit vendor dhe jo vetëm. Një kompozim dhe konceptim i ri i kësaj figure do të ishtë me shumë interes. Ky është promovimi më i mirë që mund t’i bëhet edhe Finiqit edhe Butrintit, por edhe turizmit.
Më të ‘’zgjuar’’ ishin ata të Entit Kombëtar të Turizmi të 90 viteve më parë? Apo jo ‘’moj’’ Agjencia Kombëtare e Turizmit? Ca gjëra t’i bëjmë sa nuk është ‘’vonë’’. Ato, zyrat turistike italiane mezi presin të sjellin në Butrint, Finiq dhe Sarandë edhe… Melonin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/