×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nuk angazhohemi me ‘non grata’-t”, I ngarkuari me punë i SHBA, Wisner: Sanksionet kanë përfshirë të gjithë spektrin politik

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner në një intervistë për Zërin e Amerikës është pyetur edhe për qëndrimin e SHBA për personat e shpallur non grata dhe më konkretisht me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar.

Wisner u shpreh se qëndrimi i amerikanëve nuk ka ndryshuar dhe se ata vazhdojnë të mos angazhohen me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve të SHBA për korrupsionin.

Megjithatë ai tha se këto sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, ndërsa shtoi se SHBA punon me parti politike me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar që Shqipëria të jetë një vend më i mirë.

Zëri i Amerikës: Ju e përshëndetët dakortësinë mes shumicës dhe opozitës që riktheu normalitetin në jetën parlamentare. Megjithatë, në sallën e parlamentit kemi një rikonfigurim në krahun e opozitës, ku shumica dërrmuese e deputetëve demokratë, njohin si kryetar të tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Para disa muajsh në një deklaratë të saj ambasada amerikane përsërti qëndrimin e saj lidhur me persona të shpallur non grata duke nxitur të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla. Cili do të jetë raporti juaj me këta aktorë, ose më saktë me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar?

David Wisner: Armand, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale. Dhe mendoj se e ardhmja e këtij vendi nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion. Dhe partitë politike duhet të prezantojnë ide të rëndësishme, duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse. Dhe, natyrisht, duhet të prezantojnë kandidatë të cilët njerëzit duan t’i votojnë. Kam shumë besim kur dëgjoj shqiptarët të më thonë se duan të kthejnë faqe, dhe duan të kenë opsione reale që funksionojnë në interes të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestohen tre gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion mbi vendndodhjen e tij

Arrestohen tre gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion mbi vendndodhjen e tij

Publikuar më 05.02.2025
Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në ...

Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhë ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të këtij institucioni. Sipas burimeve, pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shenkoll. Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA do të marrë kontrollin dhe do të krijojmë mijëra vende pune! E gjithë Lindja e Mesme do të ndihet krenare

Presidenti Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA do të marrë kontrollin dhe do të krijojmë mijëra vende pune! E gjithë Lindja e Mesme do të ndihet krenare

Publikuar më 05.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli dj...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli dje një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe. […]

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Publikuar më 04.02.2025
Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu...

Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim. “Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të […]

Lexo më shumë

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Publikuar më 04.02.2025
Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vaj...

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Publikuar më 04.02.2025
Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është...

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët. Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj. […]

Lexo më shumë

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Publikuar më 04.02.2025
Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e mini...

Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej […]

Lexo më shumë

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Publikuar më 04.02.2025
U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGM...

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, […]

Lexo më shumë

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda